Ilir Shaqiri rrëfeu pak javë më parë një periudhë të errët të jetës së tij. Balerini zbuloi në “Big Brother VIP” se pas lindjes së vajzës punonte shumë dhe nuk ndihej mirë e kjo e shtyu që për tre vite me radhë të tradhtonte bashkëshorten e tij.
Pavarësisht vështirësive për të rindërtuar besimin, Iliri tha se partnerja e tij është një grua shumë e zgjuar dhe sot e kësaj dite ata janë bashkë, pasi Emanuela e ka falur. Mbrëmjen e djeshme, artisti u surprizua nga Emanuela, e cila kishte ardhur në shtëpinë e “Big Brother VIP” për ta takuar.
Gjatë bisedës, Emanuela i tha bashkëshortit se së bashku me vajzën, Emily-n, e ndjekin gjatë gjithë kohës. Ato kanë qenë dakord për rrugëtimin e tij, por janë lënduar nga rrëfimet personale që Iliri ka bërë, duke iu referuar tradhtisë.
Ajo i kërkoi që të vazhdojë të jetë aktiv në shtëpi dhe të vazhdojë ta shijojë këtë eksperiencë, por duke menduar se ndoshta edhe i lëndon duke treguar situata shumë personale.
Ndërkohë Iliri tha: “Jam i kënaqur që ke mundësi të shohësh 24 orë programin. Ti e di se si jam unë i formuar dhe karakterin tim dhe e di që atë që kam në zemër e mbaj brenda meje dhe atë që kam në stomak duhet ta vjell dhe ta nxjerr patjetër.
Përsa i përket faktit që unë i besova publikut diçka kaq personale ishte diçka që unë kisha nevojë të lirohesha, ta pështyja jashtë vetes time, me të mirat dhe me dhimbjet që mund të më kishte shkaktuar dhe mua dhe ty. Nuk ka pse ta marrësh si diçka që doli nga muret e shtëpisë, ti e dije se ku po më çojë prandaj do prisje çdo gjë nga Iliri”.
Mirëpo, Emanuelës nuk i ka shpëtuar as masazhi që Iliri i ka bërë Beniada Nishanit dhe as lëpirja që kjo e fundit i bëri në faqe. Ajo tha se nuk i ka pëlqyer aspak diçka e tillë dhe i kërkoi që nga dita e nesërme të masazhojë Sabianin dhe jo Beniadën. Kur u pyet nëse dëshiron të flasë edhe me Nishanin, Emanuela tha: “Jo, sigurisht që jo. Unë jam këtu për burrin tim dhe kaq”.
me pelqen Emanuela e cile fiton komplet gjithe mbeshtetjen tone ,
per qendrimin e saj si nji grua serioze dhe njikohesishte Tolerante & sexi
Kush nuk do ta donte nji grua te tille mer Yahoo
Normale kerkesa e bashkeshortes si ndaj hajvanit qe ka per burre por edhe bishtperdredhurave te gatshme per te vjedhur skenen. Arrij te ndaj dhe te dalloj fisnikerine nga njera ane dhe pleherat e parfumosur dhe pa moral nga ana tjeter. Keqardhje qe prozhektoret jane kthyer te ndricojne skenen e gabuar.
Storie shqiptare me prapambetje 500 vjet
Ky idioti qe ka hyre aty duhet ta pyesi bythen mire. E shoqja e ka futur aty per ta provuar nese do ia dredhe perseri. Dhe kesaj radhe me video dhe figure si prove per gjykaten. E fali njehere. Ndoshta beri sikur e fali. E zgjuar eshte shume. Do ta nxjerri debilin me gisht ne goje nga martesa. Do ia marri te gjitha. O Ilir o gomar. Do perfundosh si Pirro Çako e Elton Deda, rrigeve te Tiranes si burbon rrugesh. Do te rrine kuvat nga mbrapa per ti hanger ato 5 lek. Ne fund do perfundosh ne azil. Keshilla ime: dil sa me pare prej aty!! Po duhet njeri qe llogjikon me koke dhe jo me koqe per te vleresu gruan dhe vajzen.