Juristi i njohur, Vahid Lama që punoi për vite me radhë në paradhomën e kreut të regjimit komunist zbulon prapaskenat dhe të pathëna e Enver Hoxhës. Sipas tij diktatori ishte besnik i palëkundur i parimit “Partia mbi të gjitha”, nuk përfillte asnjë lloj asistence për problemet e ligjshmërisë dhe të drejtave të njeriut.
Në kujtimet e ndihmësit të Enverit zbulohen për herë të parë rrethanat në të cilat Hoxha urdhëroi shkrirjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Institutit të Avokatisë, argumentet absurde të këtij vendimitë mbrapsht dhe disa aspekte të panjohura të raporteve të diktatorit me krerët e institucioneve të drejtësië…
“HETUESINË TA ÇOJMË TE SIGURIMI!”
Një ditë të bukur mbërriti te Enveri një propozim i çuditshëm i ministrit të Brendshëm dhe një grupi të vogël të militantëve politik të Gjykatës së Lartë, sipas të cilit organi i Hetuesisë të mos qëndronte në varësi të Prokurorisë, por të varej nga Ministria e Brendshme dhe të drejtohej nga një drejtori e përgjithshme e Hetuesisë që do krijohej aty.
E shprehur ndryshe, ky lloj riorganizimi, organin e hetimit e nxirrte jashtë kontrollit të institucionit të cilit i mbetej vetëm të miratonte formalisht arrestimet e urdhëruara nga strukturat e Sigurimit. Pra çdo gjë mbetej në dorën e Ministrisë, që njihej si organi më represiv i shtetit. Kjo lloj reforme antikushtetuese në formë e përmbajtje filloi të ironizohej në popull, duke e njësuar drejtësinë e regjimit me atë të pushtimit osman.
Tani u bë si qëmoti, flitej me shpoti lart e poshtë: “Kush të rreh Kadiu, ku do qahesh – te Kadiu” I pari që kundërshtoi propozimin e Ministrit të Brendshëm ishte prokurori i Përgjithshëm, të cilin Kushtetuta e ngarkonte me përgjegjësinë e kontrollit të zbatimit të ligjit. Në reagimin e kryeprokurorit arsyetohej se po të veprohej ashtu sikurse propozonte ministri i Brendshëm, do të ngatërrohej rruga operative e zbulimit me hetimin ligjor dhe nuk do të merrej vesh ku fillonte njëra e ku mbaronte tjetra etj.
Argumentet e veta prokurori i Përgjithshëm i zgjeroi më hollësisht në mbledhjen e Byrosë Politike, ku u shqyrtua projekt-vendimi i ardhur nga kreu i Sigurimit të Shtetit. Po ligjërimi i tij, tërësisht profesional, ngjalli alergji te ministri i Brendshëm, i cili u çua pa mbaruar mirë fjalën kreu i Akuzës dhe filloi ta kryqëzojë se po shprehte para udhëheqjes së lartë të Partisë pikëpamjet e juristëve borgjezë, që i kishte grumbulluar rreth vetes në institucionin ku drejtonte.
Sakaq, në mbrojtje të ministrit hijerëndë u hodhën të gjithë anëtarët e Byrosë, pjesa më e madhe e të cilëve nuk ia kishte haberin çështjes që diskutohej. Në mbështetje të tij nuk vonuan të shfaqeshin edhe Hoxha me Mehmetin. Këta të fundit, me sa u kuptua aty, ishin dakordësuar më herët me propozimin e ministrit. Kishte nga ata që thoshin se ideja e kalimit të Hetuesisë në duart e Sigurimit, ishte ngjizur në kabinetin e Hoxhës…
“PROKURORI PASKA LAKRA NË KOKË!”
Si mbaroi hakërrimi i ministrit të Brendshëm, prokurori i Përgjithshëm, që vlerësonte antikushtetues riorganizimin e ri të organit të hetimit, u vu përballë rrebeshit të Hoxhës. “Ato që thua ti, shoku prokuror i Përgjithshëm, iu drejtua kërcënueshëm Enveri, nuk janë me vend. Me sa duket qenke pleksur me sofizmat juridike të juristëve të vjetër, që frymëzohen nga doktrinat borgjezo-revizioniste të së drejtës.
Këto janë gjepura bosh, që nuk i pranon Byroja Politike. Më kuptove? Nuk të prisnim të na vije me këto lakra që ke në koke, se shoku Ministër i Brendshëm jam i bindur që të ka sqaruar mirë. Bile, për projektin që na keni sjellë këtu keni rënë dakord bashkë, apo jo shoku ministër…”. Si tha këto, Hoxha u drejtua nga ministri i Brendshëm si për t’i dhënë forcë në sulmin ndaj prokurorit… “Natyrisht, shoku Enver, ndërhyri me djallëzi ministri, për këtë problem kemi biseduar bashkë, madje gjatë, por nuk e kuptoj përse ngul këmbë kaq shumë prokurori. Ai të shpjegohet vetë para jush për motivet që e shtyjnë në këto arsyetime antiparti…”
Kaq artikuloi kreu i dikasterit të Brendshëm me një ton motiv dhe u ul rëndë-rëndë. Sakaq, u çua prokurori dhe filloi të shpjegohet: Unë ia kam bërë me dije agrumentet e mia shokut ministër, bile jo një herë. Këtë bëra edhe këtu para Jush. Tjetër gjë nuk kam. Shoku ministër mundësisht të më sqarojë për çfarë “motivesh” e ka fjalën. Këtu jemi në mbledhjen e Byrosë Politike dhe nuk ka arsye të ruhen rezerva ndaj njeri-tjetrit. Kjo nuk i shërben mbarëvajtjes së punëve.
Aty për aty ndërhyri sërish kreu i Ministrisë së Brendshme: I kemi dëgjuar edhe herë të tjera predikimet e tua. Na ke ngopur me formula juridike. Këtu të kërkohet të reflektosh, sikurse të porositi shoku Enver… Pas kësaj, në sallë ra një heshtje, që u duk më e gjatë nga ç’ishte në të vërtet. Nuk foli njeri tjetër. Nuk guxuan madje të hapin gojën as anëtarët e Byrosë, që më herët kishin qenë të një mendimi me prokurorin dhe i kishin premtuar për ta mbështetur. E pashë kryeprokurorin të dilte i zhgënjyer nga mbledhja, duke rrudhur buzët e duke mbledhur supet. Ndoshta nuk e priste që argumentet e tij juridike të hidheshin poshtë kaq lehtë nga kryepolici i Shqipërisë.
Të nesërmen kur ndodhesha në zyrën e Hoxhës për një çështje tjetër, ai më pyeti: More, ç’ishte ai qëndrim i prokurorit të Përgjithshëm në Byro? Përse mban ai elemente borgjeze në Prokurori? E dëgjove ti shokun ministër? Nuk e ngriti kot këtë problem. Aty për aty u ndjeva ngushtë dhe nuk dija çfarë t’i thosha. Për mua argumenti i kryeprokurorit ishte i drejtë, por nuk mund të shprehesha. Po të flisja hapur, Hoxha do të thoshte: Edhe ti paske lakra në kokë.
U mendova pak për mënyrën si do të shpjegohesha dhe nisa të flas: Prokurori i Përgjithshëm është jurist i mirë, i përgatitur në shkollën tonë, rreth vetes ka shokë të aftë, që i njoh. Vetëm njeri prej tyre është i vjetër, ka mbaruar studimet në Athinë para luftës, por ka vuajtur në kampet e përqendrimit fashist, aktualisht
është një nga juristët më me nivel e më të kulturuar që kemi. Pastaj u mundova të shtjelloj arsyetimin rreth çështjes së debatuar gjatë, duke iu referuar argumenteve të juristëve më në zë që ishin shprehur deri atëherë.
Me organizimin aktual, shtova, Hetuesia do të jetë më e pavarur nga Ministria e Brendshme dhe më e angazhuar për drejtësi. Një moment, fjalën ma ndërpreu zilja e telefonit. Hoxha komunikoi disa çaste me dikë nga larg dhe u kthye sërish nga unë. -Ka pasur edhe mendime të tjera për vartësinë e organit të hetimit, i thashë aty për aty dhe fillova t’i rreshtoj alternativat e konsumuara në diskutime profesionistësh. “Jo, jo, asgjë nuk ka për t’u shikuar më tej, -ma preu shkurt me një farë nervozizmi Hoxha. -Ne atë e vendosëm drejt. Ishte dakord edhe kryetari i Gjykatës së Lartë.
Hetuesia do të jetë në varësi të Ministrisë së Brendshme dhe pikë! Po u zvarritëm në këtë çështje, juristët do na ngatërrojnë më keq akoma, sepse një pjesë e tyre nuk dalin dot nga shabllonet juridike dhe nuk i kuptojnë me zhdërvjelltësi ritmet e zhvillimit politik të vendit. Nuk na duhet fare doktrinarizmi shterp i tyre. Më kupton? Thuaji atij instruktorit, që merret me drejtësinë këtu në aparatin tonë, ta sqaroje mirë prokurorin e Përgjithshëm, që të mos na vijë më në forumet e Partisë me ato lakrat e mykura të juristëve të vjetër. Kaq ishte e mjaftueshme që Hetuesia të bëhej njësh me Ministrinë e Brendshme.
Sa dëme i solli ky organizim drejtësisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, pas disa vitesh do ta merrte vesh mirë edhe vetë ish-ministri i Brendshëm që e propozoi, i cili kur doli në gjyq ishte masakruar e tjetërsuar nga Hetuesia e Ministrisë së tij në atë mënyrë, sa me vështirësi mund të njihej. Sigurisht ai e kishte propozuar atë “riorganizim” për t’u bërë gropën të tjerëve, por ra edhe vetë brenda. Ky “riorganizim” hapi rrugën për hetime kundër mendimit të lirë dhe njerëzve që i shprehnin ato. Ka pasur hetues, për fat të keq, që u shndërruan në vegla të Sigurimit të Shtetit. Në vend që të udhëhiqeshin nga ligji në hetime, zbatonin urdhrat dhe porositë që jepeshin nga lart.
ABSURDI I DËNIMEVE
Vendosja e organit të akuzës në juridiksionin e Ministrisë së Brendshme i dha menjëherë frytet e veta. Për një kohë të shkurtër burgjet u mbushën me një fluks të jashtëzakonshëm të dënuarish politikë. Termi agjitacion e propagandë u bë tmerri i qytetarëve, të cilët për hiçgjë mund të përfundonin në qeli. Lajmet për dënimin e tyre, të cilësuar tashmë kundërshtarë politikë “spiunë” apo “tradhtarë”, Hoxha i priste me një kënaqësi të paparë. Subjektivizmi në politikën e goditjes tanimë arriti kulmin.
Dispozitat në fuqi përligjnin dënimin e cilitdo, me denoncimin e të paktën dy dëshmitarëve, shpeshherë të rremë, të përpunuar nga operativi dhe hetuesi i Policisë Sekrete, i cili jo rrallë vinte në pranga edhe qytetarin e thjeshtë me të cilin kishte marrëdhënie jo të mira. Rastet janë të shumtë, madje disa syresh amoralë e të neveritshëm. Mjafton të sjell këtu njërin prej tyre. Në kampin e Ballshit kishin çuar një të burgosur për “agjitacion e propagandë”. Ishte nga zona e Pezës.
Burrë i moshuar, rreth të 70-tave. Njihej për burrëri e forcë karakteri. Kishte qenë partizan në çetën e Pezës. Në kamp, kur e pyesnin si kishte qenë puna që e kishin dënuar, nuk dinte ta shqiptonte figurën e “krimit”, por shprehej në dialektin e tij ashtu si e mendonte: “Më dënuen për “haxhihasan e papagram” (nuk e dinte si cilësohej kjo figurë e veprës penale). Ai prekurori e donte mu në lule të ballit. Thojte demek, se unë paskam desh me i vu minat shtetit, kur e di gjithë Peza, se s’kam mbajtë kurrë mina, as në kohë të luftës, se nuk di me i përdor. Kam pas veç nji patllake e disa bumje të kuqe Italie. Po të kishte nevojë Shqipnia, prapë do t’i gjindesha përkrah, si në kohe të luftës, se ashtu e kam pasë dhanë besën.
Nuk e di kush më rrasi mrena kot së koti!”. E liruan para kohe plakun e gjorë. Me siguri dikush nga miqtë e tij kishte ndërhyrë për ta ndihmuar fatkeqin, atë plak të mirë e të ndershëm, që koha e vuri nën këmbët e saj. “Je i lirë të dalësh qysh tani nga kampi, se të ka ardhur dekreti i faljes”, i tha një ditë komandanti i repartit të “riedukimit”. “Mirë, mirë, po prit i herë, zotni komandant, ia ktheu ai, të takohem me shokët që kemi ndejt kaq kohë këtu. Do pres edhe turnin e dytë, se du me u përshnet edhe me ata. Vallahi janë djem të mirë.
Me më ndigju mue Enver Hoxha, asnji nga këta njimijë e ca burra nuk i mba të kyçun, se boll kanë vujte kot, por nejse…”. Të nesërmen, pasi u përshëndet përzemërsisht me të gjithë, u largua që aty, duke lënë pas urtësinë, respektin dhe mirënjohjen ndër të burgosurit politikë, që i deshi aq shumë ai plaku nga Peza që nuk e mori vesh kurrë pse kishte përfunduar në “shtatë penxhere”. Të tilla raste kishte me dhjetëra në atë fluks dënimesh të çuditshme…/ Panorama
Kjo qeleshe na pelqen Nje radiografi te qarte i bere Merren e shqyejne individin, ka palluar, ka sherbyer, ka marre rrogen Ky zoteri si Vahid Lame, shyqyr qe ka lene kete doreshkrim, dhe pa doza hakmarrje, te gjitha keto qe shkruan une i kam pare paralelisht neper dokumente dhe procesverbale. Sikunder eshte rasti me Petrit Dumen, qe ketej enveri e ledhatonte dhe ne prapaskene po i pergatiste arkivolin Jane dokumentat aty
Bandë çakejsh.
Davidi-kane qene jo vetem nje bande “cakejsh” sic i quani juve, por kane qene me keq se fashizmi, te cilin e luftuan dhe me pas e imituan duke bere qe per me shume se 50 vjet, te vuante nje popull i tere.
Me e keqja eshte se ka akoma nostalgjike per ate kohe, qe eshte pjesa me e erret ne historine tone dhe qe shperfytyroi cdo gje te paster qe populli shqiptar ka zhvilluar ne shekuj, sic ka qene BESA dhe NDERSHMERIA.
Ai regjim kriminal, transformoi shqiptarin e beses ne te pabesin; te ndershmin ne te pandershem dhe genjeshtar, qe dilte te deshmonte genjeshtra ne gjygjet e miqve e te afermve te tij, pasi keshtu shpetonte veten dhe familjen, qe te mos perfundonin nen persekutimin komunist.
Brezi im e ka jetuar ate kohe te frikshme, ku nuk dije se me ke te shkembeje nje mendim, pasi druheshe se mos ta interpretonin sipas deshires se shefave dhe perfundoje ne “hotelet” e Qaf Barit apo tunelet e Bulqizes.
Vait leshi lef si qen mashtron dhe vjell vrer se e futen ne burg per imoralitet kte pler burr , sot ben biografin e atij qe me kte nuk fshinte bythen por vaidi leshit i rrinte nga pas si zagar , sa pa u fut ne burg me te mirit ja kaleronte maman vaidi per Enverin , kur e plasen ne burg si legen si perdhunonte puntoren e zyres , u be antikomunist i flakt , te hodhi pidhi ne krahet e kapitilizmit me dhun o vaid.
Shqiptar-perse nuk i ve vetes nje emer qe te pershtatet me shume, si p.sh. “sahanlepiresi komunist”, apo “qeni qe leh” e te tjera si keto.
Nuk e di se cfare “krimi” paska bere Vahid Lame, pasi per te perfunduar ne burg ne ate kohe duhej shume pak ose aspak, se te tjerat ti “rregullonin” hetuesi me prokurorin, por ato qe thuhen ketu jane te verteta qe i dime te gjithe qe kemi jetuar kohen e komunizmit.
Po ti o vezhgues ku e ke emrin. A po vezhgon?
Sala-po zotrote c’pate? Puna jote ne se do qe te tregosh emrin e plote, mbiemrin dhe mbase edhe adresen e shtepise tende. C’ke me te tjeret …
O vezhgus letyra jeni ju qe i keni lepir bythen atij sistemi dikur sot beni antikomunistin , ky legeni qe shkruan esht denuar se e kan zen ne zyren e punes pa brek duke ber seks , mjaft na çat torraxhilen sikur ju kn ber padrejtesi kan qe llum prandaj i kan denuar , ti ose e ke me te degjuar ate sistem ose ke qen kontigjenti vaidit , sa per komunist gjej noj tjeter nga shpia jote se ju keni dal antikomunist te flakt sot dhe rrini mas bythes Saliut, ju dhembe verteta por nuk mbulohet muti me shurr .
Shqiptari-Po zotrote a mos ke qene duke i mbajtur pishen apo kandilin Vahid Lames kur e paskan kapur duke bere seks ne zyre? Apo ka qene duke shtypur mamane, motren apo gruan tende? Nuk dua te te ofendoj, por ndryshe nuk ka se si te spjegohet qe i ditke keto hollesira.
Ne ate kohe, mjafton te te vinin ne shenjester per te te denuar dhe vendin e kishe ke “hotelet” e Qafe Barit ose ne Bulqize. Vahid Lame edhe mundet ti kete bere ato per te cilat e akuzon ti, por mua nuk me duhet se cfare ka bere ai ne zyre, por ato qe shkruan nuk ka se perse ti veme ne dyshim, pasi edhe ne ate kohe qarkullonin ne publik keto lloj fjalesh per jeten e merhumit Enver.
Ne burgje, Enveri yt i dashur futi ajken e inteligjences shqiptare, qe ai mendonte se mund ti benin opozite dhe sidomos te gjithe ata qe e dinin se kush ishte Enveri dhe cfare kishte bere ne te kaluaren. Zotrote duhet te jesh ndonjeri prej atyre sahanlepiresve qe i puthnin prapanicen Enverit, ose pinjoll i ndonjerit qe i ndizeshin pellembet duke duartrokitur diktatorin, per te mos thene me keq, ndryshe nuk ka se si spjegohet qe na u merzitke zoteria jote per c’ka kam shkruar. Personalisht, as nuk i kam bere temenara atij sistemi dhe as nuk kam nevoje te bej antikomunistin. Thjesht jane vite te rinise time qe i kam perjetuar ngjarjet per te cilat flet autori dhe e di shume mire se si funksiononte makineria vrastare e Enverit.
Pune kriminelash komunista , me ne krye kriminelin kjofte largun Enver . Sala mos u shqeteso une thjeshte e urrej te keqen , djadhin , vrasesin e popuulit , ose ma sakte ate qe pati burgosur gjithe popullin , a nuk jetonim te rrethuar me tele me gjemba ?! pa asnje te drejte ne praktike , sepse ne teori ne ishim populli ma i lumtur ne bote . Dua te kujtoj se ai kriminel , Enveri nuk kje mjaftuar me burgosjen e popullit , por mas 80es pati burgosur edhe bagetite ne fshatra . Sala mund te pyesi si eshte e mundur burgosja e bagetive , ja qe pati ndodhur , e kujtoj qe shume familje per ti shpetuar syrit vigjilent te partise i paten futur bagetite brenda ne shtepi ,pa fole per burgjet e ferrit komunist , qe dihet se ishin ma se çnjerezore . E fundit ju tru shperlaret jeni te dashuruar me djadhin , me vrasesin , me te pa besin me racistin , me narcisistin me kjofte largun Enver ….Ky eshte nje ndryshim i pa krahasueshem mes meje e ty Saluk tru bunkeri …..
Kam pasur dikur nje mik , sepse sot un jam nje plak qe kaloi ate epok kur isha i ri dhe per fat te mir i shpetova asaj dore te hekurt sepse i qendrova larg kallove te asaj diktature te pameshirshme sadiste duarsh mbushur gjak te pafajshmish e te “pakujdesshem”! Rastesia me beri te njoh nje njeri qe punonte ne KQ e i bera disa sherbime shtepie ! Ishte nje njeri i respektushem ,e shum i zgjuar ! Mbas “permbysjes” vazhdoja te mbaja relatat e mira e pershendeteshim miqesisht sa her me takonte ta shifja ! Nje dit isha ulur e po pija nje kafe ashtu vetem sepse shoket e miqt e dashur ma,ashtu si dhe un u shperndam neper Bot e kur vim per te nxjer mall , rall gjeje miqt e nostalgjis ! Shof qe po kalon miku ne fjal ashtu edhe ai vetem dhe e ftova te pijm kafen bashk ! Pranoi e qe te mos zgjatem ,kur filloi te ngrohet pak biseda ,mora guximin dhe i thash : -Ke punuar dhe ne Kryeministri dhe ne KQ dhe e verteta kam pershtypje shum te mira e vazhdoj te ruaj respekt e thjesht per kureshtje e pa te keq dua te pyes cfar mendimi ke per ate klas ne pushtet te asaj kohe ! Pasi me pa drejt ne sy ,pa hezituar me tha: “Ata ishin nje tuf kriminelesh dhe Enveri kapo banda” !
Fatkeqesia e ktij populli esht se klyshet e atyre krimineleve vazhduan e moren pushtetin e u ben me te keqi se ata dhe kta e cuan me tej “vepren” se Shqiperin e zbrazen e varferuan,shqiptaret i vodhen i vran e i percan , ne emer te demonkracis dhe shiko sot si shkojn e ndjekin si dele te semura , vrastarin e shkatrimtarin e Kombit ! Ajo luft e klasave rrenqethese qe mbushi burgjet dhe kampet e internimit , u zevendesua me hajnin ,korupsionin gjigand e pasurimin e ksaj klase te re armiqsh , deri ne krim ,qe beri qe ky popull te haroj ate cka hoqi e te kerkoj perseri te kthehet ky sadist qe hengri miq e shok ! Mos u hani mes jush o te munduar se edhe kur na udha rasti ,perseri vrasesit plus hajdutet prum ne pushtet