Prokurorja shqiptare që po përballet me kërcënimet me vdekje në SHBA

23 Tetor 2021, 09:36Politika TEMA

Një prokurore shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kërkuar ndihmë për sigurinë e saj, pasi thotë se ka marrë me dhjetëra telefonata që e kërcënojnë me vdekje. Bëhet fjalë për prokuroren e Loudoun-it, Buta Biberaj. Mediat amerikane shkruajnë se Biberaj është një emigrante myslimane e gjeneratës së parë. Ajo është portretizuar nga faqet e internetit që i përkasin krahut të djathtë si prokurore emigrante e cila ka shënjestruar babain e një viktime përdhunimi në shkollë.

Ajo është kritikuar edhe nga kandidati republikan për guvernator në Virxhinia, Glenn Youngkin, i cili tha në një fjalim të martën se Prokuroria e Loudoun-it shënjestroi familjarët e viktimës.

“Kam marrë me dhjetëra kërcënime me vdekje të specifikuara drejt meje. Më së shumti janë kryer nëpërmjet telefonit. Kam marrë një telefonatë në numrin personal ku thuhej fraza “Po vijmë k**vë”. Kam marrë edhe një kërcënim në numrin e zyrës dhe flitej që do të më vrisnin”, tha ajo.

Biberaj pretendon se kërcënimet me vdekje janë shtuar shumë gjatë tre javëve të fundit.

“Kanë bërë deklarata të tilla që të mos shqetësohem për të parë nga mbrapa pasi do të vijnë nga para”, ka thënë ajo.

Prokurorja me origjinë shqiptare beson se telefonuesit kanë qëllim ta vrasin atë. Autoritetet po hetojnë rastin nuk japin të dhëna nëse deri më tani është arrestuar ndonjë person.

Por cila është ngjarja për të cilën është kryqëzuar prokurorja shqiptare?

Bëhet fjalë për arrestimin e babait të një viktime përdhunimi në një shkollë, i cili u vu në pranga gjatë takimit të bordit të institucionit. Por pas një përleshje zyra e sherifit e arrestoi dhe jo prokuroria.

Prokurorja shqiptare ka thënë se policët nuk ishin në dijeni që i arrestuari ishte babai i një viktime përdhunimi kur e arrestuan. Biberaj ka shtuar se zyra e saj nuk kishte për qëllim që të shënjestronte babain, por ka hapur procedimin penal pas referimeve të bëra nga Sherifi. Ajo ka shtuar se çështja e tij është në apel, ndërsa babai ka thënë se do të padisë Qarkun Loudoun.

Biberaj tashmë është e frikësuar për jetën e vet dhe thuhet se po mendon që të punësojë roje privatë. Ajo është goditur shumë nga grupet e djathta. Mediat shkruajnë se Biberaj ka lindur në Malin e Zi. Sipas tyre, ajo është zgjedhur në detyrë pasi George Soros e ka mbështetur atë. Biberaj ka pranuar se gjatë fushatës ka marrë para nga Soros, por ky i fundit “nuk i ka kërkuar asgjë mbrapsht”.

Biberaj ka reaguar ashpër edhe ndaj kandidatit republikan për guvernator.

“Kjo më shqetëson mua, dikush që kandidon për guvernator dhe nuk është i interesuar për sigurinë e komunitetit, por e ndez atë. Kjo duhet ta bëjë atë të papërshtatshëm për të qenë guvernator”, tha ajo.

7 komente në “Prokurorja shqiptare që po përballet me kërcënimet me vdekje në SHBA”

  1. Vezët REHAS says:

    Ça e ka kjo Elez Biberajn,
    Elez Biberaj ,nje Mashtrues Ordiner

    1. E verteta dhemb.... says:

      Sa keq me qen korrak sunit……
      allah uakbar.

  2. Tyrannic-Commies says:

    Nje tjeter K88VE e Sorosit, marksiste…….me e bukura ka mbiemerin Biberaj…..Malazezja muslimone……
    =
    lol

  3. sapa says:

    Kjo ka marre para nga Soros por gjigandi Rama nuk e pranon nje gje te tille!

  4. vezhguesi says:

    Juve more miq jeni debila te lindur. Kujtoni se Amerika varet nga Soros dhe ben politiken e tij.
    Ka shume me te pasur se sa Soros ne Amerike, por para ligjit e bejne shurren ne breke. Ne Amerike askush nuk eshte mbi ligjin. Po u kape me shkelje te ligjit, vajte ne te s’emes dhe nuk ka Soros qe te te shpetoje. Edhe Soros-i vete, po e drodhi bishtin, perfundon mbrapa hekurave, pasi gjykatat dhe prokuroria ne SHBA jane totalisht te pamvarura nga shteti.
    Per idjotin me pseudonimin “Tyrannic-Commies”-c’lidhje ka mbiemri apo feja e nje personi me profesionin publik te saj? Ofendimet me fjale rrugacesh per nje individ, qe me siguri nuk e njeh fare, tregojne nivelin inferior te intelektit tend dhe edukaten familjare ku je rritur. Si do te te vinte ty sikur dikush ta quante nenen, gruan, vajzen apo motren tende me ate fjale qe e ke quajtur ti kete zonjen qe permendet ne artikullin ne fjale?
    E njejta gje per debilin tejeter me pseudonimin “sapa”-ku e di ti nese Rama ka marre para nga Sorosi, apo ke qene ndermjetesi. E keqja juaj eshte se degjoni shume hajvanlleqet dhe muterat qe ju shiten prej “qytetarit dixhital”, qe perfiton prej injorances tuaj.

    1. sapa says:

      Kur pranonte shuma parash ish Kancelari i gjermanise Helmut Kohl per partine CDU nga te pasurit mendon se Rama jot eshte me i ndershem?ti jo vetem je debil por edhe injorant dhe militant dhe per keto ka nevoje Rama dhe te tjeret qe te sundojne perjetesisht!Cdo njeri mund te jape dhurate parash partive qe ai mendon sepse eshte e sanksjonuar ne ligj dhe e lejueshme ne sistemin demokratik packa se keto para duhet te tregohen publikisht dhe te thuhet burimi.Dhe po te kishte shtet te se drejtes duhej te dinte burimin e parave te cdo partie edhe te ketyre partive kriminale shqiptare.Po ku eshte shteti i se drejtes ne shqiperi?Po kush ta tregoje shqiptaret?Kur Helmut Kohl refuzoj deri ne vdekje te tregonte dhuruesit e parave edhe para gjykatesve mendon se Ram sharlatani jot do ti tregoje publikut se kush e furnizon me para?

  5. Mario says:

    Mire qe nuk e degjuan viktimen e perdhunuar e cila u perdhunua nga nje student tranvestit i cili shkoi ne banjen e vajzave dhe perdhunoi viktimen, por edhe mbasi ajo shkoi dhe u ankua bashke me prinderit, shkolla e sheshoi kete skandal dhe vetem e coi ne nje shkolle tjeter perdhunuesin tranvestit dhe keto jane politikat e te Demokratve ne Amerike. Ka qene madje teper i permbajtur ai prindi qe vetem ka bertitur dhe eshte perlesh me ate qe i eshte bere femijes se tij ne nje vend qe ai pervec se i beson femijen por edhe i paguan me taksa. Kjo prokurorja mos te bej si viktime, sepse keta prokuroret e majte bejne teper krime dhe mbulojne krime mansturoze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje