Hapja e negociatave? Tabaku: Shqipëria nuk është gati! Balla: BE ka probleme të brendshme, duhet të rikthehet në shina

20 Tetor 2021, 10:54Politika TEMA

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku në prani të Ambasadorit të BE, Luigi Soreca është shprehur në Këshillin Kombëtar të Integrimit, se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave.

“Ne nuk mund të sajojmë një luftë apo armiqësi të paqena me faktorë të jashtëm ndërkohë që në 8 vite kemi lëvizur pak ose aspak në fushat kryesore.”– u shpreh Tabaku, duke kundërshtuar tezën e Ramës që fajeson BE-në për moshapjen e negociatave. 

“Me keqardhje them se sot nuk ka struktura të forta te ngritura, nuk ka një ekip serioz, ka negociator por që është pa portofol.

Kjo sepse ka retorikë por nuk ka vullnet politik! Nuk ka vullnet politik pasi nuk ka asnjë vizion për të parë Shqipërinë në BE! Dhe këtë vullnet të munguar duhet ta rikthejmë ne këtu. Prandaj ka ardhur koha të heqim dorë nga ballot, medaljet e festat për këtë proces dhe të jemi të sinqertë, të shohim njëri tjetrin në sy dhe të pranojmë që kjo është situata reale, ashtu si e përshkruan raporti!”- shtoi Tabaku.

Ndërsa Nënkryetari i Komisionit, Taulant Balla, u përgjigj se progresi i bërë nga Shqipëria ishte i qartë ndërsa e hodhi “fajin” tek Bashkimi Europian teksa tha se: Rikthimi në shina i Komisionit teknik mbetet rruga e duhur për rikthimin në shina të procesit të integrimit.

“Nëse kujtojmë raportin e vitit 2020, Komisioni u shpreh i qartë për plotësimin e kushteve dhe tha se do të mbahej edhe konferenca e parë ndërqeveritare. Ndërsa unë shpresoj që ta mbajë këtë konferencë brenda krishtlindjeve. Ajo që ndryshon është rrethana nëpër të cilat po jepen këto vlerësime pasi Shqipëria ka kaluar në sfida të vëshria sic ishte edhe pandemia.

Ne do e mbështesim propozimin e opozitës për zgjatjen e mandatit të Vettingut në reformën në drejtësi. Nuk dua të ndalem në pika të tjera por dua të komentoj që këtu integrimi tashmë është në dorë të komenteve politike dhe punëve të brendshme politike të shteteve që prej kohës që Kroacia u anëtarësua në Bashkimin Europian.

Rikthimi në shina i Komisionit teknik mbetet rruga e duhur për rikthimin në shina të procesit të integrimit. Në fund të nderuar pjesëmarres se shoh nga komunikimi në video që jemi pothuajse të gjithë edhe pse në raport shihet qartazi arritja sfida është konsolidimi i këtyre arritjeve, por mendoj se do të ishte një shtysë e madhe nëse konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahej brenda krishtlindjeve”, tha Balla.

4 komente në “Hapja e negociatave? Tabaku: Shqipëria nuk është gati! Balla: BE ka probleme të brendshme, duhet të rikthehet në shina”

  1. faro says:

    Si mund ti kërkoj VOTËN popullit kjo, kur as për një problem në interes të SHQIPËRISË, nuk i bëhet goja të thotë një fjale te mirë, ose të paktën të HESHT,

  2. k says:

    Shqipëria Nuk do hyjë kurrë në Europë se është shteti më i korruptuar në botë, as me tabaken dje as me atë katunarin tjeter. Edhe burri duhet ti paguaj bakshish gruas së vet që t’ja lejë në darkë.

  3. Na ruajt zoti says:

    Opozitaruce…turp.asnjë përgjegjësi për çorbën që I bëri vendit në 97,gërdecin,djegien e mandateve.

  4. Boss says:

    Është një turp i madh për ne shqipetaret që politikane te tille injorante shpirtezinj qe hakmerren e që shajnë vendin dhe nuk duan hapjen e negociatave të vendit duke dalë hapur dhe kundra popullit të tyre. Me të vërtetë nuk kam fjalë të them për këto poshtërsia që ndodhin vetëm këtu tek ne nga politikane te pa përgjegjshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje