Vdekje aksidentale, vrasje nga pakujdesia apo vrasje në rrethana cilësuese, është ky misteri që mbetet ende i pazbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi javën e kaluar në Qerret, ku u gjetën të vdekur 4 turistë rusë, anëtarë të së njëjtës familje.
Lidhur me këtë çështje dy ekspertë të ndryshëm janë intervistuar nga “Fax News”, të cilët kanë deklaruar që mund të kemi të bëjmë me një vrasje me agjentë biologjikë, edhe pse në ditët e para kjo dukej më së shumti si një histori konspiracioni.
Eksperti i rendit, Fatjon Softa dhe ai i kriminalistikës Ervin Karamuça, propozuan që për hetimet e kësaj ngjarje Shqipëria të kërkojë ndihmë dhe nga NATO, pasi në vendin tonë mungojnë laboratorët e specializuar për trajtimin e rasteve të tilla.
“Ne e dimë që ka pasur shumë problematika me politikanë rusë që kanë humbur jetën në shtete të tjera. Ne e kemi për detyrë që të ndriçojmë mendjen e të gjithëve, ne jemi një pikë nevralgjike në Ballkan, por duhet të kemi raporte të sakta të policisë për ti qëndëruar kësaj teze”, tha Karamuça.
Ndërkohë që Softa u shpreh se e përjashton pistën e asfiksisë, duke marrë parasysh se të paktën njëri prej viktimave do të kishte mundësi që të kërkonte ndihmë, dhe vdekja nuk mund të kishte ndodhur në të njëjtën kohë.
“Ka raste si asfiksia në sauna, përdorimi i klorit të tepruar, pista e ushqimit që kanë konsumuar. Por për mendimin tim ngjarja nuk ka ndodhur për shkak të asfiksisë, nuk mund të vdesin 4 veta në të njëjtën kohë, një mashkull është më i fortë fizikisht se një femër, unë mendoj që do të jetë diçka jashtë saunës, jashtë pishinës, duhet të shihen nëse janë faktorë të tjerë biologjikë.
Janë elementë që nuk mund të kapen përmes autopsisë. Klori është një substancë, që ne e pimë, edhe pse në sasi të vogla. Unë e përjashtoj këtë pistë, shpreh shqetësim që policia shqiptare duhet të ketë në dorë të gjitha provat, përfshirë kamerat e sigurisë në hotel. I mbetet hotelit pjesa që kanë vdekur aty”, u shpreh Softa.
Eksperti Karamuça tha më tej se në rrethanat në të cilat është zhvilluar kjo ngjarje, çdo person duhet trajtuar si i dyshuar dhe se çdo provë mund të merret bnë shqyrtim, përfshirë edhe klientë të tjerë që mund të kenë qenë të pranishëm në hotel në të njëjtën kohë me familjen nga Rusia.
“Në fakt unë nuk kam një informacion zyrtar, shumë vende aplikojnë informacionet paraprake, ne nuk e kemi si kulturë këtë, mund të ketë abuzime nga persona dashakeq me këtë boshllëk që krijohet. Çdokush në këto rrethana mund të targetohet dhe si i dyshuar, duhet të krihen të gjitha kompenentët në vendngjarje, që mund të kenë shkaktuar vdekjen e këtyre personave.
Mund të kontrolloheshin të gjithë klientët e hotelit, sendet e tyre, aksesorët e tyre. Të kontrollheshin edhe koshat e plehrave jashtë hotelit, dhe shkëmbim i vazhdueshëm i informacioneve me Maqedoninë e Veriut”, u shpreh eksperti.
Ndërkohë për Fatjon Softën është shumë e rëndësishme që të merret i gjithë regjistri i komunikimeve elektronike të viktimave, për të parë të gjitha kontaktet e tyre veçanërisht në ditët e fundit.
“Unë mendoj se hetimi është dhe duhet të jetë i plotë, në konceptin tim për sigurinë, duhet të ketë kontroll të të gjitha kontakteve të tyre, mesazhet që kanë shkëmbyer, i gjithë regjistri i komunikimeve elektronike, vetëm në këtë mënyrë mund të gjendet ndonjë kontakt i dyshimtë”, tha Softa.
Karamuça vijoi më tej duke thënë se ngjarja në fjalë nuk mund të hetohet vetëm nga prokuroria e Kavajës dhe se duhet të shtohet personeli që merret me zbardhjen e vdekjes së katërfishtë. “Mund të shtohet personeli që merret me këtë ngjarje, dhe të mos jetë vetëm në juridiksionin e prokurorisë së Kavajës. Nëse marrim versionin që nuk dua të jetë aspak konspirativ, që mund të jenë përdorur agjentë dhe vektorë, ne nuk i kemi këto laboratorë për ti identifikuar.
Ne jemi vend anëtar i NATO dhe kjo ka një garanci shumë të madhe, kemi të gjithë të drejtën që të kërkojmë ndihmë, pasi NATO ka 2-3 laboratorë për këto elementë kaq specifikë. Nuk mund të themi që në 24 orët e para që kjo është vrasje, gjatë rrugës mund të kemi një version tjetër, shpresoj që të mos kemi të bëjmë me vrasje”, u shpreh Karamuça
Ndërkohë që për ekspertin Fatjon Softa nuk mund të përjashtohet asnjë prej pistave, sa kohë që edhe autopsia paraprake nuk ka çuar drejt një indicie të re sa i takon hetimeve.
“Nuk mund të përjashtohet asnjë prej pistave, humbja e jetës së tyre në mënyrë enigmatike, nga autopsia nuk është nxjerr ndonjë element i veçantë, pista e vrasjes në rrethana cuiklësuese është ngritur me të drejtë nga ana e Policisë.
Shqipëria nuk i ka detektorët e nevojshëm që të bëjë identifikimin e agjentëve biologjikë, nëse themi vrasje në rrethana të cilësuara, kjo kërkon ekspertizë edhe nga jashtë, për të shkuar drejt herimeve të tjera”, përfundoi Softanë lidhje me ngjarjen e ndodhur në Qerret.
Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e të premtes, rreth mesnatës, ku viktima janë çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.
Keta do kene bere ndonje piknik dhe do kene ngrene kerpudha te helmuara si ajo familja tjeter
Hoteli sbesoj se esht pergjegjes. Ata sa kishin mberritur Ose i kane eleminuar me ndonje gje
nqs per cdo hetim e vrasje merren Specialiste te fushesh nga Jashte vendit ,
atehere ,
Kto institucione qe mbulojne kte fushe ne Shqiperise Kriminalistiken Prokurorine Spak ,
qe paguhen ne Miljarda ne Muaj si institucion ,per kte pune
dhe ngrohein koqet gjate gjithe karieres e nuk jane te afte te zbulojne asnji Krim ,
atehere e para duhet te kthjene Taksapaguesit Shqiptare Miljardat prapsh dhe e dyta kto institucione duhet
te mbylen sepse jane thjeshte nji Mashtrim me vjedh Popullin !!!!!!!!
–
Cfar mut shteti e sistemi po jetojme ne kto 30-vjet ?
Te Fake Institucioneve qe vecse pasurohen si Sheike nuk afrojne asnji lloj Drejtesie e varferojne popullin
kjo eshte Skandaloze
kjo eshte Deshtim i Demokracise ,ose kjo qe na pruri Bota Mike nuk ka te bej fare me Demokracine
sepse ne Politike e kudo ke vetem kriminele dhe hajdute si psh presidenti dhe llallat e Spak Putanave
Rruges per ne Maqedoni 15 tetor kane ndaluar ne Librazhd. A Jane takuar valle me ata te foltores se Korces???
Keta jane eliminuar nga ndonje sherbim sekret, pse ne shqiperi , dhe per cfare kjo eshte pyetja , qe sdo kete kurre pergjigje te vertete.
ka te drejte komentuesi me siper ,pavaresisht se jane injorante si dreqi ,por ketu mund te kene dore amerikanet ruset serbet apo ndonje nga vendet fqinje..keshtu qe menduan t ia lene topin natos , qe sigurisht mund te nxjerrin ndonje version rus
Eshte e turpeshme te thuash EKSPERTI FATJON SOFKA…. ky person jo vetem qe nuk ka qene kurr i tille sepse ka punuar me forcat e nderhyrjes se shpejt qe ska lidhje fare me ekspertize….. Nje ngjarje kaq e rende te lihet ne dore te keti “eksperti” eshte nje ngjarje tjeter e rende….. Faji eshte i mediave qe therasin njerez te tille, ka plot eksperte kriminalist te dale ne pension me grada shkencore qe mund ti merni…
Katër persona me mosha të ndryshme ,gjini të ndryshme.fizik të ndryshëm të vdesin në të njëjtën kohë pa bërë dhe lëvizjen më të vogël por të ngrirë si me shkop magjik seç të kujton një sallë të madhe teatri në Rusi që u pushtua nga ekstremistët çeçenë e që forcat speciale ruse për ti eliminuar përdorën gaz I cili I paralizoj e I vrau në vend pa më të voglin reagim.Kujtoni pamjet e frikshme ku qindra njerëz të pafajshëm dhe terroristët të gjithë të vrarë dukeshin sikur flinin.Kur kjo ndodh për qindra persona për 4 vetë është si lodër kalamajsh.
Fatjon softa ka qene inxhinier ne Valias ,ska haber nga kto gjera o ju qe e quani ekspert sigurie.mos e botoni po deshet ju te Temes
Pse duhet ta paragjykojmê inxhinier sofkèn ! Po sikur ai té keté bleré ndonjé diplomê kristali nga ato té munikês sē liqe kafsharit tê skraparit !
Kam lexuar se :ne kohen e Zogut dmth para 1939 , 2 punonjes te ambasades amerikane duke udhetuar per ne veri te Shqiperise u vrane. Amerika ne ate kohe tha: me kete veprim Shqiperia ka bere 100 vjet mbrapa. Kush i vrau apo pagoi per t’i vrare amerikanet? Me ke shtet nuk shkojme dakort ne?!! Dhe Maqedonia
Turp per policine shqiptare kane 1 jave qe vine verdalle dhe merren vetem me fjalë!!
Njehere vdiqën ne sauna pastaj ne pishinë!!
Jo ndaluan ne Librazhd e pastaj hengren dreke ne Ohër!!
Pale ekspert Fatjoni qe përjashton asfiksinë se gjoja nuk duhet te kishin vdekur te gjithë menjëherë!
Eshte e kundërta e asaj qe thote eksperti i leshit ! Asfiksia nepermjet gazit I ve ne gjume ne mënyre të tille personat qe nuk mund te përmenden e te reagojnë dhe ata vdesin ne gjendje te pavetëdijshme!
Mjere ne per këta ekspertë qe kemi !!!
Z. Mero Baze di saktesisht kush jane ruset e vrare, pse jane vrare dhe nga kush. Po sdihet pse nuk po shkruan akoma artikullin bombë atomike.