Zbulohet rrjeti shqiptaro-italian: Pesë shqiptare, “peng” në prostitucion për një apartament

20 Tetor 2021, 19:40Kronika TEMA

Një rrjet i strukturuar kriminal shqiptaro-italian është shkatërruar në Bolonja, ku policia lokale ka arrestuar 11 persona, të cilët shfrytëzuan për prostitucion 5 vajza shqiptare. Në këtë rast tutorët vepronin me një skemë të mirëllogaritur.

Pesë vajzat, nga 20 deri në 30 vjeçe ishin në dijeni për çka do të bënin në Itali, por u ishte premtuar se do të ushtronin prostitucion për aq kohë sa të grumbullonin shumën e duhur për të blerë një apartament në Shqipëri. Sapo kjo shumë grumbullohej, gjithçka fillonte nga e para.

“Ishte e vështirë për to që të çliroheshin prej tyre. Ata i rrihnin vajzat, duke i detyruar të vazhdonin prostitucionin për llogari të tyre e madje në disa raste iu merrnin pasaportat. Kështu ato nuk ishin të lira për të lëvizur”.

Në total, gjatë operacionit që ka zgjatur një vit janë arrestuar 4 shqiptarë dhe 7 shtetas italianë. Dy prej shqiptarëve të moshave 44 dhe 49 vjeç, ishin arrestuar më parë në një rrjet tjetër prostitucioni në Torino e më pas kishin ndërruar emrat dhe mbiemrat në Shqipëri. Zyrtarët e policisë lokale të Bolonjës thanë se edhe italianët kishin rol të rëndësishëm në këtë grup kriminal.

“Përmes martesave të stimuluara dhekontratave të apartamenteve ata favorizonin prostitucionin. Duke kryer njëmartesë false ata u siguronin vajzave edhe lejë qëndrimin në Itali. Rolinkryesor e kishin shqiptarët, por edhe roli i italianëve ishte i rëndësishëm nëkëtë rrjet prostitucioni”.

Njëra nga vajzat kishte arritur të vinte në Shqipëri, për të filluar një jetë të re, por u gjet dhe u kërcënua nga tutorët, ndërsa njëri nga këta të fundit u arrestua në avion, kur po nisej për në Tiranë.

3 komente në “Zbulohet rrjeti shqiptaro-italian: Pesë shqiptare, “peng” në prostitucion për një apartament”

  1. po kto lajme kush i zbulon dhe i hudh ne Opinion shqiptare?
    cili eshte qellimi i lajmeve te tilla kriminale ?

    1. Tutoret edhe prostitutat ishin pellazge safi me poture turku bile says:

      e lale edhe per kete greku ta ka fajin
      e nxjerrin qe te mos bien ne kete kurth biba te tjera
      po ty te rrofte flamuri edhe qeleshja e malokut se aq te thith truri

  2. Mirel says:

    Mjaft me perralla se nuk i mer njeri me zor se na cate trapin ja do pidhi me bo ate pune i hoqen pasaportat thote te shkonte ne polici ti denonconte mjaft me kto prralla u besoshin ne vitet 90 2000; po ja tashti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje