VIDEO: Dy supergola, Kukësi mund Vllazninë dhe konfirmohet për titull

24 Tetor 2021, 15:52Sport TEMA

Vllaznia ka marrë humbjen e parë në kampionat teksa është mundur nga Kukësi në shifrat 2-0.

Ndeshja u zhbllokua nga perla e Shqiprim Taipit në minutën e 29. Më herët ishte Da Silva që kishte shpërdoruar një mundësi të artë.

Një ndeshje e barabartë mes dy ekipeve, por te verilindorët ishin më konkret.

Ndërkohë goli i dytë do të vinte nga Ndreca. Një tjetër realizim i bukur i mbrojtësit të Kukësit teksa të gjithë futbollistët po shihnin trajektoren e çuditshme të topit që hyri në rrjetë.

Pas këtij takimi, ekipi i Longos bashkangjitet me ekipet e tjera për të ndarë kreun e Superiores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje