Është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, krahasuar me një ditë më parë.
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot 17 raste të reja me koronavirus nga 2. 355 testime, ndërsa 1 qytetarë ka humbur betejën me virusin.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.185 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.507.657 doza të vaksinës. Deri më sot 675.582 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 86 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.022. Në total numri i rasteve aktive është 562.