Berisha “non grata”, Nard Ndoka: Nuk i prish punë, se e ka vizituar disa herë SHBA-në

23 Tetor 2021, 22:00Politika TEMA

Për kreun e Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i prishet asnjë punë për faktin se është “non grata” nga SHBA-të, pasi sipas tij ish-lideri historik i PD-së ka qenë disa herë atje për ta vizituar.

Ndërkohë sipas Ndokës, nëse do të kishte probleme ligjore të Berishës, dosja mund të vinte nga SHBA në SPAK për tu gjykuar.

Ndoka ka theksuar se përderisa nuk ka sot një vendim të gjyqësorit, çdo njeri nuk mund të pengohet në aktivitetin e tij politik

“Zoti Berisha është një politikan, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, është lideri historik i një partie politike, nëse ai ka probleme që nuk lejohet të hyjë në SHBA besoj që nuk i prish ndonjë punë të madhe për t’a vizituar për faktin se ka qenë disa herë atje, në qoftë se ka probleme ligjore, legale SPAK-u është produkt i SHBA-ve ajo dosje mund të vijë dhe të gjykohet, kur drejtësia të flas heshtim të gjithë ne, heshtin edhe militantët. Përderisa ne nuk kemi sot një vendim të gjyqësorit besoj që çdo njeri nuk mund të pengohet në aktivitetin e tij politik” tha Ndoka për ABC News.

11 komente në “Berisha “non grata”, Nard Ndoka: Nuk i prish punë, se e ka vizituar disa herë SHBA-në”

  1. fran says:

    O Zot sa gomare qe eshte ky Ndoka….

    1. Babale says:

      Edhe mua me kane shpallur non grata ne Vaun e Dejës po ska problem se kam qene nja 5 herë

  2. Bilua says:

    Nardi a te punon truri a po e ke ne marsh njetro.

  3. tasi says:

    ceshte ky idjot

  4. Turp per dumbabistët says:

    Ky eshte rrotë k*** komplet. Pse e marrin ne intervista, apo per t’i nxjerrë bojën?

  5. Lulzim says:

    O pallë politikan Nard Ndoka , po ku “i rruhet” Saliut se po shkon apo nuk po shkkn prap ne SHBA , Sali Berisha dhe familja e tij te shpallu NON GRATA , kane shume friken se DASH dhe Departamenti Thesarit , do te ti SEKUESTROJNE pasurine ! A e kupton o idiot dhe kaqol politikan me emrin Nard Ndoka !

  6. Asd says:

    Ky duhet te lante xhama, nderkohe eshte … politikan.

  7. gjergji says:

    Kuptojeni drejte.Ky ishte ministri i shendetesis me i sukseseshme i qeverisjes Berisha.Imagjinoni nivelin intelektual e kulturor te ish ministrave te tjere te ish qeveris Berisha!!!!!!

  8. Stape Pashi says:

    E kam thënë shumë herë që ky tipi, që quhet Nard, në kafkë nuk ka tru si të gjithë njerëzit, po tallash të përzier me qeliza gomari. Po pse more hiç njeri, viza për në Amerikë, Sa-lehit tënd i duhet për turizëm???? ??? Meqë sipas teje paska qënë herë tjetër në SHBA nuk i prish punë NON GRATA, sepse nuk ka interes që të shkoj prapë.

  9. Nard bolja says:

    Nard Ndoka , personifikimi i idjotit dhe i lamashit , Departamenti i Shtetit nuk e cilesoi non grata Saliun te mos futet si turist , se ska dokumenta te regullta , ose shkeli vizen , qendroi me teper se sa i takonte , kjo do te ishte teper e volitshme , por e cileson si njeri te koruptuar , hajdut, kriminel ,ne pergjithesi njeri negativ , dhe per kete dhe ndeshkimin …..kurse Nard bolja na tregon se : ska nevoj te shkoje ne USA Saliu , se e ka pare dhe me pare ……tani , me thoni eshte ky ekzemplar idjot te perfaqesoje ne parlament ??????? Shife me cllogjike diskuton ……dhe si ky jane plot , ezhte Mul Noka , ezhte Paloka , eshte dhe ajo neperka shkodrane , ajo qe te kap per zhele dhe te qit jasht ……ajo po , ajo te kap zhelet dhe i kollofit ne goje………. ocna gjeti , eshte e shkruar te vuajm , na rane ne pjes plera , mbas 90-tes ne Rumani u be nami dhe ja ku jane ….ecin dhe perparojne krah per krah me te fortet e EU , ne …akoma me Saliun , Meten dhe nje dyzi me plera …….sa te pa fat jemi …..

  10. real says:

    Maskara njeri. Berisha minoi demokracine. Eshte zbatuesi i skemes katowica mgjth fatos nanon. Burg familjarisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje