Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga Shkodra ka deklaruar se të gjitha vaksinat që qarkullojnë në Shqipëri janë të certifikuara dhe nuk janë të skaduara.
Në një deklaratë për mediat, ministrja u shpreh se vaksinat janë të kontrolluara nga strukturat ndërkombëtare dhe askush të mos ketë frikë për sigurinë e tyre.
“Të gjitha vaksinat në Shqipëri, janë të njohura nga strukturat ndërkombëtare që merren me barnat. Të gjitha vaksinat janë të kontrolluara, të verifikuara dhe për afatet e përdorimit të tyre, pasi është një përgjegjësi e ISHP për të kontrolluar vaksinat kudo në Shqipëri. Ndaj i garantoj qytetarët se janë të gjitha vaksinat të certifikuara. Ne kemi bërë zgjedhjet më të mira dhe kemi vepruar shpejt”, u shpreh ajo j
Më tej ministrja u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që të vaksinohen dhe të dëgjojnë zërin e shkencës.