Mira Rakacolli: Doza e tretë nuk të dëmton, por duhet marrë 6 muaj pas dozës së dytë

22 Tetor 2021, 22:00Sociale TEMA

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli thotë me siguri që doza e tretë e vaksinës anti-Covid nuk të dëmton. Megjithatë ajo thekson se kjo dozë duhet bërë 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës. E ftuar në Milori Live, Rakacolli tha se teksa efikasiteti i vaksinës është vërtetuar, ajo që ende është e paqartë është sa zgjat imuniteti.

“Virusi Sars Cov 2 është një virus i ri akoma, akoma nuk dihet plotësisht sjellja e tij dhe aq më tepër që ai edhe po ndryshon. Fatmirësisht është prodhuar vaksina. Vaksina ka treguar që është mjaft efikase, po provohet tashmë përveç laboratorit, është provuar gjerësisht edhe këtu në Shqipëri, por ajo që mbetet akoma diçka e paqartë është sa zgjat imuniteti.

Kjo është një pyetje të cilës akoma shkencëtarët nuk dinë t’i japin një përgjigje të prerë. Mjaft studime të cilat janë revizionuar me shumë kujdes, nga Komiteti Teknik i Ekspertëve të Vaksinimit, të cilët kanë marrë pjesë edhe në ‘round table’ që janë bërë online me specialistë të tjerë ndërkombëtar, kanë sugjeruar që është mirë, që meqenëse nuk dihet mirë dhe duket që ka një nivel të uljes së antitrupave, pavarësisht se nuk shkon paralelisht me imunitetin, sugjerojnë që për ata persona të cilët janë në risk, të marrin edhe një dozë e tretë”.

“Ajo që është kryesorja, ne gjithmonë në mjekësi kemi atë parimin, në radhë të parë mos të dëmtosh, pra ajo që është e sigurt është që doza e tretë nuk të dëmton. Pastaj, natyrisht që mbrojtja ndoshta do të jetë dhe më e mirë. Dua ta ve në vëmendje që kjo dozë nuk duhet bërë përpara 6 muajve. Pra jo më herët se 6 muaj nga doza e dytë. Sepse dihet që të paktën 6 muaj antitrupat, doza e dytë e vaksinës të jep një lloj garancie”.

Rakacolli theksoi se doza e tretë e vaksinës rekomandohet të merret nga të gjithë ata që janë mbi 60 vjeç, por në veçanti tek personat që vuajnë nga sëmundje të tjera, sidomos ato që lidhen me imunitetin.

“Ata që vlerësohen si persona të cilët janë më shumë në risk për ta marrë sëmundjen, pra që kanë sëmundje kronike, sidomos ata që kanë sëmundje që cenojnë dhe imunitetin, ose me imunitet të kompromentuar, janë të ftuar për ta bërë këtë vaksinë, këtë dozë të tretë, dozë rikujtese, siç po e bën një pjesë e mirë e botës”.

7 komente në “Mira Rakacolli: Doza e tretë nuk të dëmton, por duhet marrë 6 muaj pas dozës së dytë”

  1. Laberia ime says:

    Po e katerta? Sa muaj mbas se tretes duhet te merret non buçe shpifur?

  2. Lexoni ore njerez says:

    Pse e nxjerr veten kaq injorante moj ti Rakacolli. Po ku e dini ju se cfare do japin ne kohezgjatje keto vaksinime. Ju njehere jemi te bindur as lexoni as azhornohenii me boten. Ku i di ti pasojat kur as FDA qe eshte teper e fuqishme nuk prononcohet. O mjere ne me ju ne krye. Ti dukesh qe nga pamja sa inteleigjente je dhe sa shume di per vakinen.

  3. Astrit says:

    Nga fytyra dukesh qe je nje cop shit.

  4. Meti says:

    Meti
    Jetoj ne Itali, kam bere 3 vaksina Pfizer, te paren me 29/04/2021, te dyten me20/05/2021 dhe te treten me 07/10/2021.

    1. Markus Vatan nostro says:

      Meti po te katerten kur do e besh?!

      1. Meti says:

        Kur te te pelcasin , injorant .

  5. asnjeansi says:

    Dikush tallet me fytyren e Mires . Mira eshte specialiste shume e mire dhe nuk ka shkuar ne ministri , per te bere paraden e bukurise , por per pune . Injorante e idiote te lindur , qe ofendoni te gjithe , pa pike turpi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje