Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në një konferencë me gazetarët se PD sapo ka depozituar në Kuvend amendamentet kushtetuese. Sipas Bashës këto amendamente synojnë kthimin e Shqipërisë në shina. Basha ka argumentuar se tashmë pushteti duhet të kthehet tek qytetarët.
“Për të njoftuar pikë së pari se para disa minutash PD ka depozituar në Kuvend amendamentet kushtetuese në lidhje me tre prioritete absolute për të nxjerrë shqiptarët nga depresioni, kriza, produkt i keqqeverisjes. Ashtu siç ju kam informuar, këto tre çështje kryesore në amendamentet tona kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, përfshirë të gjitha aspektet e saj, edhe patronazhistët të cilët i pretë belaja, bashkë me kreun e tyre; për të organizuar përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme hapin e parë për daljen e Shqipërisë nga kriza, që është kthimi i Shqipërisë në shina.
Lënia e pushtetit nuk është dramë. Amendamentet kushtetuese kanë të bëjnë me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut, të kaluara pa vullnetin e opozitës, dhe depozitimi i kërkesës për komisionin zgjedhor, për të nisur sa më shpejt punën, me qëllim që reforma zgjedhore me të gjithë komponentët e saj të nisë një orë e më parë,
Amendamenti tjetër ka të bëjë me katastrofën e përditshme, që përjetojnë shqiptarët. Në këtë kuadër propozimi ynë është i qartë. Në Kushtetutë ekzistojnë ende komunat, akoma ka një vullnet që e kam prekur në çdo tur, për të pasur pushtetin vendor afër qytetarëve. Të shumtë janë ata që mendojnë se me këtë ndarje kanë asgjësuar çdo shërbim, nuk i përgjigjet kërkesave të qytetarëve.
Kemi paraqitur amendamentin tonë që parashikon bashki urban dhe rurale, pak rëndësi ka nëse do quhen bashki dhe komuna, rëndësi ka që vendori t’i shërbejë qytetarëve. Propozimi i tretë ka të bëjë me vetingun e politikanëve. Koncepti i 2018 për ta pastruar Kuvendin nga politikanë që lidhen me krimin, është objektiv edhe sot, por ka një ndryshim themelor”, tha Basha.
Fjalet i kete bukura zotrote,por a e ben dot ti ? Kurren e kurres ! Ti je i pari qe duhet te largohesh sepse :
1 – je akuzuar per 230 milion euro te vjedhura nga rruga e “Kombit” Te cuan ne prokurori,por prokuroret jo te korruptuar,por te qelbur me gjithe kuptimin e fjales ,te shpetuan me procedura.
2. Ke urdheruar garden qe te qelloi kundra protestuesve me 21 Janar 2011 , ne momentin kur protestuesit po largoheshin .Edhe ata qe ishin para kryeministrise nuk paraqisnin asnje rrezik , Ti urdherove te qellohet kunder protestuesve dhe vrave 4 qytetare. Ende nuk je denuar nga ajo drejtesi e qelbur qe per nje periudhe kohe eshte drejtuar edhe nga TY.
3. Ti nuk ke zhvilluar kurre zgjedhje te ndershme brenda partise tende , ndaj je i pabesuar per rolin tend ne zgjedhje.
4. Ke blere apartamente dhe vila .ku i gjete parate ? Je i pabesueshem,ndaj ik e mos na caj koken.
Me keto 3 amendamente kushtetuese Basha na siguron se “do ktheje Shqiperine ne shina”.
Po ne cilat shina?
Mos valle, (mos o Zot!), ne shinat kur ne pushtet ka qene PD?