Vdekja e turistëve rusë, punonjësi i pishinës: Hodha vetëm një gotë klor në 60 tonë ujë

21 Tetor 2021, 18:01Kronika TEMA

A2 CNN ka siguruar dëshmitë e dy prej punonjësve të hotelit në Qerret të Kavajës ku humbën jetën tragjikisht 4 rusë të së njëjtës familje.

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një javë më parë grupi hetimor mori në pyetje dhe punonjësin e pishinës personin me iniciale N.H. i cili tha për hetuesit se si çdo ditë ai bënte pastrimin e pishinës në të cilën ka hedhur vetëm një gotë me klor:

“Jam punëtor ndërsa procedurën ma ka mësuar punonjësi para meje duke më treguar dhe protokollin. Pastrimin e bëj çdo ditë në mëngjes. Fillimisht e bëj me pompë dhe me fshesë të posaçme.

Më pas, në fund bëj lavazh filtrat e pishinës dhe hedh vetëm një gotë me klor në pishinën e cila mban 60 tonë ujë.

Si çdo ditë edhe me 14 tetor bëra pastrimin në orën 8 ose 8:30 të mëngjesit ku në kanalin kullues hodha një gotë klor”, tha ai.

Veç dëshmisë së punëtorit të pishinës, i cili mesa duket hedh poshtë dhe variantin e pistës së toksifikimit nga klori, dëshmi para hetuesve dha menaxherja e përgjithshme e hotelit.

Ajo tha se turistët prej një jave qëndronin në hotel, ndërsa kishin marrë me qira një automjet.

“Shtetasit kanë qëndruar një javë në resort. Turistët e kalonin kohën më shumë jashtë hotelit sepse kishin marrë me qira një automjet.

Më 14 tetor, ata kishin rezervuar në recepsion që të përdornin SPA. Në orën 18:00 kontrolluam pishinën, temperaturën e ambientit, higjienën e çdo gjë më është dukur në rregull. Çdo gjë sipas kushteve dhe parametrat ishin brenda normave. Sipas termometrit temperatura shënonte 27 gradë.

Turistët hynë në SPA në orën 20:30. Punonjësja e recepsionit H.K së bashku me sanitaren shkoi 30 minuta më pas në orën 21:00 për t’i pyetur nëse kishin nevojë për të pirë diçka.

Më pas në orën 21:40 minuta sërish me sanitaren shkoi punonjësja e recepsionit kur i pa turistët pa shenja jete”, tha menaxherja e hotelit, Xh. P.

Ngjarja ngre pikëpyetje të shumta në një kohë që nga dosja hetimore, por edhe dëshmitë e punonjësve hedhin poshtë disa prej pistave te mundshme. Grupit të hetimit një ditë më parë iu kthyen mbrapsht dhe mostrat e ujit pasi rezultojnë të marra jo sipas kushteve të duhura për t’u analizuar.

5 komente në “Vdekja e turistëve rusë, punonjësi i pishinës: Hodha vetëm një gotë klor në 60 tonë ujë”

  1. Salikoqja says:

    Arnaute injorante! I mbytet me klor! Buldozerin asaj ngrehine te mallkuar bashke me pronarin brenda!

  2. I kujt eshte Hoteli dhe perse kaq lajme kontradiktore
    perse media shpif dhe mashtron Opinionin ,ne lidhje me gjithcka edhe me Klorin ?
    Po tani qe ky punonjes deklaron se ka hedhur kaq nji gote gram klor per kaq 60 ton uje ,
    qe kriminalistika nuk e deklaroj ,
    por la medien te shpretheje ne genjeshtra gjasme deshmitaresh
    – shperthim Klori ,
    per te larguar gjasme aromen e tymosjes se Mariuanes ,
    qe edhe sikur te ishte e vertete , viktimat nuk do ishin aq te rrehgullt ne qendrimet e tyre
    te vdekur ,
    por te shndruar nga perpjekjet e mungeses se frymarrjes e shqyer surratin si xombit
    o ju dhjefsha Prokurorine e mediet qe jane bere Kanceri i asaj shoqerie

  3. John-Toronto says:

    Logjika qe po te ishte klor viltimat do kishin levizur nga sikleti i frymmemarrjes, qendron 100%. Ky rast 99.99% eshte asfiksim nga CO i ndonje ngrohesi te saunes. Nje rrjedhje e gazit CO, por nuk duan ta thone. A ka patur CO detektor ne ambjente, ta thone. Me siguri nuk ka patur, sepse ky eshte standarti qe kane sjelle qeverite ne Shqiperi per fat te keq. Jo siguri jete kudo. E frikshme te kalosh pushimet ne Shqiperi.

    1. Nga larg says:

      ju keni shume te drejte, dhe me cfare eshte raportuar ajo duhet te jete pista kryesore e hetimeve. Por atje mor lum miku as nuk e dine cfare eshte helmimi nga CO, specialistet e se shkuares nuk jane me. E mbani mend ate ciftin e ri ne Librazhd a ku ishte qe thane mjeket kane helmuar veten me fotoksine dhe futen familjet ne gjak, kur ata fjeten me mangallin me qymyr ne dhome

  4. k says:

    Kur Aisha student,punoja ne nje pishine dhe e masnim nivelin e clorit 3 here ne dite.
    Nuk ja hidhnim tafti-bafti.
    Shkoni more palaço mbillni ndonje rrenje damote,çju duhet hoteli lluksoz ju,
    me more në qafë njerezit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje