Fatos Lubonja: Berisha është burrë i ndershëm, atë e goditi Rama me ndihmën e Soros

22 Tetor 2021, 20:05Politika TEMA

Analisti dhe publicisti Fatos Lubonja komenton vendimin e kryetarit në detyrë të PD, Lulzim Basha, për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Lubonja thotë se Berisha është i ndershëm, duke rrëzuar kështu akuzat që çuan në shpalljen non grata, ndërsa shtoi se lideri historik i PD u godit nga kryeministri Edi Rama me ndihmën e miliarderit George Soros.

“Nuk kam parë politikan shqiptar që të vendosë interesin e Shqipërisë mbi atë personal, kjo nuk diskutohet, ky është problemi. E para edhe sa i përket sinqeritetit, çdo politikan shqiptar, duhet t’ia kthesh ato që thotë së prapthi për të gjetur ndryshimin. Kritika ime kryesore qëndron në faktin se unë duke parë metodën si u hoq Berisha shoh dy probleme të mëdha, 1 që ka të bëjë me raportin e amerikanëve me Edi Ramën dhe qeverinë, ku çdokush mund të ndihet i rrezikuar që një intrigë që mund të bëj një lider i pushtetshëm, që ka arritur të krijoj ca lidhje me disa lobingje amerikane, mundet të të rrëzojë si rivalin e vet me ndihmën amerikane.

E dyta mënyra se si e hoqi Lulzim Basha nuk është mënyra që do të doja unë dhe nuk është mënyra për t’u forcuar opozita, përkundrazi, unë shoh një opozitë që dobësohet. Padyshim Berisha është përgjegjës për shumëçka që po ndodh në Shqipëri që fillojnë qysh herët, është krijuar një sistem për të cilin kanë kontribuar dhe kanë vendosur nga një ingranazh dhe tani, në vend që kjo parti dhe këta njerëz, të paktën duke u nisur nga preteksti amerikan, për korrupsionin si rrezik për vendin, duhet të ishte bërë analizë për të gjithë këtë korrupsion”, tha Lubonja.

Por Lubonja e sheh aksionin politik të Sali Berishës me skepticizëm.

“Ne shqiptarët e kemi marrë se me amerikanët nuk do të luftohet. Këtu s’bëhet fjalë për luftë ushtarake, apo politika amerikane në një kuptim më të gjerë sepse ne jemi pjesë e NATO-s, e Evropës, s’ka lëvizur kurrë asgjë në këtë drejtim.

Në këtë aspekt, këtu bëhet më shumë fjalë për intriga politike, që lidhen sa me interesat që Edi Rama i ka zgjidhur këtyre, sigurisht edhe me të kaluarën. Berisha padyshim ka të gjithë mëkatet e veta, lëvizja e tij dobëson PD dhe nga kjo fërkon duart Edi Rama. Unë luftën e Berishës e shoh me skepticizëm sepse ai në këtë rast ka të drejtë për metodat që thash, por nuk shoh mundësinë që një ‘Berishë 3’ të ndërtojë një PD siç do të doja unë ta ndërtonte.

Këtu është problemi më i madh. Unë tani i shoh më të dobët, sepse në vend që të merren me mazhorancën do të merren me njëri-tjetrin. Berisha del dhe bën deklarata që stonojnë. Ai thotë për të gjitha përjashtimet që janë bërë ia vendos fajin Bashës, Do të ketë një përçarje, nuk kanë vizion, ata merren me Ramën me njëri-tjetrin dhe jo me korrupsionin.

Ndodhemi në pikën më të dobët politike, ndërsa Rama në pikën më të fortë të pushtetit të tij, një pushtet që abuzon. Kemi një dështim të Europës, Amerikës dhe këtu kanë ardhur talebanët. Talebanët janë i gjithë krimi i organizuar që po pastron paratë dhe ka kapur shtetin”, përfundoi Lubonja.

14 komente në “Fatos Lubonja: Berisha është burrë i ndershëm, atë e goditi Rama me ndihmën e Soros”

  1. Tomi says:

    O ty tu qifshin shtat breza,, apo ti ka qi sala te shtat brezat se envri te ka ber pak,,,,,

    1. k says:

      Po të banonim në bathore,edhe mund të besonim idiotësi të tilla.

  2. Tosi karragjozi says:

    QE TI JE LOQE O TOSI QERROSI KJO DIHET POR ME LOQE JANE ATA QE TY TE INTERVISTOJNE.

  3. Trotski says:

    Mbete i neveritshem o Kelysh Blloku.Po nuk te duken gje vrasjet qe ka bere Sali Kerma?(Remzi Hoxha,Kol Olldashi,Trebicka ,4 viktimat e 21 Janarit,Gerdeci-26 te vrare e qindra te plagosur.)Qepe o Sharlatan e mos u ndje ma!

  4. qytetar says:

    Foto per HALLOIN.

  5. miri says:

    Nga nje studim i fundit per qente doli qe qente nuk jane besnike
    po jane servile(cobani lubonja)

  6. Si ske turp qe mbron nje komunist te regjur

  7. Shqiptari Ilirise says:

    Sot nuk kam as dyshimin më të vogël se ky është vetëm një plerë,pa karakter që nga urrejtja dhe xhelozia që ka për Ramën është gati të hajë edhe mut!Është gati ti puthë bythën dhe tja marë në gojë të gjithë atyre që nuk duan Ramën.Pamvarësisht nëse janë kriminelë apo armiq të Shqipërisë.
    Je vetëm një copë m..i Fatos Lubonja!

  8. Muhameti says:

    Me keto qe thote ky Lubonja te fyen inteligjencen.

  9. loro says:

    Ka mbetur nderi tek ti e te berisha….nuk te shof normal o je i shitur besoj te e dyta.

  10. Loku says:

    Ja cfar te ben mendja kur te le.
    U katandis keq Tosi.

  11. Realiteti says:

    TOSI. TE DY,TI DHE BERISHA, JEINI GOXHA BURRA VETEM KOKA DHE PRAPANICA JU KANE MBIR GABIM. JU DO DUKESHIT TAMAM SI MERITONI NE RAST SE KOKA DO JU KISH MBIR TE KEMBET DHE PRAPANICA TE DHEMBET.

  12. Mali says:

    Na hongsh ate te madhin o Toso, se i vogli nuk te ngop.

  13. lesi says:

    Teknologjia Dixhitale dhe budallenjte e kazanit mediatik !Te gjitha te keqiat kishte Enveri por denimin e ketyre vemjeve Beogradase e kishte te drejte!Dhe nje pyetje per redaksine se nuk e kuptoj qe perse i jipni vend ketyre skicofreneve duke i bere faktore me zore,apo ne kohen moderne qe jetojme budallenjte si ky , ju rrisin lexuesin!Analisti sa fjale e peshtire ketu ne mediat shqipetare,ku analiste te vertete nuk jane me teper se tre a kater te mirefillte.I lutemi redaksise ,mos na i neverisni deri ne kete pike shtypin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje