“Ke fshehur emrin e babait”, deputetja demokrate reagon ashpër: S’ju lë “mola” o lepuj, unë jam prej Hoti

22 Tetor 2021, 09:15Politika TEMA

Deputetja demokrate Elda Hoti ka reaguar pas ankesës që u depozitua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku thuhet se ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj për shkak të së shkuarës së tij kriminale.

Deputetja e cilëson shpifje duke mohuar që të ketë ndryshuar gjeneralitetet. “Nuk kam fshehur, se nuk kam asgjë, për të fshehur” shprehet ajo.

Letrën kundër asaj, Hoti e cilëson sulm, por thekson se nuk do të dorëzohet në misionin e saj për pastrimin e politikës nga njerëz të tillë.

Postimi i plotë i Elda Hotit

Janë “munduar” shumë të më sulmojnë, që më hyrjen time në politikë.

Jam munduar të qëndroj e ftohtë dhe mos t’ju përgjigjem sulmeve politike, që më janë bërë.

Kam vendosur të jap kontributin tim në politikë, për zonën që unë përfaqësoj, pa kërkuar vende fituese, siç kanë qënë bërë shumica e këtyre, që sot janë të “pakënaqur”.

Madje duke marrë sulme, nga më të ndryshmet nga to.

Thjeshtë se kishin frikën e mbështetjes së madhe, që do të më jepnin njërëzit.

Nëse do isha kaq pa moral, nuk do dilja deputetja, që donin në kuvend me votë preferenciale, qytetarët e qarkut Lezhë.

Edhe pse e isha e fundit në listë.

Them qytetarët dhe nuk them vetëm demokratët, se unë u votova edhe nga socialistë, edhe nga qytetarë pa bindje politikë. Nuk bëra luftë për vota brenda PD-së. As nuk vodha vota, siç më bën mua.

Mund ta marr me mend arsyen  e këtyre sulmeve.

I përshendes dhe ju them e keni të kotë, nuk e njollosni dot figurën time.

Zotit Llesh, që këto e paskën gjet, për ta nxjerrë firmëtar, i them ta kanë dhënë informacionin gabim.

Unë nuk kam ndryshuar kurrë gjeneralitete, as nuk kam fshehur, se nuk kam asgjë, për të fshehur.

Kam respektuar me përpikmëri ligjin për dekriminalizimin dhe jam në politikë, për të mbështetur dekriminalizimin e mëtëjshëm të politikës.

Zoti Llesh dhe ato që fshihen pas tij, nuk janë votuesit e mi. Janë pikërisht ato që i janë trembur emrit tim, ne familjen e PD-së dhe në politikë.

Nuk kam pranuar në asnjë moment të jetës time, as të korruptohem, as nuk kam marrë ndonjë tender. As nuk kam qenë ndonjëherë në pushtet që të abuzoj.

Kam hyrë në politikë jo për të pasuruar veten, as familjaret e mi, as për te punësuar të afërmit e mi, ashtu siç kanë bërë këta që fshihen pas Zotit Llesh!

Kërkova me ngulm që votat e mija, të shkonin vetëm për Partinë Demokratike.

Unë vij nga familje e të përndjekurish politik. Sot, nuk do të lejoi askënd të mundohet të më bëj të ndihem e “persekutuar”.

Nuk kam bërë ndonjë krim, që të më bëhët gjyq publik, as politik.

Babai im, ka patur një jetë plot sfida dhe kurrë nuk u dorëzua. Unë jam bija e tij, që kurrë nuk do dorëzohem ndaj askujt dhe gjithë jetën time do mundohem ta bëj krenar, ashtu siç jam unë për të.

Unë jam Elda Hoti!

Krenare, për emrin dhe mbiemrin tim.

Krenare për familjen time dhe prejardhjen time.

Ato që janë frikësuar nga emri dhe mbiemri im, ju them vazhdoni. Politika, duhet të pastrohet nga njërëz si ju, që i keni kthyer partitë dhe pozicionet në parti, si pronë private.  Që sulmoni çdo të ri, që vendos të japë kontribut në politikë.

Po unë do vazhdoj të jap kontributin tim, që politika të pastrohet nga “mola” si ju.

Të pastrohet nga komunistët. Dhe ua siguroj që firmëtarët e kësaj deklaratë, kanë lidhje të ngushtë me komunistët.

Po fati juaj i keq, që unë jam lindur dhe rritur në Milot. Era e fortë e Milotit, e ka brumosur shumë karakterin tim, që të jetë i palëkundur dhe i pamposhtur, nga disa lepuj si ju, që po ma përmendni emrin çdo ditë. Fati juaj i keq, që jam edhe prej Hoti.

Vazhdoni ju them dhe mos u ndalni, se as unë nuk do ndalem në betëjen time, për ta pastruar politikën nga “specie” pa shtyllë kurrizore si ju. E treguat origjinën tuaj komuniste, e keni në gen. Prindërit tuaj kshu shkruanin letra anonime, për t’ju bërë keq Shqiptarëve të ndërshëm, që nuk ju nënshtruan atij sistemi.

Misioni im në politikë vazhdon.

E përulur para jush qytetarë të qarkut Lezhë, që më besuat, që të isha deputetja juaj me votë preferenciale

35 komente në ““Ke fshehur emrin e babait”, deputetja demokrate reagon ashpër: S’ju lë “mola” o lepuj, unë jam prej Hoti”

  1. zoni ijes says:

    dhe kjo nga hoti,berisha po,basha po
    kjo eshte partia demokratike e hotit
    beju cicin

    1. Bajraku Zulu says:

      Cfare eshte Hoti? Katund,Bajrak ,Fis ne Afrike? Duket sikur te gjithe politikanet qe duan te bejne te fortin thone une jam nga fisi Zulu.

    2. Mal Cori says:

      Ja ku e dhjet punën ! Ata që I shkruajnë letrën janë të PD-së. Kjo thotë janë komunistë.
      Nga një anë mirë e ka. Po pse bashkohesh me PD moj çupë? Pse vetëm ata që shfaqen me gjëra të tilla janë komunistë në PD? Aty shumica, mbi 90% janë komunistë dhe spiunë.
      Që nga foltorja. Pse nuk I thua dhe atij komunist? Apo Bashës, bir komunisti. Apo kur dalin dhe bëjnë ndonjë gjë, ja thoni origjinën?

  2. Tirona says:

    VK.Çfare deputetesh kemi.Edhe kjo thote jam prej Hoti.E çfare eshte te jesh prej Hoti?O zot çfare llogjike ka ne Arnautistan.Na mbyti mesjeta.

  3. Sali Ram Berisha says:

    Po je prej Hoti, je katerqindmijepermije maloke, dhe si e tille vetem tribalizmit do ti beshe jehone. “Detyrimin, dashurine dhe mirenjohjen” qe ke per votuesit e tu, te siguroj une qe ato ( detyrimi, mirenjohja etj ), jane atavisma te komunizmit.
    Sa per politiken, eshte sport i peshave te renda kjo, nuk eshte per maloket, ju mburruni vetem se jeni prej Hoti, prej Grude, prej Kelmendit, prej Dibre apo me keq, prej Berishajve njesoj eshte, nuk do te thote asgje vendlindja kur koken e ke mbushur me baladat e “Zuk Bjaraktarit”

  4. Zana e Malësisë says:

    Me gjithë këtë çarçaf, nuk na the nëse është e vërtetë që babai yt ka ndërruar mbiemrin dhe ti nuk e ke pasqyruar në formular, apo jo? Këtë na thuaj, jo dëngla-mëngla.

  5. k says:

    Një vend i mallkuar është per gjithmonë . Baballaret komuniste na lane siunet e sigurimit, banallaret kriminele, drogaxhij , të korruptuar do na lejme plehrat që japin edhe leksione morali ndershmerie. Më mirë kategoria e pare .

  6. xoni says:

    Keshtu eshte kur zgjidhen per debutete si kjo pickeza…. O injorante je nje pidhez nga ato te shengjinit… Eshte e turpeshme….

  7. birce says:

    Coheni ne kopesht pa dreke kete biben…. Eshte turp te kesh nje debitete te tille moster, e mor LYL lum ti..

  8. Meziu says:

    Tha eshte prej Hoti por nuk na sqaroi se ke ka Baba prej Hotit.
    e cuditshme krenohet me gjyshin e stergjyshit dhe injoron ate qe I ka bere koken.

  9. tirona says:

    PARTI FASHISTE!! Nuk njohin as ligj as kushtetute njohin vetem kanunin dhe ate sipas mendjes se tyre . Njeri thote jam sali berisha une ,seshte pune pengu por eshte pune burrash a thua se duhet te dalin ne ring per boks,tjetri thote jam dhe bashe dhe hot, tjetra thote jam prej hoti .Keta nuk e kane kuptuar dhe ma sa duket nuk kan per ta kuptuar kurre (SE KAQ E KANE KOEFICIENTIN E INTELIGJENCES) Se Shqiptaret jane aq te zgjute sa nuk jane tu e rrujte me as per berishte as per bashte dhe as per hotet e hotijet……..

  10. Franz Kafka says:

    ja kjo eshte PD e vertete, perfshi Berishen, Bashen e cdokend tjeter. Totalisht primitivitet, agresivitet dhe gjakmarrje. Bo bo bo cfare vendi qe jemi… dhe pastaj ankohemi qe pse te tjeret na quajne barbare

  11. Komunisti says:

    E çfarë drequn do të thotë se je prej Hoti? Se je e pashkollë, dembele, e paqytetëruar, mesjetare, egërsira që festoni kur vrisni dhe nxisni burrat për të vrarë… me këto vlera do konkurroni ju ne shoqerine shqiptare?
    Nuk u vini as te maja e kembes atyre qe 40 vjet me radhe punuan me ndershmeri e ndertuan pa vjedhur pa bere kurva vajzat e te tjereve e pa helmuar me droge njerez neper bote. Shume prej tyre ishin komuniste dhe do mbeten te nderuar ne kujtesen e atyre qe paten nje ender te madhe per te ndertuar Shqiperine .

  12. ??? says:

    E fillove me kembe te gabuar politiken moj kece (eshte shprehje pa ofeze) , mbaj qetesine, po te kesh te drejte ste bejne dot gje, po genjeve mbarove. Lufta ne politike keshtu eshte ne gjithe boten, te te gjejne dicka per te te fundosur… pastaj ,,,, mire thote dikush me larte, cdo me thene je prej Hoti, pse nje fshatar nga fshatrat e Lushnjes , ska te drejte te jete trim ?

  13. Tani says:

    Pergjigje prap nuk na dhe!!!!!!!!E ka nderruar yt’aye emrin apo jo?!…..

  14. Tani says:

    Pergjigje prap nuk na dhe!!!!!!!!E ka nderruar yt’ate emrin apo jo?!…..

  15. pa e ngopur mir ne seks ,mos te ulet ne Parlament .
    Ou , c’esjte kjo Histeri Malokesh ktu !?

  16. 19 says:

    Kjo eshte pasqyra e deputetve qe brumosi sal maloku.i pifshi dolline ktyre monstrave qe po ju pin gjakun.

  17. De gjithe demokratikasit prej hoti jane oj pjeshke aguridhe

  18. M says:

    Dhe akoma më keq ti zonjë je futur në politikë ” jo për t’u pasuruar ti,familjarët,të afërmit”,por për të pastruar politikën nga ata që kanë lidhje me komunistat ,një lloj luftë klase si në komunizëm ,me fjalë të tjera hakmarrje në shekullin e 21 ,në një kohë që dihet botërisht se komunistat nuk ishin okupator të huaj ,as tradhëtar të idealeve kombëtare ,as shkatërrimtar të pronës publike,por njerëz me ideale politike që rëmbyen armët me gjalm për të zhdukur robërinë,pushtuesit ,tradhëtarët dhe bashkëpuntorët nazi_ fashist,ata të cilët mbajtën të pa prekshëm dhe sovran kufijtë e 1913 për 45 vjet,arritën që pesëfishuan popullsinë nga 600.000 në 2 980 000,rritën moshën mesatare të jetesës nga 36 vjeç në 72 vjeç,ndërtuan dhe zhvilluan
    infrastrukturën,industrinë,bujqësinë,mbrojtjen,shëndetësinë,arsimin nga gjëndje 0 mesjetare në nivele ku dhe shpellarët u civilizuan e u qytetëruar me vlerë e me dinjitet njerëzor dhe jo si “njerëz me bisht ” që predikohej nga forcat antikomëtare,okupatore dhe bashkëpuntorët e tyre që copëtuan ,zaptuan ,shfrytëzuan një nga popujt më të lashtë të gadishullit Ilirik( Ballkanit) duke arritur në 1/3 e kufijve autokton.
    Çdo gjë bëhej sipas ligjit e mbështetur në diktaturën e proletariatit e jo duke u mbështetur në kanune mesjetare ,as në besimet fetare ( përça e sundo),as te korrupsioni e grupet kriminale ,por çdo sistem politikë ka anët pozitive dhe negative ku qytetarët duhet t’u binden e të zbatojnë ligjet në fuqi të aprovuara ,miratuara nga shumica dërmuese ….kaq deri këtu…..

  19. Kur behet fjala per Geget,dhe krenarin e tyre,do te kemi lum komentesh,si “malok” dhe mesjetar ,ne menyren e Jeteses se tyre ! Te jesh nga Hoti esht krenari per Elden,dhe problemi nuk qendron te thenia e Eldes,por tek ju qe komentoni,sepse jan tre variante : ose Jeni te palexuar,ose jeni me prejrdhje qe ju mungon krenaria,ose pa Identitet ?
    Hot e Grud,Malci ja lli,
    Jan ni Komb,me u da s`duron….
    Hoti esht kryefjala e ktyre vargjeve ,dhe kur ju ju shpreheni me mllefin per krenarin e tjetrit,problemi nuk qendron tek un ,por tek ju mjeran (qe fatkeqesisht nuk jeni te paket ne numer),dhe ashtu si Baballaret,dhe paraardhesit tuaj,pa din e Imam, e lat ket komb ne meshir te fatit. Po te ishin te verteta thenit, Per te Jatin e Eldes ku qendron problemi per Elden ! Ju qe keni per idhull Ameriken dhe sulmoni ne emer te saj, A nuk kemi lexuar,se Djali Presidentit Amerikan ka nje te kaluar te erret,i cili e kalonte jeten e tij nen efektin e droges dhe prostitucionit ! A nuk esht vellai i ish Presidentit Amerikan Barak Obama,qe kercenonte policet nen efektin e alkolit,se jam vellai i presidentit dhe do ta shihni se cdo tju bej. Sulmi ndaj kesaj Vajze me kujton thenien e Berishes,kur e pyesnin para shum vitesh, per dyfytyresin e tij,dhe ai thonte shprehjet e politikaneve te huaj : Ne Politik kurr mos thaj JO ! E denuam Komunizmin sepse e quanim barbare,te akuzohej familja dhe kur kishin nje te denuar,dhe sot e pranojm dhe kerkojm qe tjetres ti nderpritet e ardhmja,kur dihet se akuza pranohet kur esht individuale dhe jo kolektive.

  20. hrushovi says:

    ketyre kur nuk u vene mire punet jua ka fajin komunizmi komunistat etc etc pika qe ste bie jam nga Hoti thote tere mburrje sikur me qene nga Sicilia nqs ske probleme vazhdo pnen e mos pellit larte e poshte 30 vjet komunizmi ka vdek keta akoma me ate mereni se gje tjeter nuk dini te beni se per pune nuk jeni ju mo jo

  21. dhembeli says:

    O vend i bukur- blu xhinsa dhe gune,
    Ne trup kushtetuten, ne mendje kanune.
    O vend i bekuar me Miss-Albania,
    Goten me Wiski, koken me theria.
    O vend i bukur, ndare ne dy copa ,
    Me delet tek serbi, me lesh nga Evropa…

    I ndrite shpirti Dritroit !

  22. Tironci says:

    Nga i gjeni kto debile femra pa tru dhe me instikt mashkullor qe shajn burrat dhe çin i vjen per mbar mer zot , me pendul i gjeni kto lloj kafshesh , pa i then mirmgjes parlamentit fillon shan qe tek dera , kafsh e pa edukuar .

  23. Martin says:

    Zonjushe apo zonje e zemeruar, thuaj se cilin mbiemer ka pasur babai juaj dhe pse e ka nderruar?!
    Keto jane kerkesa ligjore shume te forta po te ishe kandidage per deputete fjala vjen ne nje shtet demokratik si SHBA-ja.

  24. Pirll pirll says:

    Oj na thuj emrin e babes se ju te hotit shquheni per te tregu atesin deri ne 7 breza. Te kjo letra duket se po mulon mutin me shurre duke u kap mas komunizmit kur dihet qe komunizmi ka vdek qe para se te lindje ti ne kte ven.

    1. P S E ? says:

      Si nuk e paske mesuar deri me sot alfabetin e shqipes dhe nxiton per te komentuar, qe gjuha jone ka 36 shkronja , qe vendin e shkronjes “DH” nuk mund ta zere shkrpnja “LL” . . . . . . , a e kupton se i cfar niveli je ne mesin e shqiptareve ?! Nj gabim te tille e bejne dhe shume te tjere me shkrpnjat GJ , XH , ZH, !

      1. Pirrll pirrll ne katror says:

        Pirrll pirrll elle ti. Nuk e kupton qe ishte ironi o profesor i gjuhesise dhe kthjelltesise te gjuhes se veshtire shqipe?!

  25. Tironcja says:

    ????????? do luftoj “komunistet” ne parlament thote kjo debilja, prit mor debile mos u mbur kaq shume kur thua jam pre Hotit , se jemi ne nga Tirana, Durresi, Elbasani, Vlora, Saranda,Gjirokastra, Korca, Dibra, Shkodra, etj , perpara teje more Hotjane.
    Kjo debile nuk duhet te certifikohet si deputete nga KQZ …….

  26. Ilir says:

    Moj komunistja e vogel nga Hoti, lere leshing por na thuaj aka qene babai juaj kriminel apo jo?
    Jete plot me sfida kane pasur te gjithe Shqiptaret, por nuk u shiten droge femijeve dhe nuk cuan vajza me te reja se ty ne Itali per prostitucion si babai yt.
    Ske pse shkruan gjithe ate hartim te justifikosh veten dhe babane tend.
    Aktori i protokallit thote thjeshte: Po-Jo, Po- Jo, Po-Jo, Po-Jo.

  27. DIBRANI per hotin says:

    Me qe je “o ti ane”,dhe nuk ne sqaro per ate qe akuzohesh,hajde me rruaj trapin mua “di bre ane”.

  28. D.D says:

    Po kujt i plasi kari se je nga Hoti.Ça domethënie paska hoti?ik mi debile krijes.mos dil mo në foltore se ju jeni LLUM.Selom babës ene atyne hotit tat që na e përmen me krenari.Nga dhitë e malit punut me kurvat e kanalit.Shijo lekt ene lene babën se osh mut kok e komë

  29. Taulant says:

    “edmond kodër rreshen”
    Kur muti rri ne hale, nuk përbën asnjë problem, por kur i duket vetja si Mjalti dhe kërkon te dale nga haleja, atëherë fillojnë problemet.
    Me falni per fjalorin!

  30. Simpatizanti says:

    Elda moj trime,behu vajze e mire dhe trego vetem emrin e vertete te babait tuaj,te tjerat i gjen Ilirjan Qelibashi.
    Sa ke paguar per tu futur ne listen e PD per deputete ,se ne te LSI e dime qe Monika ti morri 700,000 euro.?
    Nuk e besoj se je kaq e paster !!!!!

  31. Adi says:

    Na plasi kari se nga je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje