Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mesditën e kësaj të shtune ka përsëritur sërish vendimin e PD-së për kërkesën e tyre për ngritjen e 3 komisioneve hetimore.
Basha thotë se kryeministri Edi Rama dhe PS po përpiqen që të pengojnë ngritjen e tre komisioneve hetimore. “Megjithatë, mund të vonojnë ngritjen e tyre, por nuk e pengojnë dot atë”, shprhet Basha ndër të tjera.
“Siç e keni parë, Komisioni Hetimor për Masakrën Zgjedhore është ngritur, dhe pavarësisht përpjekjeve për ta sabotuar atë, vijon dhe ne do ta çojmë deri në fund zbardhjen e asaj që ndodhi me votën e shqiptarëve, me qëllim krijimin e të gjitha kushteve të domosdoshme për të penguar përsëritjen lidhjes të shtetit, krimit dhe oligarkisë si një nyje në fytin e demokracisë shqiptare.
Ngritja e dy komisioneve të tjera, për inceneratorët dhe Bechetin, po vonohen momentalisht nga pakica në pushtet, me pretekste sa naivie, po aq acaruese për qytetarët që e dinë mirë se çfarë fshihet pas tyre. Megjithatë, mund të vonojnë ngritjen e tyre, por nuk e pengojnë dot atë.
E nëse për mafien e inceneratorëve po kërkojnë riformulim të kërkesës tonë, në përpjekje për ta kthyer atë që duhet të jetë një komision hetimor, në një pseudo-grup pune për mjedisin, ndërkohë Rama shantazhoi jo më larg se dje krerët e bashkive për t’i çuar mbetjet te inceneratorët me pronarë offshore, për të furnizuar me paratë e qytetarëve llogaritë bankare në parajsat fiskale.
Për komisionin Becheti, Edi Rama u tregua i prerë, duke na thënë se duhet ta harrojmë ngritjen e tij, sepse sipas Edi Ramës vendimi është i “mbuluar nga konfidencialiteti” dhe publikimi i tij dëmton interesat e Shqipërisë”, ka thënë Basha.
IK LULE SE NUK DI TE BESHE OPOZITE
SI TI DHE BIRRISHA JENI NJESOJE NDAJE SHPORRU SA ME PARE
BENI ZGJEDHJE TE REJA NE PD DHE KRIJONI NJE OPOZITE KONSTRUKTIVE JO SIC KENI BERE JU OPOZITE KONTESTIMI NUK FUNKSIONONE O LULE KOKE ME BOJE TE ZEZE
Per cfare komisionesh e ke fjalen o trangull , per komisionin e atij lapurakut , nipit te Haki Toskes , ai themeluesi i babales ….dhe njeri nga autoret e djegjeve te shkollave …..ai pra qe do sjelli me force Ramen te deshmoj ne komisionet e dylberit Lul