Vdekja e mistershme e katër turistëve në Kavajë, ambasada ruse: Presim me padurim zbardhjen e ngjarjes

20 Tetor 2021, 14:56Kronika TEMA

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar për vdekjen e 4 e shtetasve 4 ditë më parë në një hotel në Qerret, Kavajë.  E kontaktuar nga “Top Channel” ambasada deklaroi se mezi pret zbardhjen e plotë të ngjarjes nga autoriteteve shqiptare për vdekjen misterioze të 4 turistëve.

“Ambasada tashmë ka bërë një reagim të dielën. Ambasada si institucion nuk është organi hetimor ose prokuroritë, në raste të tilla detyra jonë është të jemi pikë kontakti ndërmjet organeve hetimore të të dyja vendeve dhe të organizojmë çështje teknike(riatdhesimi i trupave). Jemi në kontakt me autoritetet shqiptare dhe mezi po presim  zbardhjen e rrethanave të kësaj tragjedive. vetëm kaq mund të themi”, sipas ambasadës.

Ndërkohë, Prokuroria e Kavajës ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë duke e regjistruar si “vrasje” edhe pse ende hetuesit nuk kanë dalë në një konkluzion përfundimtar.

Kujtojmë se familja ruse, prindërit me vajzën dhe të fejuarin e saj u gjetën pa jetë në pishinën dimërore të një hoteli në zonën turistike të Qerretit më 16 tetor.

2 komente në “Vdekja e mistershme e katër turistëve në Kavajë, ambasada ruse: Presim me padurim zbardhjen e ngjarjes”

  1. Shkreli-Drejtor i mbjelljes së qimeve says:

    Thuhet qe rusi 60 vjeçar ishte vëllai I Edvinit nga Kristaqi . Eshte I njohur fakti që Kristaqi kish nje djale me nje ruse kur ishte ne shkolle. Ne mediat sociale qarkullon nje artikull per vertesine e ketij fakti shoqeruar me emra data dhe dokumenta interesante. Mqs Mero di shumë per spermatozoidet e familjes Rama te na ndriçojë pak edhe per keto vrasje misterioze te vellait rus dhe familjes se tij te Edvinit. Flm Mero paraprakisht.

  2. / says:

    Mjere toka qe te mban edhe nje lypes eshte me i vlefshem se nje krijese e ndyre sic je ti, kjo hapesire interneti Redaksia Tema nuk duhet te pranoje nje kater thundraksh te paraqesi ndyresirat e kultures se tij ne internet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje