Shpallen non grata dy zyrtarë rusë në Kosovë, presidentja Osmani: Cenuan sigurinë kombëtare

22 Tetor 2021, 16:18Rajoni TEMA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, shpalljen non grata të dy zyrtarëve rusë në Kosovë. Në argumentimin e saj të publikuar në rrjetet sociale, Osmani thekson se zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë kanë cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës. Ndërkohë MPJD-ja, ka nxjerrë vendimin për shpalljen e tyre persona të padëshirueshëm.

“Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rusë persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”.

Osmani nënvizon se institucionet e Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit rus në rajon, që synon të minojnë arritjet e e përbashkëta me SHBA, NATO dhe BE.

“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-së, NATO-s, dhe BE-së. Për këtë arsye, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse.

I siguroj qytetarët e vendit se institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të hezitojnë të veprojnë çdoherë kur cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend.

2 komente në “Shpallen non grata dy zyrtarë rusë në Kosovë, presidentja Osmani: Cenuan sigurinë kombëtare”

  1. Idjoti says:

    Me sa di une keta zyrtare rus nuk jane diplomate, sepse Rusia nuk e njeh Kosoven. Kosova dhe Rusia nuk kane perfaqesi dipllomatike tek njera tjetra. Me sa di une keta jane perfaqesues te Zyres se Nderlidhjes se Rusise me UMNIK.
    Si gjithmone establishmenti kosovar e ka bere “lesh e li”.
    Ligjerisht Vjosa nuk ka te drejte te kerkoje nga Ministria e Jashtme Ruse, largimin e tyre nga Kosova. Kosova ka te drejte tja dergojne kete “non grata” UMNIK-ut, i cili mund te marri vendimin e duhur.
    Veprime te tilla jane te stilit Kurti qe “me difoult” e paraqet Kosoven antare te Kombeve te Bashkuar…Lojra te tilla jane jo vetem foshnjore por edhe te rrezikshme…
    Uroj qe kjo te dali per “djale” dhe UMNIK te kete qene i informuar per kete vendim. Kosoves nuk i duhet sherr me Evropen nen pretekstin se po “lufton” Rusine ne Ballkan. Aq me teper qe vdekja e 4 ruseve ne Shqiperi, qe nuk eshte zbardhur Akoma, mund ta komplikoje me tej situaten.
    Vjosa duhet te rroje ne jeten reale dhe jo ne endrat qe i tregon Kurti… Ka shume mundesi qe si vdekja e ruseve ne Shqiperi ashtu edhe ky vendim “flake per flake” i Vjosa Osmanit te jene skenar i pergatitur….pikerisht nga KGB ruse….

  2. Fatosi-kosove says:

    Edhe une besoj si parafolsi se ky ” vendim” i osmankes eshte marre mepare nga kgb ruse dhe i eshte dorezuar pastaj presednikes osmankes qe ta komunikoj kinse ajo mbrone interesat e vendit siq e thot e qe ne fakt as qe e pyet kush sepse edhe me pare kosova e ka shpallur nje punetor te unmik si te padeshiruar por unmik e emroj si kryegjykates, prandaj dyshoi se osmanka e ka ber kete ne marreveshje me KGB dhe vuqiq sepse ruset do dijne ti denojne udheheqesit e uçk-s qe sot Jane duke u gjykuar me kerkesen e serbise dhe kete askush nuk mund ta bej me mire se ruset por edhe argatet e serbise,kete pervoje tashme osmanka e ka sepse ja ka deshmuar baba i saj kur ishte milic i millosheviqit,kurse sa per cenimin dhe rrezikimin e kosoves nese kosova do ngelet se osmanka dhe pjella serbosllve ta mbrone ateher dihet se si e mbrojne ata !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje