Aludimet për vjedhje votash, Soreca: Rrjedhja e të dhënave personale u pasqyrua dhe në raportin e OSBE/ OHDIR-it, duhet të priten hetimet

20 Tetor 2021, 11:27Politika TEMA

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigji Soreca këtë të mërkurë theksoi se Komisioni Evropian ka paraqitur një raport pozitiv për Shqipërinë, duke treguar se vendi ka përmbushur të gjitha kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Do të fokusohem te kriteret politike. Shqipëria ka kaluar një periudhë me sfida, si pandemia. Ashtu siç u konfirmua nga Von der Layen, BE i qëndroi pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto sfida. Raporti thotë që Shqipëria ka përmbushur kushtet për anëtarësimin e BE dhe duhet të nisë sa më shpejt Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Vonesat për negocim do të kenë aspekt negativ për besueshmërinë e BE. Ne presim përparim në tre fusha, në zbatimin e ligjit, lirisë së medias dhe nën ligjet që priten të miratohen për të drejtën e pakicave”, tha Soreca.

Ambasadori Soreca theksoi se në raport janë disa pika që kanë nevojë për administrim të mëtejshëm, si dhe theksoi se duhet të priten të dhënat e hetimeve për pretendimet e ngritura për manipulim të votave dhe rrjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve.

“Në raport thuhej që zgjedhjet në përgjithësi ishin të mirë organizuara, por ka edhe aludime për blerje votash dhe rrjedhje të dhënash personale, e për këtë ne presim hetimet. Strukturat e BE-së duhet të artikulohen në mënyrë më efikase. Në raport jepet edhe vlerësimi i përparimit për qeverisjen vendore, sepse do të jetë ajo që do të kryejë 70% të legjislacionit të BE”, tha ai.

 

 

1 komente në “Aludimet për vjedhje votash, Soreca: Rrjedhja e të dhënave personale u pasqyrua dhe në raportin e OSBE/ OHDIR-it, duhet të priten hetimet”

  1. Motra tjeter says:

    Po a e di Soreca se cfare kane bere Saliu dhe Likja! Na kane rrahur diten e Zgjedhjeve qe te mos shkonim te votonim dhe prsine te gjithaneshme para e pas zgjedhjeve! Tani te votosh ne Shqiperi eshte dite e qete! Rembime njerezish,kutish,mbushje me vota etj. A ju kujtohet Ristani i KQZ si e nxorri Bashen fitues! A ju kujtohet 96? Tani fola dje me nje shok nga Fieri! Gjerat kane ndryshuar shume me tha! Hajde se do te shkojme ne Vlore! E ka bere Rama Vloren shume te bukur! Jo i thashe dua prape Saliu me ato rruget e lena pergjysem me 12 mije km rruge qe beri! Tanikemi Foltoren!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje