Sali Berisha: Shpallja “non grata” nga SHBA, hakmarrje primitive nga Soros

22 Tetor 2021, 19:34Politika TEMA

Sali Berisha ka deklaruar gjatë takimit me demokratët e Beratit se shpallja “non grata” e tij është hakmarrje primitive nga George Soros. Berisha e quajti Sorosin, armikun më të egër të shqiptarëve dhe tha se asnjë forcë e majtë e botës nuk do të shkatërrojë Partinë Demokratike të Shqipërisë.

“Një koment desha të bëj në lidhje me ndërhyrjen tuaj. Dua t’ju garantoj se çështjen “non grata” vendosa që në moment, orën e parë, që ta mbaj krejtësisht private dhe private mbahej kur unë kisha bindje absolute se ajo shpallje nuk kishte asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë provë, por ishte kryekëput politike.

Vendosa të hedh në gjykatë, të nderuarin Sekretar të Shtetit, për shpifje, jo për të anuluar vendimin se kush do hyjë në vendin e tij, sa të jetë në atë pozicion e përcakton ai. Por shpifje po. Iu drejtova Gjykatës në Paris. Nuk kam kërkuar ndihmë tek njeri në botë.

Me qindra miq kam. Kam miq se kudo tjetër në SHBA, në të gjitha nivelet. Asnjë njeri, kam bërë vetëm këtë, kam shkruar të vërtetën e këtij vendimi dhe i kam informuar miqtë e mi që kam shkuar në gjykatë. Tani, çfarë është kjo, po të më pyesësh mua, është një hakmarrje primitive, dhe e sigurt kjo, e një njeriu i cili në vlerësimin tim është armik i egër i kombit dhe i demokracisë në Shqipëri. Ky është George Soros, për të cilin kam kërkuar publikisht, botërisht që të shpallet “non grata”.

Kam kërkuar që Kongresi dhe Senati amerikan të bëjnë ligje për të ndaluar veprimtarinë e tij politike jashtë SHBA. Kam kërkuar të njëjtën gjë nga PE. Pse kjo? Ky është një multimiliarder. Amerika ka disa trilionerë, trilardierë. Imagjinoni sikur t’u shkepet këtyre në mendje edhe t’u vërsulen demokracive. Këto i blejnë me rrecka demokracitë, edhe me paratë e tyre. Edhe mua më duket e papranueshme.

Ndaj i kam shkruar Sekretarit të Shtetit që ky është korruptor. Për të mos hyrë në mënyra si i bën paratë. Mënyra që ngjiten në nivelet e krimeve kundër njerëzimit. Ai është një gjeni, në financa, në spekulim dhe ata të cilët e pësojnë prej tij janë njerëzit e varfër. Këto para i merr dhe bën gjoja filantropi. Ai në fakt është një shushunjë. Nuk kam asnjë keqardhje për asgjë.

Kam kënaqësi se sot, se Amerika nuk është vetëm George Soros dhe njerëzit e lidhur me të. Për ne, Amerika është edhe Partia Republikane. Drejtues kryesorë të kësaj partie e kanë quajtur këtë vendim hakmarrje të mirëfilltë dhe përdorim të ligjit si armë kundër kundërshtarit të Ramës nën diktatin e Soros. Të garantoj ty dhe çdo njeri se jo një e majtë, por e gjithë e majta e botës nuk do mund të shkatërrojnë forcën konservatore të Shqipërisë, Partinë Demokratike”, tha Berisha.

6 komente në “Sali Berisha: Shpallja “non grata” nga SHBA, hakmarrje primitive nga Soros”

  1. BS says:

    Hahaha…çfarë anal-ize!
    Ky njeri asnjëherë nuk i ka pas trutë në rregull, por sidomos tani ka ikur fare!
    Ky kriminel i popullit të vet i paska dhënë leksione qeverisë amerikane si të sillet me trilionerët e bilionerët(!) Paska mësuar dhe Europën(!) Ky hajdut, i korruptuar bërtet: “ Kapeni hajdutin!”
    Ky antidemokrat i jep Amerikës dhe Europës leksione demokracie(!)
    Ky shkatërues i sistemit t drejtësisë në vendin e tij, kërkon drejtësi -në të vërtetë bën spektakël, se e di që është i humbur- për veten e tij

    1. Ilirjan says:

      O sali, ti je belaja e popullit tend, JO e Sorosit. Ai eshte ne pleqeri te vone dhe… as i rruhet fare se egziston nje krimb ne kete bote me emrin sali berisha. Shyqyr qe doli Edi Rama per te te hequr nga zverku i ketij populli… O damllà e zeze,o Primitiv.

  2. Sale mıre ne qe nae mbushe mendjen se nuk je per non grada ne SHBA,por duhet qe tja mbushesh mendjen sekretarıt te shtetıt te SHBA qe ka gabuar shume, dhe pse jane kaq prımıtıv ne hakmarrje ndaj teje, Me sıgurı do tju kesh shkelur dıku ne kallo,ndryshe nuk e kuptojme keteprımıtıvızem te ketyre Amerıkaneve ndaj teje pıkerısht,

  3. Sokoli says:

    O Sali, ti thua se nuk ka rendesi per ty non grata, por shpifja si i korruptuar. Po ty jane 3 milione shqiptare qe te thone se je i tille, dhe ti nuk ndihesh, as nuk fyhesh, as i hedh ne gjyq. Ku te djeg bytha shoku Sali? Hape barkun loku.

  4. CHRIS says:

    Lexoni me vemendje fjalite dhe frazat e Zotit Berisha dhe do shikoni se asnje regull gramatikor te gjuhes shqipe nuk eshte zbatuar. Veshtire te kuptosh sensin e fjalive. Kryefjalen e vendos ne fund te fjalive, fojlen ne kohen jo te duhur, ndajfoljet me vend e pa vend.
    Soros sic duket sipas Zotit Berisha, qenka armiku i terbuar i Shqiperise.
    Zoti Berisha per te lare b…….e tij nuk di se cfare te imigjinoje per te mbushur mendjen perkraheseve te tij.
    Zoti i ruajte personat qe e besojne.
    CHRIS

  5. Juliano says:

    Or pler, çar sorrosi thua, o kriminel trego kockat e remzi shehut, trego vrasjet e tropojes, trego urdhërat e bombardimit ne lëndë kimike në jug, trego për fabrikën e vdekjes në gërdec, trego për vrasjet në bulevard, trego për vrasjen e bankerit në qëndër të Tiranës, trego, trego o këllirë që kërkon të ngrihesh nga varri që populli të groposi për së gjalli. Turp për ca mediokër që të ndjekin me shpresat se do vrasin e do zhdukin njerëz, do djegin studio e do rrahin gazetare, duke të shoqëruar në çmendinë tënde. Turp kush mendon se i thotë veh’tes intekejtual vetëm e vetëm se berisha apo hitleri deklarojnë se ; do punojmë për popullin, duke punuar vëetet për popullin, duke blerë resorte e vila brënda e jashtë vendit. Mosni o popull, mosni, një herë mundet t’ju vrasë dikush, të dytën herë duhet vrarë nëse vjen dhe ju kërkon dorën për ti dhënë shsnsin një killeri ku guglojnë mbi shpinë krime, shantazhe pa fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje