Asnjë viktimë nga koronavirus në 24 orët e fundit në Kosoovë, regjistrohen 16 të infektuar

23 Tetor 2021, 15:57Rajoni TEMA

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 16 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.

Gjithashtu MSh ka njoftuar se 33 pacientë janë shëruar, ndërsa në gjithë vendin aktualisht 464 raste aktive.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës.

Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.280 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.184.  Në total numri i rasteve aktive është 464.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje