Prokuroria e Tiranës lëshoi ditën e djeshme katër urdhra arrestimi për tre punonjës policie të Tiranës, të cilët janë kapur në shkelje duke shpërdoruar detyrën. Por, më shumë se sa akuza, lajm përbën shkaku se përse policët janë përfshirë në këtë shkelje.
Në dosjen e prokurorisë, të siguruar nga gazetari Ermal Vija për abcnews.al, rezulton se polici i arrestuar Durim Murja është telefonuar me datë 8 gusht nga kolegu i tij Jon Burri, i cili i ka kërkuar të dhëna në lidhje me pronaren e një makine që ai e kishte parë në lavazh.
Jon Burri i kërkon Murjas të dhëna në lidhje me identitetin, numër telefoni dhe të ngjashme për vajzën me inicialet A.C, pasi e kishte pëlqyer shumë kur e kishte parë teksa kishte çuar makinën në lavazh.
Sipas prokurorisë, fillimisht Murja ka hezituar, por pas ngulmimit nga Jon Burri ka pyetur kolegen e tij Matilda Hamollari që t’i ofrojë të dhënat në fjalë. Hamollari dhe Murja i sigurojnë të dashuruarit me shikim të parë Jon Burri të dhënat e vajzës në fjalë duke kryer një shkelje të rëndë të ligjit mbi të dhënat personale, krahas shpërdorimit të detyrës.
Prokuroria ka pyetur edhe vajzën që kishte fiksuar policin, por ajo është shprehur se nuk ka autorizuar askënd që të kontrollojë të dhënat e saj në sistemin e targave të policisë.
Nisur nga shkelja në fjalë, prokuroria ka lëshoi urdhër arresti për efektivët e policisë:
Durim Murja -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Jashar Shehu -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Arjan Balla -Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Ndërkohë, Matilda Hamolli, pjesë e patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, ndodhet në arrest shtëpie.
Cfare cakallesh paska kjo bote….. ne mes te Tiranes dhe nuk ngopen me pidh njerezit…. komplet te mbaruar si njerez dhe komplet te mbaruar si police profesionale…. Mizerje
Por jo mor jo, kjo eshte e tepert ! Arrest me burg per kete gje eshte vertet e tepert. Shume , shume , mund te pushohen nga puna , te perjashtohen nga radhet e policise dhe hajt’ udha mbare. Nuk eshte se kjo gje pati pasoja ne jeten e kesaj vajze. Ok , dihet qe ka shume police qe nuk e meritojne te jene ne radhet e policise.
Qe kane kryer shkelje eshte e qarte, por qe te futen ne burg dhe te behet ndjekje penale me duket ekzagjerim. Per me teper ne nje polici qe ka lene nam dhe po le cdo dite me police qe bashkepunojne me trafikantet e droges. Keta te fundit ai fusni dot ne burg? Gjithmone kur hedhin ne media shashka te tilla behet per te mbuluar pislleqe te tjera.
Domethene ai manjaku qe kerkoi te dhenat shpetoi, vetem keta loqet qe ja dhane e hengren? Mire, mire, goxha mire.
Arresti eshte iditotesi ne kete rast. Heqje nga puna po. Asnje dem nuk u shkaktua askujt pervec abuzimit te detyres.
Edhe Sigurimi i i Shtetit ka qenë më tolerant ndaj shkeljeve të lartpërmendura!! Po pse nuk merret SHÇBA me drejtorët e kufirit dhe shefat e qarkullimit rrugor që u bie muaji jo më pak se 10 mijë euro nga korrupsioni dhe abuzimet me detyrën?!! Paska shpërdoruar të dhënat personale të një njeriu kur jemi bërë që të ndërrojmë çdo muaj telefonin, numrin e të cilit na r shesin kompanitë tek shitësit e dyshekëve që na çanë trapin!!
POlici ishte beqar apo i martuar? Po te jete beqar, çfare te keqe ka; une kam lexuar libra dhe kam pare filma “dashuri me shikim te pare” dhe kjo eshte terbim fare. Nje te ngulitur dhe do te vdese njeriu. Tani te verifikohet, ne qoftese e ka seriozisht, ti propozoje vajzes, po se nuk do ajo te terhiqet dha kaq. Perse duhet ta arrestosh tjetrin se dashuron nje vajze me mend pa e prekur me dore?! KJo demokracia lejon kurvellekun dhe pornon dhe nuk lejon dashurine.
Turp i madh për gjith këto arrestime koti. Pse nuk merreni me shefa krimesh ku i kan pa ba shpit vila në maj të qytetit studenti, apo spo doni me çjerr ftynat tuja. Shkoni se po ju diftojn nal ke qyteti studentit se kush po ban beun e kodres me tana nji at vilë me rrog pulici. A jeni të tan të marr, noshta ka ken nji ajo varza dashnorja kujt si asht ma nalt jush në pozit. Marre, shum marre, me dexheneru nja shtu si me i ba sikur kan ba namin, marre se nuk merreni me ara si bajn vila mes jush.