Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar deklaratën ish-kryeministrit Sali Berisha për vettingun e politikanëve. I pyetur nëse Berisha i druhet këtij vettingu, Basha tha se në 2018, ish-kryeministri ka firmosur që ky proces të kryhet.
‘Nisma jonë nuk është e javës së kaluar është e vitrit 2018. Në 2018 i gjithë grupi parlamentar i PD dhe e gjithë opozita kërkoi vettingun e politikanëve depozitoi edhe me firmën e Sali Berishës. Pas kësaj Edi Rama kërkoi dërgimin në Komisionin e Venecias, pranuan dhe Venecia solli një përgjigje që e përligjte.
Kemi marrë të njëjtin propozim dhe kemi reflektuar kërkesat e Venecias. I qëndroj firmës sime të shtator të 2018. Nëse dikush ka ndryshuar mendim kjo është çështje tjetër. Unë nuk bëj gjë tjetër por konfirmoj atë që kemi kërkuar në 2018 të plotësuar me të gjitha aspektet e propozuar nga Venecia. Nuk ka asnjë tërheqje, nga kjo. Ky është në akt që kërkon një masë të plotë sinqeriteti.
Kam kërkuar që vettingu të fillojë nga unë. Që të ketë besueshmëri nuk duhet dhe nuk mund të përjashtojë askënd. Dhe nuk mund të kryhet me forma dhe mënyra që shkatërrojnë besimit tek vettingu. Nuk kemi frikë. Mirëkuptoj frikën e kundërshtarit politik apo shqetësimet që mund të ketë.’- tha Basha.
Ti ke nje gjyq mbyllur me procedure. Filloje nga aty.
Tani do te filloje ballafaqimi
Ka vite qe kerkohet qe politika te pastrohet nga kriminelet,kur amarika shpalli Tom Doshin non grata basha dhe berisha sulmuan Ramen se ka ber koalicion me kriminelet, Doshi u largua nga politika kurse basha mbrojti Berishen duke akuzuar prap Ramen, tash bashes i ka ra ne mend te kerkon vetingun pet politikanet por kerkesa e tij duket se eshte spéciale pasi kerkon qe te denohet çdo kundershtar i tij politik dhe shqiptare qe nuk e voton bashen dhe krimin, e tash kur berisha e ka te qarte se si me veting si pa te do shkoj hopa hopa sulmon bashen pse kerkon ate qe Rama tashme e ka ber ne partine e tij Ku ka larguar ne maksimum kriminelet per dallim nga basha e berisha qe Kane grumbulluar te gjithe kriminelet rreth veti.