Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Egjipt, ku është takuar me homologun e tij Mostafa Madbouly dhe me presidentin Abdul-Fattah Sisi.
Në këtë vizitë Rama shoqërohej nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ndërsa bëhet e ditur se janë nënshkruar edhe 3 marrëveshje në lidhje me bashkëpunimin kulturor mes Egjiptit dhe Shqipërisë:
1.Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit
2.Program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit
3.Protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian
Prape me air Albanian ky…..o zot rrush e kumblla leket….jepi o Sulltan
Al-po me cfare te udhetoje KM, me gomone?
Kepucet e corapekuqit jane te Erdogan- it……
Ma ne fund nje veprim si duhet: shqiptaret e krijuan Egjyptin moderne edhe atje kemi nje pjese te historise sone kur alexandria ishte plot shqiptare e arberesh!
Km ketu veproj mire edhe shpresoj qe te kete diskutuar edhe per kosoven qe egjypti te ndikoje ne njohje te reja per kosovfn.