Vazhdon që të mbetet mister shkaku i humbjes së jetës së 4 turistëve rusë në një hotel luksoz në Qerret të Kavajës.
Prokuroria e Kavajës ka kërkuar ndihmë për kryerjen e analizave të ujit dhe nivelit të klorit të hedhur në pishinë, një kompanie të huaj.
Kjo kërkesë vjen pas përplasës që pati organi i akuzës me Institutin e Shëndetit Publik.
Ky institucion e ka cilësuar problematike dhe të gabuar marrjen e mostrave, për të kryer analizat. ISHP pretendoi se të dhënat nuk ishin marrë në mënyrën e duhur dhe kërkoi nga organi i akuzës që të bëhej ripërsëritja e marrjes së provave.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 15 Tetorit ku në mënyrë të mistershme humbën jetën 4 antarët e një familjeje Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe. Prokuroria ka dyshime se ata kanë gjetur vdekjen për shkak të klorit të përdorur për të pastruar pishinën.
Ekspertiza paraprake e Institutit të Mjekësisë Ligjore ka përcaktuar si shkak i vdekjes dyshohet që të jetë asfiksia. Ndërkohë që rezultatet përfundimtare për të përcaktuar shkakun e vdekjes nuk kanë dalë akoma.
Trupat e pajetë i janë dorëzuar familjarëve dhe u nisën nga ambasada ruse përmes një fluturimi të rregullt. Selia diplomatike ruse në Tiranë njoftoi zyrtarisht se në bazë të ligjeve të tyre trupat e pajetë mund t’i nënshtrohen një autopsie të dytë.
Po ashtu nga ana tjetër ambasada la të kuptohet se edhe nga autoritetet ruse do të kryhej një tjetër hetim paralel. Prokuroria e Kavajës e ka regjistruar dosjen si vrasje në rrethana të tjera cilësuese.
Nuk ka asnje semundje ku 4 vete vdesin si me susute ne te njejten kohe pervec asfiksise nga karboni ose helmimi, Prokuroria duhet te kish urdheruar shembjen e asaj gijotine vrasese qe quhet palo hotel, po si duket pronari ka nxituar dhe paguar per tymnaje.Vend rrumpalle Ska te ardhme me kete mentalitet
Nje mendim i thjeshte sugjerues per punen e eksperteve toksikologe :
1- Room fresheners (=aromatizues te dhomave) . “Essentially , they are AIR POLLUTION ” , Dadd argues . Up to 20% of all people (and 34% of the asthmatics) say they have had headaches , trouble breathing or other problems after inhaling room sprays, says researcher Anne Stainemann , Ph.D. professor of civil and environmental engineering at the University of Washington in Seattle , (U.S.A.)
* To get smells out of soft materials like sofas , Dadd advises , spritz on straight VODKA from an atomizer .
2- Kerko per te lexuar ne kompjuter : “How Air Fresheners Are Killing You” .
3- Kerko per te lexuar ne kompjuter : “Odors and your health” , tek : http:/www.odh.ohio.gov/odhprograms/eh/hlth as /FactSheets.aspx
Nuk kuptohet qe nje ngjarje kaq e rende sa kjo i lihet ne dore nje prokurorie te rendomte si ajo e Kavajes…
Ne kete ngjarje shteti duhej te ngrihej ne kembe dhe i pari qe duhej te ish ne vendngjarje do te ish prokurori i pergjithshem… sigurisht dhe strukturat e larta te policise…
Prokuroria e kavajës di vetëm të vjedhi dhe fallsifikoi,nuk di të bëjë analizat e ujit.
Analizat i bente gjyshi ke stacioni treni me katruve.