Astrofizikanti Kastro Zizo zbulon çmimin e satelitëve "Albania": Ide e shkëlqyer, e ardhmja e njerëzimit në hapësirë

21 Tetor 2021, 19:30Sociale TEMA

Të gjithë e njohim si këngëtar alternativ, por Klevis Bega aka Kastro Zizo, është edhe astro-fizikant dhe foli sot në studion e “Zona Zero” lidhur me temën më të diskutuar të momentit “Satelitët e Shqipërisë”.

Bega u shpreh i kënaqur me idenë që një vend kaq i vogël si Shqipëria del nga diskutimet e përditshme “politikë, politikë, politikë” dhe merret me një çështje të tillë.

“Më pëlqen e gjitha kjo, që edhe Shqipëria pavarësisht rutinës që na ka marrë me politikë e varfëri e tjetër, më pëlqen fakti që vendi i ka kthyer sytë nga hapësira, andej nga është dhe e ardhmja e njerëzimit. Pastaj për faktin se për çfarë do përdoret nuk e di,” tha Bega.

A mund të keqpërdoren satelitë të tillë? Cilët janë kostot?

“Nuk kam dëgjuar shifra, se shqiptari vdes të flasë pak për shifra. Që nga 2012 kur Elon Musk u licencua nga NASA për të çuar anije në hapësirë. Që do të thotë ky projekt është një kapsulë që nuk ikën dëm, përdoret disa herë.

Nuk e di se sa 10-12 herë përdoret, nuk i kam këto detaje. Lëshohet kapsula dhe në varësi të satelitit, dhe çmimi nis nga 20 mijë dollarë e sipër. Jemi në një epokë PR-i, një vend i vogël si ne që ka nevojë të mbajmë në epiqendër atë që na e ka dhënë Zoti dhe është natyra jonë, ne nuk merremi me atë. Jemi shteti i parë në Ballkan që po flasim për këtë temë, dhe po mendojnë të ngremë satelitët,” tha Bega.

1 komente në “Astrofizikanti Kastro Zizo zbulon çmimin e satelitëve “Albania”: Ide e shkëlqyer, e ardhmja e njerëzimit në hapësirë”

  1. Physicist says:

    Rama e ka si ide, por faktikisht ne Greqi ka rreth nje vit qe Elon Mask po shtrin rrjetin e tij satelitor (Starlink Internet Service)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje