Paralajmërimi i zbulimit amerikan: Kina rrezikon të mbizotërojë teknologjitë e përparuara

22 Tetor 2021, 22:25Bota TEMA

Zyrtarët amerikanë të zbulimit paralajmëruan jo për herë të parë të premten lidhur me rrezikun që paraqesin ambiciet e Kinës në fushën e inteligjencës artificiale dhe një sërë teknologjish të përparuara.

Ata shtuan se ato mund t’i japin Pekinit një avantazh ushtarak të rëndësishëm dhe mbizotërim të mundshëm në sektorin e kujdesit shëndetësor si dhe sektorë të tjerë thelbësorë në SHBA.

Zyrtarët e Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit dhe Sigurisë thanë se kanë ripërtërirë parlajmërimet ndaj drejtuesve të biznesit, akademikëve e zyrtarëve të qeverisë vendore dhe shtetërore, në lidhje me rreziqet e pranimit të investimeve kineze apo ekspertizës në industritë kryesore.

Ata thanë se nuk kanë ndërmend t’u kërkojnë atyre të refuzojnë investimet kineze, por po kërkojnë të inkurajojë përpjekjet për të kontrolluar pronësinë intelektuale dhe zbatimin e masave të sigurisë.

Agjencitë amerikane të sigurisë kombëtare nën drejtimin e Presidentit Joe Biden i janë kundërvënë në mënyrë agresive e publike politikave keqdashëse të Kinës, të cilën disa zyrtarë e kanë quajtur kërcënimin më të madh strategjik për Shtetet e Bashkuara. Administrata Biden është përpjekur njëkohësisht të zbusë disa tensione me Pekinin që i takojnë administratës Trump dhe po kërkon të gjejë pika të përbashkëta në çështje që lidhen me tregtinë dhe ndryshimet klimatike.

Pekini ka kritikuar në mënyrë të përsëritur Uashingtonin dhe iu është kundërpërgjigjur shërbimeve amerikane të zbulimit lidhur me vlerësimet e saj ndaj Kinës, përfshirë akuzat se udhëheqësit kinezë kanë fshehur informacione jetike në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Qeveria kineze ka deklaruar qëllimet e saj për të krijuar teknologji fitimprurëse robotike e fusha të tjera sipas planeve që njihen si “Made in China 2025”.

Drejtori në detyrë i Qendrës së Kundërzbulimit, Michael Orlando, u tha gazetarëve në një konferencë të rrallë të enjten se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë luksin të humbasin terren” ndaj Kinës në disa fusha kryesore: sikurse inteligjenca artificiale, sistemet autonome, llogaritjet kuantike, gjysmëpërçuesit dhe bioteknologjia.

Zoti Orlando vuri në dukje se bizneset dhe akademikët kinezë i përkasin Partisë Komuniste Kineze dhe u kërkohet t’u shërbejnë interesave të partisë.

Zoti Orlando nuk iu përgjigj pyetjes nëse Shtetet e Bashkuara do të miratojnë kufizime më të ashpra ose ndalime të drejtpërdrejta për investimet kineze në sektorë të caktuar, duke thënë se roli i tij nuk ishte të sugjerojë politika.

6 komente në “Paralajmërimi i zbulimit amerikan: Kina rrezikon të mbizotërojë teknologjitë e përparuara”

  1. Keshilltaret says:

    Amerika te mos e kruaj bythen me Kinen e madhe se ajo vetete eshte e medhe.

  2. hahaha says:

    Sa te poshter Kinezet… jane ambicioze, jo si ne te tjeret dhe veçanerisht aspak jo si Amerikanet qe e kane kthyer boten ne McDonalds! Ike pirdhuni me lajm leshi!!! Çfare po ndodh? Ja ku eshte sheshi i burrave! Si ka mundesi qe komunistat e kuq ateiste po triumfojne mbi kapitalistet kristiane!!! U çorrot neper bote duke uleritur qe komunizmi eshte sistem i deshtuar…

    1. Asd says:

      Problemi nuk eshte qe kina mos zhvillohet, por eshte vjedhja e paskrupullt dhe pa rregulla e teknologjise. Nese nje biznes amerikan investon 5 miliarde dollare per te arritur nje inovacion teknologjik, biznesi kinez vetem 100 mije dollare per te blere prototipin dhe fillon prodhimin duke e shitur te njejtin produkt me 100 apo 1000 dollare. A nuk eshte ky nje falimentim i sigurte per biznesin amerikan? Po kur behet fjale per teknologji te sigurise dhe mbrojtjes? Vihu pak ne poziten e nje biznesi amerikan dhe ndoshta mund tu japesh te drejte.

  3. american16al says:

    Ne nje drejtim Kina ka avancuar shume , ne korrupsionin ne shume fusha te jetes americane duke vjedhur inovacionet americane dhe aplikimin e tyre ne jete. Te shtoje orizin tek pjatat e popullit kinez ne fillim dhe pastaj te shpenzojne per armatime.
    Kina mund te jete shtet i madh por nuk shquhet per ndonje mark te saj te sukseshme pervec fishekzjarreve dhe kunjave te dhembeve…
    Sa per madhesine e vendit nuk e rruan njeri sepse per te shkaterruar nje vend shume shtete kane mundesine per te bere hatane..dhe aq me shume America.!

  4. Ari says:

    Pse, rrezik eshte te ecesh perpara me teknlogji te reja?.a, po, i keto behen nga miqte tane amerikane nuk perbejne rrezik?!!!!

  5. L says:

    U corodit amerika NGA politka majtiste e biden,sanders me shoke.
    Ne amerike duhet jesh WOKE ,gay ,transgender ,ndryshe quhesh racist e white supremacist dhe pse mind t jesh zezak apo Latin.
    Kina perdor parate per te zgjedhur Biden se me trumpin I rruanin bishtin.
    Shof si esht katandisur kufiri jugor I amerikes ku.mbi 1.5 milion emigrant te paligjshem Kan hyr Brenda 8 muajsh.
    Shof fiaskon ne afganistan,ather c pret te bej Kina?
    Kina sot fshin bythen me ameriken e biden bashke.
    E shanim trumpin Der sot ,tani e duan prape mbi 60 perqind e amerikaneve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje