“PS bojkotoi komisionin për 25 prillin”, Alibeaj: Na u përgjëruan dhe shtrinë dorën për dialog, nëse vijon bojkoti do të kërkohet zëvendësimi i tyre

20 Tetor 2021, 16:18Politika TEMA

Kryetari i Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit Enkelejd Alibeaj e ka quajtur një bojkot pa arsye të mazhorancës mospraninë në mbledhjen e sotme.

Duke  folur para mediave Alibeaj tha se nëse anetarët e Komisionit bojkotojnë përsëri do të kërkohet zëvendësimi i tyre.

“Realisht ata që janë nën akuza jo vetëm prej nesh por edhe prej dokumentave ndërkombëtare. Mazhoranca është e dokumentuar si vjedhëse dhe shkatërruese dhe zgjedhjeve dhe ata do të bëjnë çdo gjë për të penguar këtë komision. Nuk më çudit kjo sjellje. Unë prisja që kjo të ndodhte që në mbledhjen e e parë.

Duke parë edhe përgjërimet për dialog dhe shtrirje dore dhe çudia e madhe ndodh. Bojkot nga mazhoranca. Kjo tregon se cila është qasja e kësaj mazhorance që ka vjedhur votat dhe do të bëjë çdo gje për të penguar që e vërteta të dalë para shqiptarëve. Unë me kolegët e mi kemi vendosur të ndjekim të gjithë hapat që kushtetuta na lejon. Do të njoftomë kryetaren e Kuvendit, edhe Konferencën  Kryetarëve. Jam i vendosur deri në fund që mungesat pa arsye këtë herë janë një shkak ligjor për të kërkuar zëvendësimin e tyre.

T’ua bëjmë të ditur shqiptarëve se çfarë ka ndodhur me masakrën  e 25 prillit. Sot ata u demaskuan. Po përfitoj t’ju njoftoj se mbledhja tjetër do të jetë të premten ora 10. Është ditë pune ku ne të kryejmë detyrimet ndaj Kushtetutës dhe nevojës së qytetarëve për të  hedhur  dritë mbi atë që ka ndodhur me 25 prill”- tha Alibeaj.

5 komente në ““PS bojkotoi komisionin për 25 prillin”, Alibeaj: Na u përgjëruan dhe shtrinë dorën për dialog, nëse vijon bojkoti do të kërkohet zëvendësimi i tyre”

  1. ShkelXeni bythqire nongrata boli Armines brekeve. says:

    Enkelejd Alibolja rregjisori i komedise se Salhajnit “Babalja”

  2. Azio says:

    Perfaqesuesit PS kane te drejte per te mos marrin pjese ne kete komision.
    Problemet qe kane patur PD duhet t’i dergonte ne organet e drejtesiise.
    Eshte detyra e ketyre organeve per te investikuar problemet qe sipas Pd kane dale ne zgjedhjet zgjedhjet e fundit,te cilat jane certification nga Koomisioni qendror I zgjedhjeve dhe jane njohur nderkombeetarisht.
    Te tjerat jane parallat e PD.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Merr me vete fleterrufene mos harro..

  4. Gino says:

    Ankohu tek gazeta Gjermane,tyçi, ??

  5. Politolog says:

    Ankesat e PD jane rrezuar te gjitha nga kolegjet zgjedhore, si rrjedhim ngritja e nje komisioni qe ve gjykates vetveten nuk ka kuptim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje