Range Rover ka prezantuar modelin e ri. Mjeti është deri diku i ngjashëm me modelet paraardhëse megjithatë ka plot risi si për sa i përket pamjes së jashtme ashtu edhe asaj të brendshme.
Makina do ketë fenerë të përparmë drejtkëndësh LED dhe zbukurime kromi për maskarinën, që vazhdon në të gjithë parakolpin. Makina nuk do ketë doreza dyersh të dukshme, po do i ketë si modeli ‘Velar’.
Pjesa e pasme është vendi ku vërejmë ndryshimin më të madh në dizajn. Këtu, është aplikuar një grup shumë më futuristik i llambës së pasme LED, por dera e pasme mbetet e ndarë.
Mund të vërehet gjithashtu një dizajn i ri dinamik i parakolpit që strehon dy fenerë. Së fundmi, nga pjesa e pasme mund të dallojmë gjithashtu një palë antenash në formë pende peshkaqeni të vendosur mbi çati.
Brenda kabinës, gjenerata e ardhshme Range Rover tregon një dizajn të brendshëm elegant me një dizajn të ri timoni që mburret me kontrolle me prekje si dhe një sërë instrumentesh dixhitale. Tapiceria prej lëkure dhe zbukurimet prej druri mbeten materialet kryesore për kabinën. Range Rover tërësisht i ri do të zbulohet zyrtarisht javën e ardhshme.
Ore do shkruani ndonje resht se çfare motori, fuqie dhe karakteristika te tjera shume te rendesishme dhe mos na tregoni
si do i kete syte e qerpiket makina ,qe ne fakt nuk kane fare rendesi te dores se pare. Nuk promovohet modeli i ri se ka
“nje pale antenash ne forme pende peshkaqeni te vendosur ne çati”.
Mos na çudisni me fjalet “çati”, makinat nuk kane çati ?
Nuk ka faj shkruesi i artikullit aq di ” gjindje pa shkolle…”