A do të ketë shpërblim për Vitin e Ri dhe rritje të pensioneve? Ministrja jep lajmin për bonuset

22 Tetor 2021, 18:01Politika TEMA

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u shpreh pas mbledhjes së sotme të qeverisë se në buxhetin e vitit 2022 nuk parashikohet rritje e pensioneve, por u garantoi vetëm paketën e bonusit të Vitit të Ri dhe indeksimin që shkon në linjë me normën e inflacionit, që ndodh cdo vit.

Prej vitesh bonusi i pensioneve në fund të vitit është bërë një rregull, ndonëse është konsideruar si bonus prej periudhës që kemi qeverisur.

Nga viti i ardhshëm nuk do të jetë një pikëpyetje por zë buxhetor i planifikuar në vitet në vijim dhe gjithashtu dua të rikujtoj që cdo vit bëjmë një indeksim të pensioneve që shkon në linjë me normën e inflacionit dhe cdo vit parashikohet si rritje e pensioneve natyrale me indeksimin e inflacionit duke mbrojtur pensionistët nga rritja e çmimeve gjithashtu edhe bonusi i përvitshëm” tha ajo.

Po a do të ketë rritje të taksave vitin e ardhshëm? “Buxheti nuk parashikon rritje të taksave, por rritje natyrale të tyre duke shfrytëzuar mirë administrimin fiskal dhe duke shfrytëzuar sa më mirë këto potenciale që kemi” tha ministrja e Financave.

 

2 komente në “A do të ketë shpërblim për Vitin e Ri dhe rritje të pensioneve? Ministrja jep lajmin për bonuset”

  1. vlora.vlora says:

    mallkuar qofshi

  2. dhembeli says:

    Kontributin e gati gjysem shekulli pune te pensioniseve ne ekonomine e ketij vendi, e gezojne te rinjte, ndersa pensionistet shtrijne doren …duke numuruar ditet qe u kane ngelur… !!!
    Mallkuar qofshi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje