Edi Rama është politikani me bilancin më pozitiv personal në këto 31 vjet në Shqipëri. Në 23 vjet karrierë në politikë, ai pret të konsumojë 12 vjet kryeministër, ka qenë 11 vjet kryetar i bashkisë së Tiranës, 2 vjet ministër i Kulturës, 16 vjet kryetar i Partisë Socialiste dhe vetëm 1 vit e disa muaj kryetar në opozitë pa patur asnjë post shtetëror.
Por si ka arritur Rama të kapërcejë në këtë bilanc Fatos Nanon, Sali Berishën, Ilir Metën, Pandeli Majkon, Lulzim Bashën? Çfarë ka ai dhe çfarë ka bërë ai ndryshe dhe më shumë se këta politikanë që kanë dominuar skenën politike në më shumë se 3 dekada?
I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH24, akademiku Artan Fuga ka analizuar dhe ka dhënë arsyet e këtij bilanci, ku më kryesorja është krijimi i aleancave të jashtme për t’i përdorur brenda Shqipërisë dhe jo e kundërta. Më poshtë analiza e kësaj çështje dhënë ëpr gazetarin Qafoku.
Në këto 31 vjet që nga rrëzimi i komunizmit politikani që ka bilancin më pozitiv personal rezulton Edi Rama. Në 23 vjet në politikë, ai pret të konsumojë 12 vjet kryeministër duke llogaritur mandatin e tretë, ka qenë 11 vjet kryetar i bashkisë së Tiranës me tre mandate të fituara, 2 vjet ministër i Kulturës dhe vetëm 1 vit e disa muaj kryetar në opozitë, madje në një moment që kuptohej që PD të largohej nga pushteti. Edi Rama ia kalon në bilanc edhe Berishës, Nanos, Metës, Majkos dhe në renditjen e kohëzgjatjes së kryeministrave të Shqipërisë me 12 vjet, ai vjen i dyti pas Mehmet Shehut, duke lënë pas Enver Hoxhën dhe Adil Çarçanin. Përse Edi Rama ka patur sukses personal në politikë? Çfarë ka bërë ai që politikanët e tjerë nuk e kanë bërë dhe nuk e kanë patur?
Në një farë mënyre, arsye është rastësia. Ka një rastësi në kuptimin që e mori Fatos Nano. Dikush duhet të ndihmojë. Dikush duhet ta japë dorën. Ky është një element. Nuk përjashtoj që Edi Rama e njeh psikologjinë e njeriut dhe pushtetin. Mirë a keq, unë jam kritik ndaj shumë reformave që janë ndërmarrë. Por ama ai i ndërmerr. I ndërmerr dhe gjen mbështetës. Pastaj Tirana të jep shumë fuqi, të jep pushtet, të jep ndikim.
E keni fjalën që të qenit 11 vjet kryetar i bashkisë së Tiranës i kanë shtruar rrugën për në politikën e lartë?
Bashkia e Tiranës është një mpleksje interesash, partneriteti, fuqish ekonomike, lidhje shoqërore.
Vetëm kaq? Mjaftojnë këto?
Jo. Janë disa elementë. Ndër të tjera, unë e konsideroj të rëndësishme, zoti Rama ka ditur të shqyrtojë, të interpretojë dhe të veprojë në kushtet e një ndryshimi të marrëdhënieve gjeopolitike në botën e sotme. Dhe për mua fuqia e zotit Rama nuk është fuqi e brendshme, që pastaj bën aleanca të jashtnme. Zoti Rama për mua e ka përmbysur këtë aks. Në kendvështrimin tim. Ka synaur të krijojë aleanca të jashtme dhe këto aleanca të jashtme shumë të fuqishme t’i përdorë për brenda vendit. Gjë që zoti basha nuk ka ditur ta bëjë. Basha ka mbetur në akse tradicionalë. Çfarë kuptoi zoti Rama? Zoti Rama kuptoi që në një moment të caktuar integrimi europian i Shqipërisë është vonuar, duket i largët, kryesisht për shkakun e prapambetjes në progresin e Shqipërisë, që ai nuk e përmend. Por kjo prapambetje pa dyshim që është një shkak kryesor. Por ka edhe dy shkaqe të tjera: 1. Situata në Ballkan dhe 2. Bllokimi i zgjerimit të BE-së për shkaqet e Europës. Zoti Rama çfarë ka bërë? I ka artikuluar këto të dyja.
Dhe i ka artikuluar hapur, qartë dhe pa i fshehur dhe ua ka thënë në sy.
Me cinizëm. Dhe ua ka thënë në sy dhe duke bërë këtë gjë, mirë a keq (Unë kam qenë kundër miniShengenit ballkanik sepse ishte një koncept absurd) ai lëvizi dhe shkoi për arsyet e veta drejt Ballkanit të hapur. A pro shqiptar a kundër, i mirë a i keq, unë nuk po hyj fare këtu. Problemi është se më këtë lëvizje i thotë Europës që shiko se ka dinamika të reja, Unë këtu shikoj se vjen momenti i tretë. Zoti Rama e zhgvendosi aksin e gjeopolitikës shqiptare drejt Ballkanit të hapur dhe drejt një aleance të fuqishme me Turqinë. Me Turqinë çka e ndihmoi edhe në fushatë elektorale, e ndihmon edhe në reputacion, e ndihmon edhe në mbështetje në investime dhe me radhë. Unë shikoj që Rama shkon ballë për ballë me partenrin e huaj. Sikurse ndodhi me Greqinë. Më thuaj ke pozicion të zotit Basha për çështjen e detit?
Dhe këtu vimë te gjëja e fundit, te qershia mbi tortë. Zoti Rama e ka ndarë mendjen. Atë që thotë politika amerikane, ajo është fjala ime. Pikë. Duhet reforma në drejtësi? Atë bëj unë. Dhe e ka deklaruar. Pra ku qendron forca e Ramës për mua? Forca qendron se ai ka kuptuar dy gjëra: 1. Nëse ke një pozitë të fortë në mërrëdhënie me aleatët ndërkombëtarë ti i sundon shqiptarët. Këtë ka bërë Ahmet Zogu. Këtë ka bërë Enver Hoxha. Këtë ka dashur ta bëjë Ismail Qemali. Dhe Rama shkon këtu. Ndërkohë që shikoj një Parti Demokratike që qendron ose e tërhequr, ose e trembur ose nuk artikulon. Shqiptari e di këtë gjë.
Si ka mundësi profesor që u bë poltlikani me këtë bilanc që nuk e ka askush, ai djali i gjatë që ngjante më shumë si lojtar bejzbolli se sa ministër i Kulturës, me çorape të kuqe që u bë një politikan me këtë bilanc që nuk e ka askush?
Vullnetin për pushtet e ka patur gjithmonë ai.
Edhe përpara se të bëhej ministër i Kulturës?Ai kur u emërua largoi nga puna bodyguard-in sepse tha se kur të jetë një më i gjatë se ai, do fillonte punë.
E ka aptur. Si u bë unë nuk e di.
Është një transformim?
Po. Por mos harro se ai ka komunikuar me të fortët e kësaj bote.
E po shyqyr. Erdhi nje dite qe edhe Artan Fuga te gjykoj realisht Edi Ramen.
Nga keta akademiket koqe, Sevua me te birin jane me te hajrit, se jane me koqe te fishkura. Extra impotent.
Ne se bilancin do ta matesh me mandatet qe ka marre ,d.m.th.8 vitet e qeverisjes ,plus dhe postin si kryetar badhkie ne Tirane duhet te mos harrosh dhe skandalet.Nuk dal aspak ne kultivimin e hashashit kontrabanden e droges ne europe si dhe procesi Sajmiri.Por ne faktin qe ne cdo votim 2013, 2017, 2021 akuza per blerje e shitje votash eshte e dokumentuar me ze, me vidio etj.Ky bilanc do te ishte pozitiv ne se votat jane fituar ndershmerisht.
Fuga eshte me botkuptim komunist! Ju kujtohet kur i tha Bashes se – ju jeni jurist dhe i kuptoni keto gjera me mire se une!U rreshtua me sklleverit gati per te sherbyer! E tani njelloj me Ramen po i serviloset sic e kemi zakon ne Shqiptaret per nje post! Ju kujtohet Gjekmarkaj u sklaverua dhe u be deputet! Rruge e shkurter dhe me rezultative!
Ti more artan fuga qe perdridhesh si fuge,nuk i mohon dot faktet…
Ti nje komunist nga familje me te egra komuniste dhe i je srvilosur shpellarit sali per ndonje kocke…
Edi rama mund te kete njemije te keqija,por mbi te gjitha me origjine nga familje intelektuale dhe qytetar i kryeqytetit dhe po ta krahasosh me sali shpellarin servil komunist sali eshte si dita me naten.
Sali vjen nga nga shpella e barinjeve te dhive ku i jati nuk ka zbrit kurre ne qytet…
A e shikoni neper foltoret cfare llumi barinjsh i mblidhen dhe ai qesh me ate hunden si pinok.
z.Fuga!
Disa argumentime qendrojne ,por problemi eshte trajtuar pjesëshëm.Nuk i falet nje akademiku dhe nje gazetari te diskutohet per Edi Ramen duke e krahasuar me disa politikane te tjere dhe te harohet i madhi ,i pakrahasueshmi doktori “non grata”.Te jete rastesi!!!….Joooo.
Qe nje demokraci te jete e shendoshe ,perveç shume arsyeve te tjera,duhet patjeter qe shkenca,akademizmi,arti te jene te çveshura nga petku politik partiak.Kjo mungon ne te gjithe harkun kohor shqipetar 1944-2021
Pra eshte nje cungim i madh,i demokracisë.
Pa u larguar nga Edi Rama ,s’duhet lene pa u thene se
z.Rama eshte politikani me i sukseshem shqipetar, se ai mbi te gjitha eshte me nje kulture te pergjitheshme mjaft me diference me te gjithe morine e politikaneve te tjere,eshte inteligjent,oratorine e ka ne nivelin e artit,po ashtu dhe debatin,ka vizjon demokrati,ka kurajo civile,”eshte më i gjati në shtat”se te gjithe politikanet e tjere xhuxh-maxhuxhe,ka aftesine supriore te komunikimit,ka sensin e humorist,zoteron ironine dhe Sarkazmen,fluent ne disa gjuhe
Jane jo pak z.Fuga.Unë qe te merremi vesh tamam,pretendoj te jem demokrat dhe me Edi Ramen s’kam asnje lidhje,me vjen keq qe s’e njoh së afërmi,ty te njof qe femije z.Fuga.
Profesor, shkunde koshiencen nga pengu i te kaluares. Rama fitoi ndaj Berishes, por fitoi edhe ndaj ju eksperteve akademike ne qeverisjet e Berishes. ..
Perqasja qe ben mes Rames dhe Bashes eshte cinike(“cinizem filozofik greko-antik”). Po, Rama fitoi ndaj Bashes edhe per ate qe thoni ju, por ama, fitoi edhe edhe per faktin se Rama ishte vete “monarku”, ndersa Basha mekembes, “monarku” ishte tjeterkush…
Fillua mizat ti marrin ere b… dhe levizin; bota eshte e madhe, keshtu qe njerezit e medhenj e zoterojne boten dhe i sherbejne tu sherbeje. Mizat fluturojne , ama ne fund shkojne atje ku njerezit nuk durojne dhe e nxjerrin.
Me ç’duket, z.Fuga pret ndonjë emërim me rëndësi. Por,edhe në se kjo nuk ndodh, rëndësi ka thelbi i problemit. Edi Rama është më i miri ndër të këqijtë nga politikanët shqiptarë. Politikan retorikash e jo rezultatesh. Populli ynë thotë:Fshati që duket, s’do kallauz. Në të tilla raste, më shumë se karakteri i pandreqshëm i politikanëve, duhet të na shqetësojë konformizmi i akademikëve.