Një 60 vjeçare nga Kuçova ka rënë në prangat e policisë për shkak të dhunës së vazhdueshme që ushtronte ndaj bashkëshortit të saj.
Ndër të tjera policia njofton se:
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases L.T., 60 vjeçe, banuese në Kuçovë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme”, raporton policia. (TemA)
Mbroni grate nga dhuna!!!!