E vlerësoi Rama, reagon Pjerin Ndreu: Ka një problem me edukatën qytetare, kemi bërë një skemë bashkë me administratorët dhe kryepleqtë

22 Tetor 2021, 15:01Politika TEMA

Pjerin Ndreu ka folur pas takimit që kryeministri Edi Rama pati me kryebashkiakët duke i lënë një sërë porosish sa i përket kujdesit ndaj mjedisit.

Kryebashkiaku i Lezhës tha se ka ndërtuar një skemë efiçente për menaxhimin e mbetjeve.

“Të të vlerësojë kryeministri është mirë dhe nuk është se nuk më vjen mirë.

Mendoj se në Lezhë nuk është ajo situatë përfekte por ka gjëra për të zgjidhur akoma. Kemi bërë një skemë bashkë me administratorët, kryepleqtë për të ndërtuar një mënyrë menaxhimi, etj.

Ka një problem me edukatën qytetare, disa e kanë problem të disiplinohen, të mos hedhin gjëra nga dritarja e në tokë.

Ne kemi shfrytëzuar studentët ekselentë dhe kanë reaguar ndaj qytetarëve të tillë. Janë model për mënyrën se si po përshtaten. Ose duhet të najapin ne grant që të shtojmë punonjësit dhe të merremi me këto akset kombëtare.

Është e pamundur ta marrim ne në dorë me këto burime.

Nuk kam pse i jap leksion askujt, jam një shembull, ka plot të tjerë nuk jam vetëm unë.

U evidentua duke qenë se jemi në bregdet, dhe është problem sezoni turistik. Prandaj është problem, por mos të harrojmë koston që na shtohet“, tha Ndreu. (TemA)

1 komente në “E vlerësoi Rama, reagon Pjerin Ndreu: Ka një problem me edukatën qytetare, kemi bërë një skemë bashkë me administratorët dhe kryepleqtë”

  1. Lezha ishte vertet nji qytet ku kupton se ndryshimi vjen nga ata qe qendrojne ne krye te tij
    i rregullt i paster ,
    pra vinte era Europe ne kte kendveshtrim edhe pse duhet akoma ndryshime ,
    ne rruget e sinjalistikat e hyrjes e daljes nga qyteti etj info per turistin
    Rrespekt Pierin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje