‘Ke zënë hyrjen e ministrit’, i riu në Tiranë dënohet se ishte ulur në shkallët e godinës

20 Tetor 2021, 21:50Kronika TEMA

Mbrëmjen e 4 qershorit të këtij viti 29-vjeçari Marsel Shehu kishte dalë për shëtitje bashkë me qenin e tij, pa e menduar se do të përfundonte në qeli.

Në orën 9 e 20 minuta, teksa qëndronte i ulur në një shkallë pranë Ministrisë së Brendshme, i riu është pikasur nga polici Abdulla Lika i cili i është afruar duke i kërkuar të largohet, pasi po qëndronte në shkallët e një objekti të rëndësisë së veçantë.

Sipas deklarimeve të policit, i riu që mbante edhe një çantë në shpinë ishte ulur pranë hyrjes së ministrit të Brendshëm. Sipas vendimit të gjykatës që disponon Euronews Albania, duke ndeshur refuzimin e të riut për t’u larguar, polici ka lajmëruar shefin e tij. 29-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe sipas pretendimit të policëve, i ka ofenduar dhe kërcënuar duke u bërë edhe foto.

Ndaj të riut Prokuroria ngriti akuzën e “mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Me gjykim të shkurtuar, në përfundim i riu u dënua me 20 ditë burg por ky dënim do të konvertohet me 60 orë pune me interes publik.

Gjykata e ka cilësuar të ligjshëm urdhrin e policisë për t’u larguar nga qëndrimi pranë hyrjes së ministrit të Brendshëm dhe çmon se ky dënim do t’i shërbejë edukimit të të pandehurit si dhe parandalimit të përgjithshëm të kësaj vepre penale në shoqëri.

5 komente në “‘Ke zënë hyrjen e ministrit’, i riu në Tiranë dënohet se ishte ulur në shkallët e godinës”

  1. ?????? says:

    Kjo eshte demokracia e qelbur qe ngriten palacet kriminelat e poshter keto 30 vjet nuk lane gje pa vjedhur edhe gjemb ne kembe sju hyri as nuk ju hyn sa te kemi keto gjyqtar te poshter..

  2. Nik says:

    Cfare ka ketu per t’u cuditur? Ne gjithe boten i njejti proces eshte, me policine dhe me ata qe te gatuajne ushqimin mos e kruaj.

  3. Vranakonti says:

    Pak e kane denuar 20 dite.Ai nuk kishte vend tjeter ku te ulej por vetem te shkallet e ministrise? Ai person ka dashur te tallet duke i provokuar policet. Mire ja kane bere qe e kane arrestuar dhe denuar. Ky person do jete ndonje rrgaç nga ata te Sali Berishes ose te Bashes qe shesin pordhe.

  4. Sokrati says:

    Ky qeni, desha me thene, ky i zoti qenit, kishte marre me vete qese, per te mbledhur e pastruar ate, qe leshon qeni per kenaqesine e tij dhe pakenaqesine e te tjereve, qe kalojna andej?! Ne Shqiperi po lulezon bajga e qenit… Me qente, qe dhjesin rrugeve, lulishteve, ne trotuare dhe ”pronari” rri indiferent – Shqiperia nuk ben perpara dhe Evropi ka te drejte te mos e pranoje ne ”sofer”, por do ta mbaje larg, tek dera, si qenin…
    Aspak te drejte nuk ka ky cuni ne pronesi te qenit! Ai dhe te tjere, qe sillen si ai, meritojne ndeshkimin.
    Falenderim per policin, qe beri denoncimin dhe per koleget, qe e ndaluan kondravajtesin.
    Nuk kuptoj publikimin e emrit te policit ne krye te detyres.

    1. Tetovari2 says:

      Përgjigja është e thjeshtë,emri i publikohet nga ana e gazetarit që nesër për hakmarje ta gjejë më lehtë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje