FOTOT: Ngjarja që tronditi SHBA mbyllet me një tjetër vdekje

22 Tetor 2021, 11:13Lifestyle TEMA
FOTOT: Ngjarja që tronditi SHBA mbyllet me një tjetër vdekje

FBI konfirmoi mbrëmjen e së enjtes se i dashuri i 22-vjeçares Gabby Petito ka ndërruar jetë. Policia gjeti atë që kishte mbetur nga trupi i 23-vjeçarit Brian Londry, ndërsa ai kërkohej si i dyshuari kryesor për vrasjen e partneres së tij.

Mbetjet njerëzore u gjetën në një park në Florida ndërsa i riu u zhduk pas  një udhëtimi që kishte nisur bashkë me të dashurën e tij nëpër SHBA.

“Nga krahasimi i të dhënave të marra në dhëmbët u konfirmua se bëhej fjalë për Londry-n,” njoftoi FBI-ja.

Zhdukja e blogeres së njohur Petito gjatë udhëtimit me një furgon me partnerin e saj tronditi Shtetet e Bashkuara.

22-vjeçarja u pa për herë të fundit e gjallë më 26 gusht kurse trupi i saj u gjet më 19 shtator në një zonë të pyllëzuar.

Nga kryerja e autopsisë rezultoi se atë e kishin mbytur.

Pas zhdukjes së vajzës, i dashuri i saj Brian Londry refuzoi që t’u përgjigjej pyetjeve të policisë dhe më pas u zhduk.

Nuk dihet nëse ai ka vrarë veten, apo e kanë vrarë.

2 komente në “FOTOT: Ngjarja që tronditi SHBA mbyllet me një tjetër vdekje”

  1. Juli says:

    O MATUF po kush ishte i dashuri !!!!!!!!
    E filloni me njërin e mbaroni me tjetrin ahhh “gazetar” që as artikullin e vet nuk e kupton.

  2. vk says:

    Brian ishte i dashuri oooo shqipo… Qetesohu dhe lexoje 2 here po e pate lexuar gabim, mos merr mundimin direkt te kritikosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje