Përplasje e përgjakshme në Greqi mes Policisë dhe një bande

23 Tetor 2021, 09:39Rajoni TEMA
Përplasje e përgjakshme në Greqi mes Policisë dhe një

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mesnatës mes efektivëve të policisë dhe 3 personave që ndodheshin në një mjet të dyshimtë në Perama të Greqisë.

Efektivët e policisë ndoqën për disa kilometra një automjet të dyshimtë, por gjatë momentit të ndjekjes ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre.

Nga përplasja me armë kanë mbetur të plagosur 6 efektivë policisë si dhe ka mbetur i vrarë një prej personave të dyshuar. Një prej të dyshuarve të tjerë në makinë është lënduar lehtë, ndërsa i treti ka arritur që të arratiset.

Efektivët janë dërguar për trajtim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

3 komente në “Përplasje e përgjakshme në Greqi mes Policisë dhe një bande”

  1. Lala i Lushnjes says:

    “Banda,, nuk kishte armë or tëj. 20-të vjeç qe ai që vran, dhe armë nuk kish as edhe njëri nga të tre. E bën shosh me pluma çunin kot fare, shumë-shumë do të ken patur ndonjë cigare hashish ( e them unë) . 7-të polic u arrestuan.

    1. 7 POLIC u plagosen jo u arrestuan…kta policet plagosen veten…po qellove policine shoshe me plumba e ke pak

  2. Oresti , nje emigrant ne Greqi says:

    Si kot fare ?? Po Policet e plagosur rende te skuadriles DIAS qe u cuan urgjent ne 401 ?? Se u goditen nga makina e ciganeve …..Apo ata i beri bushtra dhe ciganet nena …..Une nuk jam racist , se nuk ma lejon gjendja ime e te ndodhurit emigrant ne Greqi , ne shtet te huaj , po ciganet greke jane me te peshtiret , te gjithe te armatosur me karabina mbas sediljes …..provoje bej sher me ta dhe pastaj do vish te fjalet e mia ……deri atehere shkruaj si te duash …..demokraci kemi ku kush do shkruan si ti ngrihet …..
    Une punoj ne shteti Helen shofer prej 25 vitesh …..ciganet me ndaluan makinen me arme zjari dhe deshin te mernin mallin me vlere …..e hengra kondakun ne kok , ama sikur me pa perendia ne qiell dhe dergoi skuadren e policise DIAS , nuk u besoja syve , dhe mbushur ne gjak dhe isha i gezuar , asnje nuk e di se do shkonte puna sikur mos te kishin kaluar krejt rastesisht oficeret e policise , moren ambulancen ne telefon dhe me ndihmuan ……skam per ta haruar kurre …shoku , ske te drejte …..ata u ndoqen per shume kilometra , kush e di se nga i kan vervitur armet , eshte e pamundur , sigane greke te qarkullojne naten dhe te mos jene te armatosur…….ata 20 vjecaret te shuajn shtepine sot ……me fal qe u zgjata ……sinqerisht te kerkoj te falur ….tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje