Nga Adriatik Doçi
Komisioni i Vetingut ka vendosur dy ditë më parë të përjashtojë për 15 vjet nga drejtësia gjyqtarin e Tiranës, Ardian Kalia, pas vendimit të tij për të dhënë dorëheqjen, një lëvizje kjo taktike për të shmangur përballjen me Vetingun.
Procesi i verifikimit për gjyqtarin e Tiranës ka nisur që në dhjetor të vitit 2019. Në 5 korrik të këtij viti, Ardian Kalia ka paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkesën për dorëheqje nga funksioni si gjyqtar. Kërkesa është miratuar nga KLGJ-ja në 16 korrik 2021.
Në këto kushte, Komisioni i Vetingut ka vendosur ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe përjashtimin e gjyqtarit nga drejtësia, siç ka operuar edhe më mbi 70 raste të tjera.
Ardian Kalia është një emër i njohur në sistemin e drejtësisë. Në vjeshtën e vitit 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e kallëzoi penalisht në prokurori gjyqtarin Ardian Kalian, për deklarim të rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme për justifikimin e pasurisë. Sipas kallëzimit të ILDKPKI, gjyqtari Kalia nuk justifikonte një pasuri me vlerë rreth 40.000.000 lekë, ndërsa kishte bërë deklarim të rremë për kontratat e apartamenteve me vlerë 73.000 euro dhe 44.000 euro, pra për një pasuri në total mbi 500 mijë USD.
Dosja e gjyqtarit është mbyllur në heshtje nga prokuroria, ashtu siç edhe është operuar me rreth 500 dosje të tjera nga viti 2014 deri në vitin 2021. Me qëllim për të mbyllur dosjet pa zhurmë dhe larg syrit të medias, fillimisht është ushtruar presion ndaj ILDKPKI për të mos publikuar më denoncimet në prokurori për fshehje pasurie dhe pastrim parash. Dhe ashtu ndodhi. Prej disa vitesh, ILDKPKI nuk i publikon më emrat e zyrtarëve të kallëzuar, por vetëm numrin e kallëzimeve penale.
Emrat e të kallëzuarve dhe akuzat mbahen sekret edhe nga prokuroria. Nga viti 2014 deri në 2020, ILDKPKI ka referuar mbi 500 kallëzime në prokurori dhe SPAK, ndërsa dënimet janë të papërfillshme, fakt i konstatuar me shqetësim edhe në progres raportin e fundit të Brukselit për Shqipërinë.
Ndërkaq, në vjeshtë e vitit 2015, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i kërkoi Këshillit të Lartë Drejtësisë, shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Ardian Kalia për shkelje të rënda gjatë ushtrimit të funksionit.
Kërkesa u rrëzua nga KLD-ja, ashtu siç edhe operonte me dhjetëra raste të tjera, pasi KLD-ja ishte kthyer në një mburojë e praktikave abuzive në gjyqësor. Shumica e anëtarëve të KLD-së u shkarkuan nga Vetingut për pasuri të paligjshme ose dhanë dorëheqjen për t’i shpëtuar përballjes me Vetingun.(Shqiptarja.com)
Adrian Kalia ka miliona qe i ka fshehur ne emr te vellait te tij Cim Kalia. SPAK duhet te filloje menjehere procedimin kunder ketij gjyqtari kriminel, sekseri ne te gjithe vendimet gjyqesore ka qene e vellai i tij Cim Kalia, SPAK duhet vetem te kerkoje pak dhe do te shikoje se cfare pasuri perrallore ka Adrian Kalia
Jo bre, ma shume besim te drejtesia alla-shqiptarce e ndertuar mbi baza Rama-Meta-Ruci! lol
=
lol, arnautistani dhe “vetingu” nga SPAK taku……
Ardian Kalia duhet te jete objekt i SPAK. Ajo shume eshte vetem 1/100 e pasurise se tij qe ka akumuluar nder vite nepermjet aktivitetit kriminal te tij si gjyqtar. I uroj SPAK qe te filloj procedurimin penal kunder ketij banditi te drejtesise si dhe ti konfiskohen te gjitha pasurite qe i ka vendosur edhe ne emer te vellait te tij Ndricim Kalia.
E ckuptim ka shkarkimi, passi kan siguruar jeten per pes breza ne kuriz te hallexhijve qe akoma vuajn pisllikun e ktyre hienave !! Sekuestrim ,sekuestrim ,ilaci vetem per kto kobra nen jastek ! Po kta kellira qe duan tju mbulojn horlliqet mos vall jan me te mir ?? Cfar shkarkimesh ,pordh me rigon, !! Kta ne emer te pushtetit ,kan vjedhur ,kan varferuar te pafajshem , kan shpetuar kriminel nga burgjet esa e sa gjynahe te jera
Burg vetem burg meritojn se nuk pushon ky korupsion vandal nga kta gjykates jo ! Do gjejn ruget kta po nuk u gjet ruga e ndeshkimit ..PLEHRA E PLEHRA ….
Shqiperia eshte atdheu i hajdutit,korruptuarit,kriminelit,imoralit,mashtruesit dhe degjenerates.
Mos u lodhni kot të perpiqeni ti korrigjoni.Eshte “esenca e substancës” (Spinoza) dhe nuk mund të modifikohet.
Cuni Cetit, ndjese paste. Vellai i Cimit me problematiku lagjes, si dhe i Hysenit.
Hajde tmerr, hajde.Po ky vetem pazar paska bere jo gjykime. Te hetohet kush e ka caktu gjyqtar.Edhe ne Tirane.
Duhet Konfiskime totale.
Te pakten punonjesit e vetingut te nxjerrin shpenzimet e veta si paga etj.
Burg dhe konfiskim te pasurise ketij krimineli te rregjur te drejtesise shqiptare, jane me miliona qe i ka fshehur ne emer te Cim Kalise qe ka blere prona dhe vila ne emer te vet, Cim Kalia eshte nje azilant ne Siena te Italise qe e braktisi Italine per te ardhur dhe administruar milionat e Adrian Kalise. Spaku duhet te fusi ne burg Adrian Kaline, te beje kontrollin e te gjithe dosjeve qe ka marr vendim Adrian Kalia dhe Cim Kaline si ndihmes ne fshehjen e krimit.
Konfiskimi i pasuris eshte denimi me i rende per keto raste . Te behesh i varfer ky eshte denimi me i tmerrshem per shitesit e drejtesise.