Mero Baze rrëzon anektodën e Berishës: Gënjeu sërish për të poshtëruar Bill Clinton e SHBA!

22 Tetor 2021, 19:12Politika TEMA

Gazetari Mero Baze ka rrëzuar një “anekdotë” politike që e nxori në takimin e Beratit, që nuk kishte asnjë lidhe as me Foltoren e as me realitetin.

Berisha ju referua Ibrahim Rugovës, për një takim me “një njeri të rëndësishëm” ku nënkuptoi presidentin e SHBA, për të treguar se ai kishte arritur të sfidonte edhe Amerikën.

Pikërisht për këtë “anekdotë”, Mero Baze shkruan në faqen e tij të rrjeteve sociale:

Ka qarkulluar në vitin 99 një lajm i rremë prodhuar nga LPK sikur Rugova në takim me Clintonin paska thënë që Berisha na ka ndihmuar dhe Clintoni i paska thënë ‘Lumi nuk e lag dy herë të njëjtin gurë’. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Clinton e ka takuar Rugovën më 29 maj 1998 në prani dhe të Bukoshit Surroit e Aganit dhe kjo bisedë nuk ka ndodhur. 

Rugova në atë kohëmas fliste me gojë me Berishën pas përpjekjes Berishës për ta zëvendësuar me Demaçin më 1996 -97. Sot Berisha e rishpiku këtë gënjeshtër që të poshtëroj Presidentin Clinton. Sipas tij meqë Clintoni nuk ka dashur të rivij Berisha në pushtet, ai erdhi. Kjo është thirrje për të sfiduar SHBA, mbështetur mbi një gënjeshtër. Dhe çdo gjë e mbështetur mbi gënjeshtër, mbetet gënjeshtër”

 

10 komente në “Mero Baze rrëzon anektodën e Berishës: Gënjeu sërish për të poshtëruar Bill Clinton e SHBA!”

  1. lori2 says:

    Ehh sa kemi degjuar e po degjojme. Kush t’i haje thirrjet mashtruese te Berishes, le t’i haje e te mbush barkun e te na lere rehat, se kemi punet tona e nuk kemi nge te merremi me ca funderrina.

  2. Shkreli-Drejtor i mbjelljes së qimeve says:

    O Mero do marre pjesë Edvini ne funeralin e rusit që u ” mbyt” ne pishinë bashke me familjen se sdinte “not”?

  3. Beli says:

    Këtu Baze bie në kundërshtim me vetëveten. Ç’të keqe ka dhe si u njolloska presidenti Klinton nga ajo bisedë e publikuar por e paprovuar, nëse qysh atëherë ai mund të ketë pikasur rrezikshmërinë e një politikani shqiptar të korruptuar e të papërgjegjshëm si Berisha i cili pas ardhjes në pushtet të z. Nano, ishte shndërruar tashmë në një lumë heraklitian që s’i lagte dot dy herë të njëjtat brigje? A s’do të qe një fat për Shqipërinë sikur kjo profeci e z. Klinton të ishte kuptuar si një porosi për klasën politike shqiptare? Sa i përket akuzave të z. Rugova kundër majtizmit të UCK-së, ato kanë qenë të njohuara e publike për të gjithë. Ndërkaq, nëse ajo bisedë në Uashington, e majit 1998, është e sajuar apo autentike mbetet të dëgjohet zëri i të vetmit dëshmitar akoma të gjallë, pjesëmarrës i atij takimi, z. Veton Surroi, dhe jo prej z. Baze.

  4. Loku says:

    “Kar-vanet” le te degjojne Birishen, Shqiperia me mbeshtetjen e US (Republikan dhe Demokrate), do ece para!

  5. Vranakonti says:

    Opo kure ka thene ndonjehere Berisha te verteta? Kurre.Ai te gjitha i ka genjeshtra,mashtrime,hile,shmangje,poshtrime.Larg nga ky njeri i djallit.Mjere ata qe e shoqerojn Berishen neper foltoret e Tosun Baçi.Ky i fundit mblidhte ballistat dhe u thosht yxhym o trimat e mij.

  6. Taulant says:

    O “Shkreli – Drejtor”
    Jam dakord me ty, por me pare Edvini duhet te gjeje eshtrat e te ndjerit Remzi Hoxha e tua ktheje familjareve te tij.
    Pothuaj ne çdo koment, ti ndjehesh shume i shqetësuar me te drejte, per fatin tragjik te familjes ruse, por nuk kuptoj, ku e ke problemin, gjithsesi si salixhi i mjere qe je shkruaj nje flet-rrufe kundër Sorosit, qe groposi idhullin tend.
    Po nuk di te shkruash flet-rrufe, te meson komunisti Sali Ram Berisha, ky qe nuk i ka bere keq nje mize, vetëm njerëzit pa hesap ka vrare.
    Kështu o qenie njerëzore qe vetja te duket shume i zgjuar dhe qe ironia qe ti perdore, e le pa fryme Nora Malajn.

    1. Scutari says:

      Shkreli harxhon shumë kohë duke dëgjuar “Ju flet Moska” …..

  7. hektor says:

    Kur lexoj keto rreshta nga Mero qe me deshperim lufton ne krah te zotit Luli,e besoj vertet qe Berisha po ecen drejt suksesit,paçka moshes madhore.

  8. american16al says:

    Berisha me keto qe po bene tregon realitetin e nje hajduti qe i marrosur mundohet te hypi ne kupolen e politikes per te shpetuar nga ndershkimi per te kthyer pas kaosin politik dhe pushtetit.
    Ky maskara , e kam thene dhe me pare , hedh shqelma se ka perpara nje kryeminister burracak dhe ndoshta po aq te korruptuar sa ai , prandaj livadhis kjo qelbesise qe po besdis Shqiperine pa mase.

  9. Nje mergimtar says:

    Te “vertetat” e Berishes kane nje mohim nga vete Ai.Pas fitores se 2005-ses ai ju pergjigj gazetareve lidhur me akuzat kunder Nanos.”Ato qe kam deklaruar ne fushate jane vetem per Fushaten elektorale dhe nuk duhet te merren per baze”.Berisha normalisht e ka mbyllur ciklin e tij politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje