Socialistët largohen nga mbledhja e komisionit hetimor për zgjedhjet, pas 2 orë debatesh

22 Tetor 2021, 12:20Politika TEMA

Anëtarët e Partisë Socialiste u larguan nga mbledhja e Komisionit Hetimor të ngritur për zgjedhjet e 25 prillit.

Pas 2 orë debatesh për sa i përket rregullores së brendshme të komisionit, shumica vendosi të largohej, duke akuzuar drejtuesin e komisionit, Enkelejd Alibeaj, se nuk u dha të drejtën e propozimeve.

Mbledhja e radhës u la të zhvillohet më 27 tetor në orën 11:00.

“Befasisht ata u larguan. Duket që është strategji e menduar prej tyre për të bërë të pamundur mbledhjen e emisionit, pa asnjë arsyetim”, tha Alibeaj.

“Ata duan që çdo kërkesë për hetim të votohet në Kuvend, ku ata që janë nën akuzë kanë shumicën e votave”, tha ai.

1 komente në “Socialistët largohen nga mbledhja e komisionit hetimor për zgjedhjet, pas 2 orë debatesh”

  1. Labi says:

    D;gjova sot pjesën e parë të këtij Komisioni të çuditshëm jo për nga kërkesa por nga sjellja. Një farë Alibeaj, ish-ministër i PD, ngjan sikur është një aktor komedie, sepse interpreton kur flet, madje, jo vetëm aty. Komisioni është një organizëm i përbashkët. Kryetari është kërkuesi i ankimimit, nënkryetari është nga ana tjetër. Gjithsesi në demokraci vendimi merret me votatt e shumicës. Komisioni nuk është politik, sepse ndryshe nuk ka përse krijohet. Thirrjes së zotit Koçi, përshembull, që retorike të fashitet, Alibejaj the se unë nuk ndaloj askënd të flasi si të dojë. Unë nuk e di se kush ka vjedhur më shumë veta më 25 prill. Demokratët mund të kenë të drejtë. Por vendimi përfundimtar i takon shumicës parlamentare. Në gjithë këtë muharebe idjotësh politikë që zhvillohet në sy të publikut bie në sy një urrejtje patologjike e cila nuk justifikon demokracinë, nuk justifikon as kulturën a shkollimin e këtyre farë “juristëve” që paguhen me lekët e shqiptrarëve dhe luajnë si kukëlla përrallash. Turp pët këta palppolitikanë nga të cilët njerëzit presin t’u përmirësohet jeta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje