Gjatë 24 orëve të fundit, Kosova regjistroi 3 raste të reja me koronavirus nga 1.298 testime, ndërsa 1 person ka humbur betejën me virusin.
Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur gjithashtu se në total numri i rasteve aktive është 438.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Nga 1.298 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.225.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 438”, njofton ministria e Shëndetësisë.