Pirateria televizive, AMA me "dorë të hekurt" ndaj disa televizioneve

22 Tetor 2021, 12:27Sociale TEMA

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka gjobitur disa televizione dhe platforma mediatike për transmetime të paligjshme të përmbajtjeve audiovizive.

Në mbledhjen e saj të fundit, AMA vendosi gjobitjen e disa telvizioneve për shkak se kanë transmetuar në kundërshtim me ligjin vepra kinematografike dhe programe pa të drejtën e autorit.

Në njoftimin e publikuar në faqen e AMA-s për vendimarrjen në mbledhjen e bordit, bëhet me dije se pas kontrolleve të ushtruara ka rezultuar se disa televizoneve transmetojnë prodhime pa të drejtën e autorit, për këtë arsye ndaj tyre është vendosur të merren masa.

Bordi i AMA-s në mënyrë unanime ka miratuar gjobitjen me 1 000 000 lekë për tetë subjekte televizive, ndër të cilat janë platformat Digitalb, Tring dhe TIBO, si dhe televizionet Ora, Club Tv dhe MCN Tv.

Bie në sy, se për të parën herë, AMA ndeshkon me dy gjoba operatorin publik (Radio Televizioni Shqiptar), për transmetim të paligjshëm. Përmes linkut gjeni njoftimin e plotë të AMA-s mbi vendimarrjen e bordit.

http://ama.gov.al/wp-content/uploads/2021/05/Njoftim-per-media-dt-21-tetor-2021.pdf?fbclid=IwAR3R92uA5V3Rzo6UhtACBFACIswqYG3TEJhxM2aX1HDq-uB5mQqYKA63tsU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje