“Në Sarajevë ndihem si derrkuc në Teheran”, kështu thotë Milorad Dodik, lideri i serbëve të Bosnjës dhe anëtar i kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës. Ai kërcënon prej vitesh se do të shkatërrojë shtetin më fragjil të Ballkanit. Ai mban lidhje të ngushta me Vladimir Putinin. Oligarku rus Konstantin Mallofejev udhëton rregullisht para zgjedhjeve në “republikën serbe” të Bosnjës. Kozakë nga Rusia vizitojnë entitetin serb në Bosnjë.
Mediat lokale raportojnë se të rinj serbë nga Bosnja ushtrojnë në kampe ruse. Javën që po shkon Millorad Dodik solli në zyrën e tij në presidencën e Bosnjës në Sarajevë një fizarmonicist, i cili këndoi këngë folklorike serbe, kuptohet me tone nacionaliste – dhe krahas këngëve rrodhi edhe rakia. Dodik ka paralajmëruar se do të bllokojë kazermat e armatës së përbashkët të Bosnjës, do të dëbojë prokurorët dhe gjykatësit e shtetit të përbashkët, do të marrë kompetencat për mbledhjen e tatimeve.
Këto e kanë shtyrë revistën gjermane “Der Spiegel” të alarmojë opinionin gjerman me titullin: “Kujdes, në Ballkan kërcënon një konflikt i ri”. Sipas “Der Spiegel” çfarë po ndodh në Ballkan mund të ketë pasoja dramatike për Europën. Rajoni nuk është para shpërthimit të luftës, por ngjarjet janë kërcënuese: në Bosnjë lideri i serbëve Millorad Dodik synon të hedh poshtë rendin e pasluftës dhe ta shkëpus pjesën e dominuar nga serbët, shkruan “Der Spiegel”.
Revista gjermane kritikon ashpër Bashkimin Europian, duke akuzuar se faktikisht nuk është i pranishëm në Ballkan. BE, sipas “Der Spiegel”, në rajon nuk bën asgjë, nuk ka plan, nuk ka as politikë. Kjo do t’i hakmerret BE-së. “Sepse së pari politika e jashtme e BE-së është përgjithmonë është komplet jokredibile nëse as në Ballkan nuk mund të bëjë diçka – dhe atje toleron Rusinë dhe Kinën të veprojnë. Fakti që BE nuk po i ofron kurrfarë perspektive vendeve të Ballkanit, ndikon në acarimin e këtyre ditëve. Dhe së dyti: pasojat për pjesën tjetër të Europës as që mund të merren me mend nëse atje sërish do të ketë përballje të armatosura. Kjo s’mund të përjashtohet”, paralajmëron “Der Spiegel”.(E.Robelli)
Kur vende dhe massmedia te BE akuzojne BEne, atehere jemi ne limitet e absurdes dhe jane gjera per te mos thene asgje. Faje pa fajtoret. Akuza mbi dicka formale qe si prish pune askujt.
Pra gjerat nuk shkojne! Po diskretitohemi boterisht si Europe impotente dhe joserioze, le tja hedhim fajin BEse se nuk i rruhet askujt! Keshtu duket sikur bejme autokritike. Mjafton qe fajtoret e vertete si Makron apo sharlatanet e tjere te mos zihen me goje!
Kina e shfrytezon paqen per te ndertuar. Nuk humb asnje dite per te farketuar superfuqine e saj. Pergatitet ne cdo drejtim per nje te perballuar nje te neserme ne nje bote te pasigurte.
Ndersa sharlatanet e Europes, tregojne gjithmone e me shume dekadence morale. Mungese objektivash. Mungese strategjie per te ardhmen. Ngrirje te cdo problemi me dekada, pa asnje perspektive zgjidhje. Mungese deshire per tu impenjuar. Mungese serioziteti. Impotence dhe demagogji puritaniste per tju fshehur pergjegjesive.
A thua se koha e majmjes se tyre nen sqetullen e Amerikes nuk do marre fund kurre?! A thua se koha pret budallenjte?!
Nje BE i dobet dhe i percare, kenaqesia me e madhe per Putin. Pansllavizmi nuk vdiq me Jugosllavine, ai eshte gjalle ne te gjitha zemrat e sllaveve ne BE… edhe kur duket sikur fle, e zgjon investimi i mama Rusise. Pas Bullgarise, dikush tjeter do te nxjere “yckla nacionaliste”per te penguar plotesimin e projektit final te BE,qe po lekundet nga Sllavopolaket,sllavobullgaret dhe te tjere ish pordhanjose tè lindjes komuniste. Keshtu nuk è ka te gjate BE.