Merkel zbaton rregullat anti-Covid, shmang shtrëngimin e duarve me Von der Leyen

23 Tetor 2021, 15:00Bota TEMA

Kancelarja gjermane Angela Merkel është një ndër liderët botërorë që duket se ende vijon që ti zbatojë me përpikmëri rregullat anti Covid.

Mediat e huaja kanë publikuar së fundmi një video ku duket që Merkel gjatë prezencës së saj në një samit në Bruksel, ka refuzuar shtrëngimin e dorës me udhëheqësen e BE-së Ursula von der Leyen.

Nga pamjet duket sesi Von der Leyen i drejtohet kancelares gjermane për ta takuar, por kjo e fundit drejton vetëm dorën në formë grushti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje