“Bashki” është shqip; “Komunë” është fjalë e huazuar…

21 Tetor 2021, 16:42Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Fjala “komunë” është një huazim në shqip (shembulli më i njohur i një komune në historinë europiane ëshë Komuna e Parisit më 1871). Një përkthim i drejtpërdrejtë në shqip i fjalës “komunë” është fjala “bashki”. Por nuk dihet për ç’arsye, gjatë mbretërimit të Zogut dhe në periudhën 1992-2015, njësitë administrative rurale quheshin komuna në Shqipëri, ndërsa ato urbane quheshin bashki.

Me reformën territoriale të 2015-ës u zhduk nga fjalori zyrtar emërtimi komunë, pasi vendi u nda në 61 bashki; disa urbano-rurale e disa thjesht rurale. Për gjuhëtarët, ky mund të ketë qenë një zhvillim i mirëpritur, por për banorët ruralë të vendit, ndoshta jo. Dikush që banon prapa malit të Dajtit, duhet të zbresë deri në qendër të Tiranës, për të zgjidhur një problem në bashki…

Aktualisht po diskutohet për një reformë të re territoriale në Shqipëri, nisur nga problemet ekonomike, financiare, e sociale që janë vërejtur në 6 vjetët e funksionimit të 61 bashkive. Duke analizuar këto probleme, numri i bashkive mund të tre- ose katër-fishohet, por do të ishte paradoksale të ktheheshim përsëri tek 65 bashkitë urbane dhe 308 komunat rurale të para 2015-ës.

Kështu, për shembull, bashkia aktuale e Tiranës mund të ndahet në 4 bashki: 1- Tirana urbane, Farkë-Krrabë, Ndroq-Pezë dhe Dajt. Bashkia aktuale e Pogradecit mund të ndahet në 4 bashki: Pogradeci uban, Buçimas-QafëPlloçë, Mëmëlisht-Lin dhe Mokërr. Ndërsa bashki të vogla si Konispoli, Finiqi, Dropulli, Pusteci, Prrenjasi, Belshi, etj. etj., nuk kanë ku të ndahen më…

1 komente në ““Bashki” është shqip; “Komunë” është fjalë e huazuar…”

  1. Shoku says:

    Edhe pse jam i manjte, ndarjen teritorjale te ketyre viteve e quaj te padrejte e jo ne sherbim te popullates. Madje mund te them se sistemi socialist ndarjen teritorjale e kishte me afer popullit. Rrethet kishin kopetenca te plota ne zhvillimin e degeve te ekonomise, arsimit ,shendetesise e kultures. Po jap mendimin per rrethin e Skraparit,nje rreth malor ,te cilin enjoh mire. Te ngrihesh nga Potomi, Backa, apo Dobrenji, Corrotati, Greva… per nje hall do te pakten dy dite dhe mbaron apo s’mbaron pune. Athere drejtuesit e c’do fushe e kishin gjendjen ne dore. Shefi i arsimit , dinte hallet e c’do shkolle deri ne fshatrat me te largeta. Mesuesit emroheshin nga Komiteti Ekzekutiv . C’duane dokumentat e mesuesit ne Berat, apo Vlore ? Po keshtu edhe per shendetesine… C’duhet te shkoi nje i semur per kemp ne Berat? Madje ka raste qe shkojne e nuk mbarojne pune ,por do te vijne disa here ? Edhe si organike . C’duhet Qarku ? Me se merret ? C’bene prefekti qe s’u degjohet emri ? A kujtohet valle drejtoria e rsimit Berat se kushtet e shkolles psh. Barc, jane skandalose ? As nuk i bie ndermend… PO. Harta e ndarjes teritorjale duhet ti afrohet asaj te para viteve 1990. Bashkia te jete ne rolin e Kom. Ek. Dhe psh nen/ bashki ,sigurisht me kopetenca pak te reduktuara , ne Gjerbes, Potom, Cepan … PO kurre si kjo qe eshte sot. Madje edhe qarqet e prefekturat te shkrihen. Vartesia Kryeministri – Ministri- Bashki – nen/ bashki – kryepleqesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje