Në burg nga “uria” për bukë: I riu vodhi dy kalcone dhe një molto, pas tre vitesh përballë drejtësisë!

23 Tetor 2021, 10:23Kronika TEMA

Alo policia? Dikush më ka vjedhur në dyqan. Ishte kjo telefonata në sallën operativë të Policisë së Tiranës, e cila mbrëmjen e 15 dhjetor ka alarmuar blutë e komisariatit 4.

Teksa një patrullë mbërriti në subjektin e shtetasit A.Bakollari, ajo që zbuloi ishte se një i ri kishte vjedhur në furrën e tij dy kalcone dhe një molto duke u larguar me vrap, bën me dije Report TV.

Shuma e ushqimeve të vjedhura në vlerën e 200 lekëve u kthye në procedimin penal, ku pas tre viteve Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin e autorit të dyshuar 21 vjeçarit F.Ogiçi.

Sipas dokumentave të siguruara nga Report TV, Ogiçi rezulton një person me precedent penal dhe i njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi ndaj ti ndër vite ka edhe 6 dënime për vepra të ndryshme penale, përfshi vjedhjen e trafikim canabisi.

Ai kishte mundur ti shpëtonte arrestimit ndër muaj e vite, por uria për bukë e çoi pas hekurave, duke bërë që i riu të shlyej dënimet e mëparshme si dhe të përballet me drejtësinë për vjedhjen e 2 kalconeve dhe një molto.

E teksa proçedurialisht kosto e një procesi të tillë me angazhimin e policëve, prokurorisë e gjykatës shkon minimalisht në 35 mijë lekë të rinjë pa llogaritur ditën e qëndrimeve me 50 euro ditë në paraburgimt të të riut, ironia e ligjit është procedimi i tij për vetëm 200 lekë.

I pyetur gjatë hetimeve i riu ka treguar se gjithcka e ka bërë nga uria për ushqim dhe do ja rikthente shpejt lekët fqinjit të tij, po denoncuese ka shpjeguar se edhe më herët Ogiçi ka vjedhur në furrën e tij deri tek celulari por e ka falur se i vinte keq.

11 komente në “Në burg nga “uria” për bukë: I riu vodhi dy kalcone dhe një molto, pas tre vitesh përballë drejtësisë!”

  1. Hasoni says:

    Epo të marrësh policinë në tel per 2 byrekë QJ!
    Jemi popull i babëzitur pa asnjë respekt per jeten dhe pa pike humanizmi

    1. aaaaa says:

      Problemi eshte te veprimi,pamvarsisht vleres…duke vazhduar ne kete menyre ai neser mund te kryej vjedhje me dhune deri ne vrasje,,,prandaj me e ndershme eshte qe thuaji tjetrit qe jam i uritur dhe nuk diskutohet qe ai do te japi dicka.Ne Itali dhe Europe ne pergjithesi restorantet,dyqanet e bukes dhe ushqimoreve,etj kane edhe nje sasi te kufizuar ushqimesh falas per njerze ne nevoje( listat jane dicka tjeter),keshtu mund te veprohet edhe ne Shqiperi.

    2. Ura e tabakve says:

      Po pse mer Hason vllai , nuk e lexove artikllin deri n’funt ? Ky miku e paska pas ves t’vjedhmen , qeka perserites. Po qeka ene çun me seder i paska pas ardh zorr me e lyp i kafshat buk prej uris. Ene si çun me seder qi qeka ju paska vu punes me e rrubat i simite . Se vallaj 21 vjeç e ne t’vdesh per buk e kjo s’osht pa e nigju . Mase i shkreti ka qen tu bo stervitje me gjet nuse . Thon se anej ka nohija e Jugut po nuk je i zoti me vjedh nuk t’japin nuse. Vallaj knej ka nohija e Tirones po ta lypesh i çap buk harrom i qoft atij qi s’ta jep. Nuk e di ka osht ky moderatori se bo vaki osht jugor ene i njelet hatri e nuk e publiko komentin . Sidoqoft t’majt shnetja o Cono !

    3. k says:

      Paska pësuar fatin e Zhan Valzhanit.Shpresojmë të ketë edhe të ardhmen e tij.

  2. Predatori says:

    Ky është një sukseseve më të mëdha të drejtësisë se re. Ky rast madje ja kalon edhe atij ku SPAK çoi për gjykim rastin e një shoferi që tentoi t’i japë rryshfet 5.000 Lek një polici.
    Për këtë vit prokuroria e posaçme e ka realizuar planin. Presim ndonjë deklaratë nga Selia në Rrugën e Elbasanit për këto arritje madhështore që juatifikon investimin disa-milion dollarësh në sistemin e drejtësisë.

  3. Tironci says:

    Po tup te keni o faqezinj çfardo te ket ber , kur njeriu ne vitin 20021 vjedh diçka per te ngren , ktu gjykata duhet te ndaloj xhdo procedim penal , dikush do te thot denohet xhesti , xhestin denohe ne rastin e duhur jo ne ekstremin e uris , o pisa qe keni vjedhur miliarda bashk me to dhe te ardhem e ktij djaloshi qe kto qe ben i ben se esht i abandonuar nga shoqeria dhe qeveria turpi e mbuloft drejtesin .

  4. Suksese te metejshme says:

    Cdomethene calcone dhe molto o shoke se une vetem shqip di dhe nuk kam zbrit akoma ne Tirane…

    1. Tetovari2 says:

      Edhe unë di vetëm shqip e se kuptoj!Ndoshta është ndonji standart i ri e gjuhës shqipe.Le të na përgjigjet dikush!

  5. Bobi says:

    Ca jan keto budalliqe qe ndodhin ne shqiperi, ne evrope po vodhe ne super market furre ushqime per te ngren ste con njeri ne gjyqe dhe aqe me pak te denojn.

  6. demokrati says:

    Valzhan shqiptari si Te Mjeret e Hugo.

  7. taso kume says:

    Ligji eshte njesoj per te gjithe dhe nuk vihet ne diskutim por….jashte SHQIPERISE shikojme neper lajme se policia e kap vjedhesin ( barketharin),e keshillon dhe demin e pagojne vete policet nga xhepi,por ne SHQIPERI kjo lloj filatropie nuk njihet nga policia dhe me keq nga pronaret,dhe mos pagoje me gjyqe LIKE FLORIRI e ta pagoje BARKETHARI me duket absurde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje