Vdekja e mistershme e katër turistëve rusë në hotelin në Qerret, Ambasada ruse pjesë e ekspertizës

16 Tetor 2021, 18:30Kronika TEMA

Ambasada e Rusisë do jetë pjesë e ekspertizës mbi vdekjen e katër turistëve rusë në një hotel në Qerret. Një çift bashkëshortësh, vajza e tyre dhe bashkëshorti i saj kishin  ardhur në vend të dielën e shkuar bashkë me katër turistë të tjerë rusë.

Ditën e djeshme, ata kanë qenë në Maqedoninë e Veriut, në Ohër e në kthim kanë ndaluar në qytetin e Librazhdit. Në mbrëmje ata kanë ardhur në hotelin në zonën e Qerretit dhe janë futur në sauna duke e porositur punonjësen e hotelit që të mos i shqetësonte njeri.

Mjedisi raportohet se ka qenë i ajrosur duke qenë se turistët e tjerë nuk kanë pasur shqetësime shëndetësore. Ata u gjetën të vdekur në saunën e hotelit, ndërsa prokuroria ka nisur menjëherë hetimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje