Gatja i Lazaratit ndërron jetë pak ditë pas daljes nga burgu

20 Tetor 2021, 12:15Kronika TEMA

Gate Mahmutaj, i konsideruar si kreu i grupit të Lazaratit në vitin 2014, ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundje të rëndë.

53-vjeçari kishte dalë nga qelia më datë 14 tetor 2021. Ai ishte liruar me kusht pasi kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit dhe ditët e fundit ka qenë i shtruar në një spital privat për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Gate Mahmutaj ishte dënuar me 18 vite burgim për akuzat e mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit, prodhim e shitje të lëndëve narkotike dhe kultivim të bimëve narkotike.

Por 53-vjeçari kishte përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuante përfundimisht 12 vite burg. Ai ishte arrestuar në Qershor të vitit 2014 duke u vetëdorëzuar në polici.

Gate Mahmutaj u arrestua së bashku me disa persona të tjerë gjatë operacionit të Policisë së Shtetit në Lazarat në Qershor 2014, për të eliminuar kultivimin e kanabisit në këtë fshat. Bashkë me Gate Mahmutajn në atë kohë u arrestua edhe djali i tij, Vandam Mahmutaj.

3 komente në “Gatja i Lazaratit ndërron jetë pak ditë pas daljes nga burgu”

  1. Njesia 4 says:

    Ngushellime per Vandamin

  2. Pensionist pa pension says:

    Ishte ne mbledhjen qe beri Saliu ne Gjirokaster?
    Te pakten ka ikur i ngopur, qe eshte takuar me Saliun…
    Plehra te tilla nuk i duhen shoqerise.

  3. Kaonia says:

    Mos e prishni gojen o njerez ,Gati ishte si gjithe te tjeret me te ligat e te mirat e tija. Mos e beni tabele qitjeje se iku ne ate bote e s ka lezet. Te gjithe po ti gervishesh nga pak do dalin me ndonje cen e mos te bejne si puritan .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje