Zbardhen të tjera detaje nga tragjedia në Qerret të Kavajës, ku u gjetën të pajetë në hotel 4 turistë rusë. Mediat ruse kanë publikuar fotot e dy viktimave, nënë e bijë, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.
Sipas mediave ruse 58-vjeçarja nuk është futur në saunë pasi ishte me kancër.
Kujtojmë se 4 turistët u gjetën të pajetë me veshje që përdoret për saunën, megjithatë nuk dihet nëse janë futur aty apo jo.
Ndërkohë, 31-vjeçarja dhe i fejuari i saj, i cili po ashtu u gjet i vdekur, do të martoheshin pas pushimeve që çifti kishte nisur prej disa ditësh me prindërit e të resë.
Viktimat janë çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe bashkeshorti i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç.
Sakaq, pritet të dalin rezultatet e autopsisë, e cila do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes së turistëve.