Deklaroi të vërtetën se tenderat e institucionit ku punon përcaktohen nga drejtori, penalizohet me heqje nga puna.
Erion Todri ankohet në emisionin Fiks Fare se po e pushojnë padrejtësisht nga vendi i punës, vetëm se tha të vërtetën në SPAK. Drejtori i tij, Erjet Dhima, ka ndërhyrë duke ndryshuar kriteret e një tenderi të zhvilluar nga Ujësjellës Kanalizime Lushnje, duke parapërcaktuar fituesin.
Erioni rrëfen se është thirrur më herët në SPAK së bashku me dy punonjës të tjerë për të deklaruar mbi abuzimet me tenderat në institucionin ku ai bën pjesë si inxhinier.Ai thotë se ka thënë të vërtetën duke deklaruar se drejtori ka paracaktuar fituesin në një prej tenderave të dhënë. Ndërkohë në tjetrin ishte ngritur grup pune në terren për verifikim, pasi firma që investonte kishte mbuluar tubacionin.
Gazetarët e Fiksit zbardhin edhe sms-në që drejtori i kishte dërguar Erionit, ku i shkruante se si të vendoseshin kriteret e tenderit, me qëllimin që fitues të shpallej vetëm një operator. Në fund të tenderit fitues rezulton i njëjti operator, për të cilin kërkoi kriteret drejtori Dhima.
Gazetarët komunikojnë me drejtorin i cili pranon se i ka dërguar ato mesazhe tëk Erioni, por duke u justifikuar se kriteret që ai kishte kërkuar të vendoseshin nuk përjashtonin operatorët e tjerë. Drejtori pohon se mesazhet ja ka dërguar inxhinierit për ta ndihmuar atë, pasi sipas tij vetëm ky inxhinier ishte i paaftë të bënte punën e tij. Ndërsa për urdhrin e mbikqyrjes drejtori thotë se drejtuesit kanë bërë dhe mbikqyrje të mëparshme dhe ekzistojnë dokumenta.
Për arsye se do nisej për Tiranë dhe nuk mund të takonte dot gazetarët ju thotë të hyjnë në institucion për të marrë dokumentat.
Fiksi takon kryetaren e vlerësimit të ofertave.
Ajo u konfirmon se Erion Todri ishte inxhinieri që vendosi kriteret e tenderit për dy automjetet, por gjithashtu ajo konfirmon se në bazë të kritereve të vendosura, operatorët e tjerë janë skualifikuar nga vetë sistemi. Pra në këtë rast drejtori del zbuluar se ka gënjyer , pasi kriteret që ai ka vendosur kanë penalizuar operatorët e tjerë. Në këtë mënyrë del se ajo çfarë ka deklaruar inxhinieri Todri është e vërtetë për paracaktimin e fituesit të tenderit. Gazetarët e Fiksit takojnë edhe drejtoreshën teknike të cilën e pyesin për mbikqyrjet mbi tenderat e tjerë.
Ajo thotë se jo vetëm që nuk janë bërë mbikqyrje të mëparshme, por nuk ka patur as inxhinier dhe mungesa në staf. “Inxhinierin e ri tani e kemi marrë dhe do i duhet pak kohë të njihet me projektin më pas do bëhet mbikqyrja” shprehet drejtoresha teknike.
E ka thene naltmadhnia, kush kapet do kete pune me spakun.
Tani se i dalin te gjithe drejtoret, kryebashkiaket e zv/ministrat te korruptuar, ky s’ka me te voglin faj.
Ky thesht eshte kryeminister dhe sic tha, nuk eshte politikan.
Puna e kr\ministrit eshte thjesht te dali ne tv, te tjerat jane pune per te tjeret
Opo …… po nuk beheni nerez ju more hajdute te felliqur. Bravo inxhinierit per guximin dhe drejtori meriton te futet ne burg per manovrimet korrupsionet jo i drejti inxhinier. Popopopo …….varini ujkut melcite thote populli
Te gjithe syte nga SPAK,edhe une ne kete mes!!!!,e ç’te beje SPAK kur ne jemi te korruptuar kulturalisht shumica si popull? Ju duhet te jene 10 fishin qe jane sot qe te duken efektet e punes se tyre.
Per mua,ajo qe mungon eshte vullneti i politikes te beje ligje ndeshkuese te renda per korrupsionin,gje qe nuk po ndodh, sepse politika eshte nga ato me te korruptuarat,bashke me drejtesine,mjekesine e arsimin,sepse po ta dinte ky drejtori i ri qe rrezikon nja 10 vjet kokerr je kokkerr te beje ne kafaz,nuk guxon se i DHIMET 10 vjet te jetes.
Nje arrest shtepie hajdutet nik e kane problem,ja vlen barra qirane.
Problemi i madhe eshte se kushe do ta kontrolloje spakun.?????????Sepse edhe ata te spakut nuke eshte se i solli RAMA NGA HENA, PORE JANE NJERZIT TE PO ATIJE SISTEMI.