FOTOT/ Grida Duma padit Kuvendin: Rama ka frikë nga hetimi, se e di çfarë ka bërë

25 Tetor 2021, 11:03Politika TEMA
FOTOT/ Grida Duma padit Kuvendin: Rama ka frikë nga hetimi, se e di

Partia Demokratike ka ngritur padi ndaj Kuvendit për mosngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për çështjen “Beccheti”.

Kanë qenë nënkryetarja e PD-së, Grida Duma dhe sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi të cilët depozituan pranë Gjykatës Kushtetuese padinë ndaj Kuvendit.

Në një komunikim për mediat, nënkryetarja e PD-së, Grida Duma shprehet se kryeministri Rama ka frikë të hetojë për këtë çështje pasi e di që e ka të humbur.

Sipas saj, Partia Demokratike do të luftojë që borxhin prej 120 mln euro që ka Shqipëria për këtë çështje, do e paguajnë shkaktarët e saj, dhe jo qytetarët.

“Fitorja e parë e PD-së është se treguan publikisht që nuk miratuan një komision hetimor sepse është një çështje e humbur.

Komisionet hetimore mblidhen me firmat e ¼ të firmave të deputetëve të Kuvendit.

Rama ka frikë të hetojë pasi e di se është përgjegjës dhe shkaktar për 120 mln euro borxh. E sigurt është që Shqipëria është e vonuar në shumë aspekte.

120 mln euro që duhet të paguajnë shqiptarët ku shkaktarë është Rama, duke influencuar tek gjykata shqiptare. 120 mln ne do luftojmë deri në fund që të mos e paguajnë shqiptarët por shkaktarët”, u shpreh Duma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje